Bota Postuar më 17 Maj 2022, 14:33

Rritet çmimi i naftës në bursa - BE, ende në përpjekje për të ndaluar importin nga Rusia

Nga SCAN TV

Çmimi i naftës ka arritur pikën më të lartë, si pasojë dhe nxitja e vazhdueshme e Bashkimit Europian për të ndaluar importin nga Rusia e që do shkaktonte reduktim të ofertës. Por investitorët nga ana tjetër janë përqendruar në rritjen e kërkesës duke përfituar nga lehtësimi i masave në Kinë kundër përhapjes së Covid.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian dështuan të bindnin Hungarinë për të hequr veton e saj në propozimin për ndalimin e naftës ruse. Por disa diplomatë thanë për Reuters se pritet që deri në 31 maj do të ketë një marrëveshje për ndalimin gradual të naftës ruse.

Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit deri në 115.14 dollarë, pika më e lartë që nga 28 marsi. Çmimi i naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u ul me  CLc1 ra me 26 cent, ose 0.2%, në 113.94 dollarë.

Çmimet e naftës kanë mbetur pranë niveleve më të larta disa javore, të mbështetur nga rritja e çmimeve të benzinës dhe distilimit në SHBA, dhe frika rreth një ndalimi të BE-së për importet e naftës ruse.

Nafta e papërpunuar ka shënuar rritje të çmimit gjatë vitit 2022, me Brent që arriti në 139 dollarë, pika më e lartë që nga viti 2008, në fillim të marsit, pasi pushtimi rus i Ukrainës shtoi shqetësimet rreth furnizimit.

Në rritjen e çmimit të naftës kanë ndikuar dhe tensioni gjeopolitik në rritje mes BE-së dhe Rusisë në një kohë që Suedia dhe Finlanda kërkojnë të anëtarësohen në NATO.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...