Europa Postuar më 1 Maj 2022, 11:35

Danimarka ndalon vaksinimin Covid-19! Autoriteti Shëndetësor: Virusi tani është nën kontroll. Mund të vaksinohen ata që dëshirojnë

Nga SCAN TV

Danimarka është bërë vendi i parë në botë që ka ndaluar programin e saj të vaksinimit kundër Covid, duke thënë se virusi tani është nën kontroll. "Pranvera ka mbërritur, mbulimi i vaksinave në popullatë është i lartë dhe epidemia është frenuar," deklaroi Autoriteti Shëndetësor Danez. Njerëzit nuk do të ftohen për të bërë vaksina nga 15 maji, megjithëse të gjithë do të mund të përfundojnë programin e tyre të vaksinimit.

Fushata e vaksinimit kundër Covid në Danimarkë filloi menjëherë pas Krishtlindjeve të vitit 2020. Rreth 4.8 milionë qytetarë janë vaksinuar, tha autoriteti shëndetësor, me më shumë se 3.6 milionë që morën një vaksinë përforcuese. Në të njëjtën kohë, shumë njerëz janë infektuar që kur varianti omicron u bë lloji dominues i virusit, që do të thotë se nivelet e imunitetit në mesin e popullatës janë të larta.

“Ne kemi një kontroll të mirë të epidemisë, e cila duket se po zbehet. Normat e pranimeve në spitale janë të qëndrueshme dhe presim që ato të bien së shpejti”, shtoi Autoriteti Shëndetësor. Gjithsesi, publiku mund të vaksinohet ende gjatë pranverës dhe verës nëse dëshiron dhe pikat e vaksinimit do të mbeten të hapura në të gjithë vendin.

Imunizimi u rekomandohet ende njerëzve për të cilët Covid paraqet një rrezik të shtuar, siç janë ata mbi moshën 40 vjeç dhe për gratë shtatzëna të pavaksinuara.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat