Rusia, anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit mund të pengojë çdo rezolutë! Zelenskyy: Ç ‘vlerë ka atëherë ky këshill?
Rusia si anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit mund të pengojë çdo rezolutë, që dënon ndërhyrjen e saj në Ukrainë. Ç ‘vlerë ka atëherë ky këshill, shtron pyetjen president ukrainas Zelenskyi.
Në fillim të prillit përpara Këshillit të Sigurimit në Nju Jork u shfaq një video nga lufta në Ukrainë. Videoja tregonte „imazhe të tmerrshme" të viktimave civile në Buça, një lagje në periferi të Kievit, u shpreh përfaqësuesja britanike në OKB, Barbara Woodward. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj në fjalimin e tij drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit bëri përgjegjëse Rusinë për „krime lufte".
Por megjithatë, pavarësisht se si janë akuzat, ato në këtë forum me influencë të OKB-së nuk kanë pasoja për Rusinë si një nga pesë anëtaret e përhershme dhe dhjetë anëtarët e tjerë jo të përhershëm. Arësyeja është, se Rusia si anëtare e përhershme ka të drejtë vetoje. Kjo do të thotë, nëse vetëm një ndër pesë anëtarët: SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca – vendos veton çdo vendim bllokohet. Këtë e bëri Rusia një ditë pas sulmit ndaj Ukrainës më 24 shkurt: Këshilli i Sigurimit hodhi një rezolutë në diskutim me synim që Rusia menjëherë të ndërpriste sulmin rus. Rusia e hodhi poshtë rezolutën me veton e saj.
Këshilli i Sigurimit mban „përgjegjësinë kryesore" për paqen botërore
Sipas nenit 24 të Kartës së OKB-së vendet anëtare të OKB-së – ndërkohë janë 193 – ia kanë kaluar këshillit „përgjegjësinë kryesore pë ruajtjen e paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombëtare". Por si qëndron puna kur njëri nga anëtarët e përhershëm nis vet një luftë sulmuese?
"Atëherë çfarë është siguria, për të cilën duhet të kujdeset ky këshill?", pyeti në mënyrë retorike presidenti ukrainas Zelenskyj këtë forum. Përfaqësuesit e këshillit duhet të kujdesen, që ta „largojnë Rusinë si agresore dhe shkaktare të luftës, në mënyrë që ajo të mos vazhdojë të bllokojë vendimet për agresionin e saj". Pa një reformë të thellë Këshilli i Sigurimit nuk ka vlerë dhe po ashtu edhe OKB-së mund t'i vihet „dryni".
Se sa pa efekt vepron Këshilli i Sigurimit në luftën e Ukrainës, këtë e pranoi javën e kaluar edhe vet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres. Gjatë vizitës në Kiev Guterres tha, se këshilli nuk ka bërë gjithçka është në kompetencat e tij për ta parandaluar luftën. "Ky është një burim zhgënjimi dhe indinjate të madhe", tha përfaqësuesi më i lartë i OKB-së, pa e përmendur Rusinë. Guterres kishte qenë më parë në Moskë, por sikurse edhe pritej ai nuk arriti asgjë për një paqe. Guterres qe i „shokuar", që gjatë vizitës së tij në Kiev goditën dy raketa.
Rusia nuk është më në Këshillin e të Drejtave të Njeriut – ashtu si përkohësisht nuk ka qenë edhe SHBA-ja
Ndërsa përjashtimi nga Këshilli i Sigurimit është praktikisht i pamundur, Rusia u përjashtua nga të tjera forume ndërkombëtare, ose edhe u tërhoq vet prej tyre: Ashtu si nga Këshilli i Europës, Rusia u përjashtua së fundi edhe nga anëtarësia në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Megjithatë nuk pati qendrim unik në radhët e anëtarëve: 93 anëtarë votuan pro, por 24 kundër, ndër to Algjeria, Bolivia, Kina, Kuba, Koreja e Veriut, Eritrea, Etiopia, Irani dhe Siria – vende, në të cilat Rusia ka influencë ose vende si Kina, që për arësye strategjike e tolerojnë Rusinë.
Por Këshilli i të Drejtave të Njeriut nuk i intereson shumë Kremlinit. "Nuk e vrasim mendjen shumë për këtë forum", i tha DW-së, ish-zëvendësministri i Jashtëm rus Andrej Fjodorov. "Për ne natyrisht Këshilli i Sigurimit është më i rëndësishmi, që të vazhdojmë të jemi të pranishëm dhe të shpalosim pikëpamjet tona", tha Fjodorov. Ai pranoi, se „ekziston rreziku i një izolimi të Rusisë."
Këshilli i sigurimit pasqyron botën e vitit 1945
"Këshilli i Sigurimit është i destinuar për të mos pasur efekt, nëse një vend me veto i shkel rregullat", mendon politologu Johannes Varwick nga Universiteti në Halle. "Unë konstatoj një paaftësi veprimi prej shumë vitesh të Këshillit të Sigurimit dhe humbjen e peshës së OKB-së." Por kjo nuk është gjë e re. Deri në fund të konfliktit Lindje-Perëndim më 1989/90 "ne kishim një situatë të ngjashme: veto ose kërcënime reciprokisht me veto që paralizonin njërën ose tjetrën palë".
Zelenskyj në një fjalim pasionant kërkoi një reformë të thellë. P.sh. „të gjitha rajonet e botës" duhet të jenë të „përfaqësuara drejt". Kërkesa e tij është po aq e vjetër sa edhe vet Këshilli i Sigurimit. Ndërsa dhjetë anëtarët me jo të përhershëm, nuk përzgjidhen sipas grupeve rajonale, anëtaret e përhershëm janë gjithmonë të njëjtët. Kjo e lidhur edhe me të drejtën e vetos, u jep atyre një influencë jo të mirë.
Përbërja e këtij rrethi të brendshëm pasqyron situatën gjeopolitike përpara 80 vjetësh: këtu janë mbledhur shtetet më të rëndësishme fituese të Luftës së Dytë Botërore. Asokohe shumë shtete të botës, p.sh. pothuajse e gjithë Afrika, ishin ende në varësi koloniale.
Të gjitha përpjekjet për reforma kanë dështuar
Vazhdimisht ka pasur përpjekje për ta reformuar Këshillin e Sigurimit. Ndër të tjerë vende si Brazili, India, Japonia dhe Gjermania më 2004 deklaruan se do ta mbështesin njeri-tjetrin për një vend të përhershëm. Edhe ideja, që Bashkimi Europian të ketë një vend të posaçëm shtrohet herë pas here. Një tjetër propozim është që të hiqet e drejta e vetos. Por deri tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
"Një reformë e Këshillit të Sigurimit është një sipërmarrje e pashpresë", beson Johannes Varwick. "Kjo vlen si për heqjen e së drejtës së vetos, ashtu edhe për rikompozimin e anëtarësisë, pra pranimin e vendeve të reja, qoftë me ose pa të drejtë vetoje. Thjesht nuk ka një formulë, me të cilën do të ishin dakord të pesë fuqitë me veto e pastaj të gjendjes një shumicë e dy të tretave në Asamblenë e Përgjithshme."
Sidoqoftë Varwick nuk e nënvleftëson tërësisht Këshillin e Sigurimit. „Vazhdimisht është arritur, për çështje kur interesat janë harmonizuar, që ky forum të luajë një rol: kjo do të ndodhë një ditë edhe në rastin e Ukrainës. Një opsion është edhe themelimi i „një aleance të demokracive", sikurse ka kërkuar vazhdimisht SHBA-ja. Një aleancë e tillë do të ishte një organizim tjetër përkundër OKB-së, por nëse kjo do të kishte sukses është e pasigurtë." Deutsche Welle
E . S / SCAN

Lindshmëria, Shqipëria në fund të Europës/ Vetëm 1.34 lindje për grua, mes 5 vendeve të fundit në kontinent!
Shqipëria ka regjistruar një shkallë të ulët të lindshmërisë gjatë vitit 2020 tregojnë të dhënat më të fundit nga “Agjencia Europiane e Statistikave”. Ky......

Mbi 40% e të punësuarve, “punë krahu”/ Industria përpunuese dhe ndërtimi kryesojnë tregun në Shqipëri!
Thuajse një në pesë të punësuar në vendin tonë punon në industrinë përpunuese. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon kështu se 19% e të punësuarve......

Rastet e sëmundjes së pashpjegueshme të hepatitit tek fëmijët alarmojnë autoritetet shëndetësore të BE-së!
"Një zhvillim shëndetësor shqetësues." Rastet e fundit të sëmundjes së pashpjegueshme të hepatitit tek fëmijët alarmojnë autoritetet shëndetësore të BE. Pas......

Valutat kryesore forcohen ndjeshëm përballë monedhës vendase!
Ky muaj dhe kjo javë ka nisur përgjithësisht pozitivisht për valutat kryesore përballë monedhës vendase. Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës......

BE akuzon sërish Apple – kompania mund të përballet me një gjobë deri në 36.6 miliardë dollarë
Apple përballet me një gjobë të mundshme të rëndë dhe mund t'i duhet të hapë sistemin e saj të pagesave celulare për konkurrentët pasi rregullatorët antitrust......

Nga SHBA-ja në Europë - Gripi i shpendëve i vendos pulat në izolim për shkak të shpërthimeve vdekjeprurës
Pulat që normalisht kanë akses në natyrë nuk mund të ‘bredhin’ më aq lirshëm ose të ndjejnë diellin në sqepin e tyre sa disa fermerë amerikanë dhe evropianë......

'Absurde, deluzive dhe e rrezikshme' - Izraeli kritikon komentet e Ministrit të Jashtëm rus për nazizmin dhe Ukrainën
Izraeli sulmoi ministrin e Jashtëm rus për komentet e tij "të pafalshme" për nazizmin, Hitlerin dhe luftën në Ukrainë. Duke folur në një kanal italian......

Ditët më të nxehta dhe më të ftohta në histori – Ja vendet që kanë kapur shifra rekord
Çdo vit, luhatjet e motit bëhen më të vështira për t'u parashikuar: nuk e dini kurrë se kur do të vijë vapa dhe kur do t'i lërë rradhë papritur të......