Shqipëria Postuar më 3 Maj 2022, 09:56

Mbi 40% e të punësuarve, “punë krahu”/ Industria përpunuese dhe ndërtimi kryesojnë tregun në Shqipëri!

Nga SCAN TV

Thuajse një në pesë të punësuar në vendin tonë punon në industrinë përpunuese. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon kështu se 19% e të punësuarve në Shqipëri janë të përqendruar në industrinë përpunuese, e cila zë edhe peshën kryesore sa i përket punësimit. Kjo industri përfaqësohet kryesisht nga ajo fasone. Ndërkohë, 12% e të punësuarve në vend janë në sektorin e ndërtimit, që zë vendin e tretë, pas shërbimeve administrative me 13%. Ndjek arsimi me 10%, tregtia me 8% dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 7%. Në sektorin e shëndetësisë janë të përqendruar 6% e punonjësve dhe në atë të bujqësisë, vetëm 5%, pavarësisht se bëhet fjalë për shtyllën kryesore të ekonomisë së vendit. Sektorë si ai i aktiviteteve financiare apo të komunikimit përfaqësojnë jo më shumë se 3% të të punësuarve në vendin tonë në total.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat