Vaji vegjetal kthehet në mall luksi! 381 lekë/litër , rritet dhe orizi për konsumatorët
Pas një mungese prej një muaji, Bordi i Transparencës së Ushqimeve është mbledhur dhe ka ka vendosur çmimet tavan për 4 produte të shportës si vaji, orizi, sheqeri dhe mielli. Nga çmimet e reja duket se vaji i lulediellit nuk njeh pik dhe ka pësuar një rritje prej 60 lekësh për litëtr krahasimisht me vendimin e fundit dhe po ashtu orizi kokërrgjatë është rritur me 5 lekë për kg, ndërsa çmimet për dy produktet e tjera, sheqerin dhe miellin janë ulur lehtë.
Kështu, sipas vendimit të Bordit të Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura, këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se: 109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg) ; 121 lekë/kg për sheqerin (1 kg); 381 lekë/litër për vajin e lulediellit ; 79 lekë/kg për miellin masiv.
Ky vendim dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë. Çmimet janë caktuar pas analizës së bërë për marxhet e fitimit, për secilin prej produkteve, ku marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4 lekë mbi çmimin e shitjes me shumicë, 4 lekë/kg sheqerin, 6 lekë për litër për vajin e vegjetal, dhe 4 lekë për kg për mellin. Në vendimin e datës 5 Prill, çmimet tavan të shitjes ishin 104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg) ;123 lekë/kg për sheqerin (1 kg); 321 lekë/litër për vajin e lulediellit ; 90.5 lekë/kg për miellin masiv.
Çmimet tavan nga 30 Prilli
109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
381 lekë/litër për vajin e lulediellit
79 lekë/kg për miellin masiv
Çmimet tavan nga 5 Prilli
104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
321 lekë/litër për vajin e lulediellit
90.5 lekë/kg për miellin masiv
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Njoftimi/ Unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës në Sarandë hapet këtë sezon
Unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandë do të jetë gati këtë sezon turistik. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama. Segmenti i ndërtuar......

“Lufta e monedhave”/ Prilli, muaji i forcimit të dollarit amerikan por i dobësimit të euros. Analiza e shifrave
Monedha amerikane, dollari ka njohur rritje të fortë gjatë muajit prill. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan e nisi muajin......

Cilat janë 10 tregjet më të mëdha të aksioneve në botë?
Bursat luajnë një rol kryesor në ekonominë globale, kështu që madhësia ka rëndësi. Mund të keni dëgjuar patjetër për bursa të ndryshme të pranishme në mbarë......

Është "miliarderi më i ri i kriptove në botë" – Ja historia interesante e krijuesit të Ethereum
Vitalik Buterin ka qenë një emër i njohur në komunitetin e kriptove prej vitesh, por së fundmi ai sapo është bërë një emër i njohur. Ethereum, të cilin......

20 sekretet që banka juaj nuk dëshiron që ju t'i dini!
Pavarësisht nëse jeni duke shpenzuar para ose duke i kursyer ato, bankat kanë shumë truke të fshehta të cilat i përdorin për t’ju ‘mjelë’ sa më shumë para që......

A e ka vrarë Covid përfundimisht biznesin e kartëvizitave?
Mat Stringer dikur shpërndante më shumë se 250 kartëvizita në vit. “Merrja 50 copë me vete kudo që shkoja. Është një mënyrë e mirë për t’ua kujtuar njerëzve......

Sa vjeç është uji më i vjetër në botë? Në Kanada bëhet zbulimi ‘marramendës’
Uji më i vjetër në botë është zbuluar nga studiuesit në Kanada. Një kërkim 17-vjeçar i minierës Kidd Creek Mine të Ontario zbuloi ujin që ishte bllokuar midis......

Leksion nga e kaluara/ Si një kokërr ulliri shpëtoi industrinë ajrore në vitet ’80!
Kur kompanitë ajrore amerikane në vitet ’80 po përballeshin me një krizë, presidenti i shoqatës së linjave ajrore amerikane Robert Crandall doli me një ide të......