Më pak prodhim gruri në BE! Por, eksportet do të jenë në nivele rekord
Komisioni Europian uli parashikimin për prodhimin e grurit të Bashkimit Europian për sezonin 2022/23, por ruajti parashikimin për eksporte rekord pasi lufta ka ndërprerë furnizimin nga Ukraina.
Në vlerësimet mujore të ofertës dhe kërkesës për drithra, Komisioni uli perspektivën për prodhimin e grurit të zakonshëm, ose atij të butë, në sezonin korrik 2022 deri në qershor 2023 në 130.1 milionë ton, nga 131.3 milionë ton më parë. Parashikimi i ri, të cilin Komisioni ia atribuoi rishikimeve për Francën dhe Suedinë, ishte pothuajse i barabartë me prodhimin e vitit 2021/22 prej 130.0 milionë ton.
Pushtimi nga Rusia ka bllokuar eksportet masive të Ukrainës, duke çuar në çmime rekord të grurit dhe farave vajore. Komisioni mbajti parashikimin e tij për eksportet e grurit të butë të BE-së në 2022/23 në 40 milionë ton, që do të ishte një nivel më i lartë i të gjitha kohërave për bllokun. Pas një rishikimi në rritje të ofertës së pritshme këtë sezon, Komisioni rriti projeksionin e rezervave të grurit të butë të BE-së deri në fund të 2022/23.
Duke reflektuar gjithashtu ofertën e reduktuar nga Ukraina, Komisioni mbajti pritshmëritë për një rënie të madhe të importeve të misrit në 9 milionë ton, nga 14 milionë në periudhën 2021/2022.
Për importet e vajit të lulediellit, shumica e të cilave zakonisht vijnë nga Ukraina, Komisioni e rriti vlerësimin e tij për 2021/22 në 1.9 milionë, nga 1.5 milionë ton, por e shkurtoi parashikimin e tij për 2022/23.

Rritet rezerva e gazit në Gjermani! Me 25% më shumë për sezonin dimëror 2022/23
Rregullatori i energjisë në Gjermani ka kërkuar më shumë kapacitete për të qenë gati në dimrin e ardhshëm për të mbrojtur konsumatorët nga një rënie e mundshme......

Danimarka ndalon vaksinimin Covid-19! Autoriteti Shëndetësor: Virusi tani është nën kontroll. Mund të vaksinohen ata që dëshirojnë
Danimarka është bërë vendi i parë në botë që ka ndaluar programin e saj të vaksinimit kundër Covid, duke thënë se virusi tani është nën kontroll. "Pranvera ka......

Turizmi dhe IT, degët më të kërkuara nga bizneset. Ibrahimaj: Do ridimensionojmë arsimin profesional
Qeveria do të nisë një reformë për ridimensionimin e arsimit prrofesional në mënyrë që oferta e të rinjve të kualifikuar të jetë në përputhje me kërkesën, e......

Vaji vegjetal kthehet në mall luksi! 381 lekë/litër , rritet dhe orizi për konsumatorët
Pas një mungese prej një muaji, Bordi i Transparencës së Ushqimeve është mbledhur dhe ka ka vendosur çmimet tavan për 4 produte të shportës si vaji, orizi,......

Njoftimi/ Unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës në Sarandë hapet këtë sezon
Unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandë do të jetë gati këtë sezon turistik. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama. Segmenti i ndërtuar......

“Lufta e monedhave”/ Prilli, muaji i forcimit të dollarit amerikan por i dobësimit të euros. Analiza e shifrave
Monedha amerikane, dollari ka njohur rritje të fortë gjatë muajit prill. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan e nisi muajin......

Cilat janë 10 tregjet më të mëdha të aksioneve në botë?
Bursat luajnë një rol kryesor në ekonominë globale, kështu që madhësia ka rëndësi. Mund të keni dëgjuar patjetër për bursa të ndryshme të pranishme në mbarë......

Është "miliarderi më i ri i kriptove në botë" – Ja historia interesante e krijuesit të Ethereum
Vitalik Buterin ka qenë një emër i njohur në komunitetin e kriptove prej vitesh, por së fundmi ai sapo është bërë një emër i njohur. Ethereum, të cilin......