Rritet numri i të punësuarve - Fshihen “gjurmët” e pandemisë, tregu i punës me ecuri pozitive
Tregu i punës i ka lënë pas gjurmët e pandemisë covid 19 dhe ka njohur një rritje graduale nga viti në vit. Godijen më të madhe punësimi e mori në vitin 2019, ku për shkak të mbylljes totale të ekonomisë, shumë punonjës humbën vendet e punës duke rritur normën e papunësisë në shkallë vendi. Pavarësisht faktit se u trajtuan për 3 muaj me pagën e luftës, sërish tregu i punës në 2019 ishte në ditët më të vështira. Tashmë të dhënat tregojnë një situatë ndryshe.
Referuar statistikave më të fundit të Ministrisë së Financave, numri i vendeve të punës është rritur nga 679.401 në Mars të 2019 në 709.557 në Mars të 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, punësimi rezulton në rritje me afro 13 mijë vende pune më shumë ose 2 % më shumë. Ndikim të rëndësishëm kanë dhënë programet mbështetëse të aplikuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive përmes subvencioneve të pagave dhe sigurimeve për bizneset që punësonin individë të papunë, por dhe një program i posaçëm që trajtonte pikërisht të papunët e dalë nga pandemia.
Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe u rrit ndjeshëm dhe numri i të vetëpunësuarve. Duke u bazuar tek të dhënave administrative të punësimit që gjenerohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Financave parashikojmë që për vitin 2022 të arrihet një reduktim i normës së papunësisë dhe në nivelin 11.3 %. Viti 2021 u mbyll me shkallë papunësie në nivelin 11.4 për qind.
Tregu i punës
Mars 2019 679.401 vende pune
Mars 2020 681.726 vende pune
Mars 2021 696.578 vende pune
Mars 2022 709.557 vende pune
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Tenderi 10.5 milion euro i OSHEE ankimohet në KPP - Matësit inteligjentë / Shkak, ankesa e një kompanie. Opozita ka akuzuar për paligjshmëri
Tenderi me vlerë 10.5 mln euro, për sistemin e matjes inteligjente, i hapur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është pezulluar. Shkak është......

Leje e re qarkullimi për mjetet - DPSHTRR: Unifikon 3 dokumente dhe ul kostot. S’ka nevojë as për patentë ndërkombëtare
Duke nisur nga data 6 qershor, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të nisë pajisjen me lejen e re të qarkullimit. Sipas këstij......

2023, Serbia parashikon rritje ekonomike 3,5% - Në dy vitet e pandemisë ekonomia u zgjerua me 6,4%
Qeveria serbe ka miratuar një strategji fiskale të vitit 2023, duke përfshirë projeksionet për vitet 2024 dhe 2025, sipas të cilave Serbia do të ketë rritje......

Kosova me deficit tregtar 3,9 miliard euro - U regjistruan 755,7 milionë euro eksporte dhe 4,6 miliardë euro importe
Tregtia e mallrave të Kosovës në vitin 2021 regjistroi një deficit tregtar në vlerë prej 3,9 miliardë euro, ose 39.2% krahasuar me vitin 2020. Totali i......

Rriten eksportet në Gjermani - Sektori po rimëkëmbet nga pasojat e luftës në Ukrainë
Eksportet gjermane u rritën më shumë se parashikimet e bëra në muajin prill, pasi ekonomia më e madhe e Europës u mbështet në tregtinë me Shtetet e Bashkuara......

Eksporti i grurit nga Rusia - Moska parashikon rritje rekord në periudhën 2022-2023
Sovecon, një nga konsulentët kryesorë të bujqësisë në Moskë, deklaroi se ka rritur parashikimet e saj për eksportet e grurit të Rusisë në sezonin e ri......

“Ndihmojmë Europën për pavarësinë energjetike” - Kryeministri grek: Vendi ynë nuk varet nga të tjerë për energji elektrike
Kryeministri i Greqisë Micotaqis, në një intervistë eksluzive për agjencinë e lajmeve Reuters në ishullin e Astipalea, u shpreh se Greqia, një pikë hyrëse për......

Ulet çmimi i gazit në Gjermani - Rregullatori energjisë ul tarifat e furnizimit me LNG
Gjermania do të ulë cmimet e furnizimit për pompimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në tubacionet e saj nga terminalet e reja lundruese LNG vitin e......