Bota Postuar më 1 Maj 2022, 11:27

A e ka vrarë Covid përfundimisht biznesin e kartëvizitave?

Nga SCAN TV

Mat Stringer dikur shpërndante më shumë se 250 kartëvizita në vit. “Merrja 50 copë me vete kudo që shkoja. Është një mënyrë e mirë për t’ua kujtuar njerëzve atë që ti përfaqëson” shprehet menaxheri britanik. Më pas erdhi koronavirusi dhe në 18 muajt që pasuan Stringer nuk ka dhënë më asnjë kartëvizitë.

Para pandemisë, një shumë e madhe kartëvizitash printoheshin në mbarë botën. Një studim ka dalë në konkluzionin se çdo ditë printoheshin rreth 27 milionë të tilla.

Por Covid-19 na ka bërë nervozë për shpërndarjen e grimcave. Nga Covid, bizneset po eleminojnë letrën, për të shmangur mundësitë e infektimit. Shumë restorante e bare kanë krijuar QR code në vend të menuve klasike të kartonit, të cilat pa nevojën e kontaktit skanohen me celular.

E njëjta gjë po ndodh edhe me kartëvizitat, ku duket se teknologjia po mbush boshllëkun e krijuar nga mos-shpërndarja e letrave fizike.

SCAN

 

Sondazh

Poll
Bota 26 Qershor

A do ta pije qumështin e devesë?!

Do ta pije qumështin e devesë? Një numër gjithnjë e në rritje fermerësh devesh në Australi shpreson se se do ta bindesh. Lauren Brisdbane është pronare e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat