Shqipëria Postuar më 7 Maj 2024, 12:44

Projekt-rezolutë për 'Shqipërinë e 2030', Rama: Të krijojmë një hapësirë jashtë territorit të luftës politike

Nga SCAN TV
Projekt-rezolutë për 'Shqipërinë e 2030', Rama:

Kryeministri Edi Rama  ka propozuar një rezolutë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i bërë apel për bashkëpunim të gjtihë aktorëve politikë dhe jopolitikë në vend.

“Sot jemi gati për një projekt-rezolutë, për një përpjekje gjithëpërfshirëse ku nuk do të përjashtohen opozitat politike në Kuvend dhe jashtë saj. Thirrja ime sot për të gjithë është shumë e thjeshtë. Ne nuk ju ndryshojmë ju, ndaj luftën politike vazhdojeni si ta mendoni ju me të gjithë arsenalin e mirënjohur prej vitesh.

Por të krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte në një zonë të ndaluar për sherre, një vend pune të përbashkët me aleatët tanë strategjikë, Bashkimin Europian dhe SHBA, me ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare, grupet e interesit, shoqërinë civile për të adresuar procesin e mëtejshëm të shtetbërjes europiane të Shqipërisë, duke analizuar të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re dhe të identifikojmë masat që duhet të marrim.

Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm dhe nëse me gjithë mend do të vini në pushtet duhet të jeni të parët që të jeni të interesuar sepse bota do të vazhdojë të rrotullohet edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Konsiderojeni këtë iniciativë tonë si mundësi tuajën për të filluar të mendoni se çfarë do të bëni për rrugëtimin drejt BE. Kjo iniciativë kërkon një punë të madhe, dhe na duhet për Shqipërinë e 2030” deklaroi më tej, kryeministri.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat