Bota Postuar më 26 Qershor 2022, 15:00

Vëzhgimi/Kush ka makinë të shtrenjtë respekton më pak këmbësorët! Sa më e kushtueshme makina, aq më e madhe ndjenja e superioritetit

Nga SCAN TV
Vëzhgimi/Kush ka makinë të shtrenjtë respekton më pak

Prirja për të ngadalësuar shpejtësinë e makinës rritet me rritjen e kostos së makinës së atij që e drejton. Ky është rezultati i një vrojtimi të kryer nga Universiteti i Nevadas, i publikuar në revistën e transportit dhe shëndetit.

Sipas vëzhgimit, ka rezultuar se probabiliteti zvogëlohet me 3 % për çdo 100 dollarë më shumë kosto makine. Kërkuesit u kanë kërkuar subjekteve të ndryshme që të kalojnë disa herë rrugën në vijat e bardha duke regjistruar reagimin e drejtuesve të makinave. Në përgjithësi, nga 461 makina të ekzaminuara, 28 % janë ndaluar duke i dhënë përparësi këmbësorit.

Makina ndalej më shpesh nëse personi që po kalonte rrugën ishte grua (31 % kundrejt 24 % kur ishin meshkuj). Ndërsa përqindja binte nëse bëhej fjalë për një person me ngjyrë. Megjithatë, vlera e makinës ka rezultuar si indikatori me efikas për të parashikuar sjelljen e drejtuesit të mjetit.

“Kush nget makinë të shtrenjtë ka një sens superioriteti kundrejt personave të tjerë në rrugë” konfirmojnë autorët e vëzhdimit. Ansa

SCAN

 

Bota 26 Qershor

A do ta pije qumështin e devesë?!

Do ta pije qumështin e devesë? Një numër gjithnjë e në rritje fermerësh devesh në Australi shpreson se se do ta bindesh. Lauren Brisdbane është pronare e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat