Europa Postuar më 3 Maj 2022, 09:51

Rastet e sëmundjes së pashpjegueshme të hepatitit tek fëmijët alarmojnë autoritetet shëndetësore të BE-së!

Nga SCAN TV

"Një zhvillim shëndetësor shqetësues." Rastet e fundit të sëmundjes së pashpjegueshme të hepatitit tek fëmijët alarmojnë autoritetet shëndetësore të BE.

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Si pasojë e arsyes së panjohur të sëmundjes bëhet fjalë për "një zhvillim shëndetësor shqetësues", thuhet nga ECDC. Deri të enjten ishin regjistruar 191 raste të tilla, më shumë se 100 prej tyre në Britaninë e Madhe.

Instituti Robert Koch në Gjermani kishte raportuar të martën për rastin e parë në Gjermani. Sipas autoritetit shëndetësor të BE, rreziku për fëmijët në Europë "nuk mund të vlerësohet me saktësi". Por për shkak se sëmundjet e Hepatitit në shumë raste çojnë në kolapsin e mëlçisë dhe kërkojnë transplantim mëlçie, rreziku për të vegjlit konsiderohet "i lartë".

Më shumë të prekur janë fëmijët nën 10 vjeç, rastet më të shpeshta janë konstatuar tek fëmijët nën 5 vjeç. Shumica e këtyre fëmijëve kanë pasur shëndet të mirë më parë. Tek simptomat e para shihen dhimbje barku, diarre, të vjella dhe verdhëza.

Hepatiti është sëmundje e mëlçisë, që shfaqet shumë rrallë tek fëmijët e shëndetshëm. Ekspertët e përjashtojnë një lidhje me vaksinën e Coronës, sepse shumica e fëmijëve të prekur nuk kanë qenë të vaksinuar. Sipas ECDC si "tezë pune" konsiderohet një lidhje e mundshme me adenoviruset, që janë viruse mjaft të përhapur të gripit dhe që në raste normale shkaktojnë vetëm ecuri të lehtë të sëmundjes. DW

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat