Bakri, ari i kuq i digjitalizimit - Çmimet kanë prekur “majat” dhe do të vijojnë rritjen

Për një kohë të gjatë, çmimi i bakrit nuk është luhatur shumë në tregje dhe nuk luajti një rol të madh për investitorët. Por, kjo ecuri duket se po ndryshon. Metali i kuq ka arritur vlerën prej 10.000 dollarë për ton që nga prilli. Deri atëherë, kishte pasur një korelacion të besueshëm midis rritjes ekonomike globale dhe kërkesës për bakër. Por tani kërkesa po rritet ndjeshëm pavarësisht të dhënave të dobëta të rritjes globale.
Çmimi i lëndës së parë të rëndësishme në bursën e metaleve të Londrës u rrit deri në 1.7%, në 10.033 dollarë për ton më 1 maj. Kjo e bëri atë më të shtrenjtë se sa ka qenë që nga prilli 2022.
Për shkak të vetive të tij fizike, veçanërisht përçueshmërisë së tij elektrike, bakri është lënda e parë më e rëndësishme për tranzicionin energjetik. Nëse vërtet duam të largohemi nga lëndët djegëse fosile, do të na duhet përafërsisht e njëjta sasi bakri në tre dekadat e ardhshme. Sipas analistëve të tregjeve, dekarbonizimi i ekonomisë ishte arsyeja kryesore për rritjen e çmimeve. Bakri përdoret pothuajse në çdo industri dhe për këtë arsye konsiderohet një tregues ekonomik.
Kërkesa e madhe po rrit edhe çmimet. Analistët shprehen se gjatë 10 viteve të fundit nuk janë kryer investime në miniera. Duke përdorur të dhënat e mbledhura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, mund të vlerësohet se cila do të jetë kërkesa vjetore për bakër deri në vitin 2050. Më pas mund të llogaritet se sa duhet të investohen në miniera të reja, të paktën 127 miliardë dollarë në vit. Që nga viti 2012, deri në 2023-shin u investuan vetëm 104 miliardë dollar.
Sipas analistëve, edhe nëse çmimi i bakrit vazhdon të rritet, prodhimi nuk mund të rritet me të njëjtën shpejtësi, sepse duhen deri në 15 vjet nga nxjerrjet e para deri në prodhim, ndërkohë, që minierat e reja duhet të projektohen që të jenë më të mëdha. Por, në këtë pikë ka rezistencë nga ambientalistët, pasi nxjerrja e bakrit ndot mjedisin.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Prodhuesi i makinave luksoze Aston Martin zbulon "projektin e tij të parë ultra-luksoz të pasurive të paluajtshme!
Fundjavën e kaluar, Miami priti eventin e madh vjetor të Formula 1. Qyteti i Floridës, i cili zhvilloi garën e tij të parë në vitin 2022, tashmë është bërë një......

A do ta shisnit shtëpinë tuaj për kriptomonedha?
Europa është tregu më i nxehtë për shkëmbimin e pronave me kriptomonedha, sipas themeluesve të kriptomonedhës Unicoin të mbështetur nga asetet. Një pjesë e......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm valutat krytesore
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme këtë javë teksa ka humbur pikë edhe këtë mëngjes duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 93.9......

Sllovenia kalon Italinë për fuqinë blerëse - I afrohet më shumë Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës
Një nga ish-republikat jugosllave ka lënë pas Italinë për sa i përket fuqisë blerëse. Sipas parashikimeve të FMN-së, deri në vitin 2029 Sllovenia do të kalojë......

Oferta e lartë, kërkesa në minimum - Pse qeveria kineze vazhdon të subvencionojë industrinë e automjeteve
Në të gjithë Kinën, prodhuesit e automjeteve kanë aktualisht kapacitetin e prodhimit për të ndërtuar rreth 40 milionë automjete në vit, por konsumatorët në......

A e shpëtoi Ukraina deficitin tregtar të BE-së? - Hyrja e prodhuesve kinezë në tregun europian, jetëshkurtër. Por, e shpejtë!
Bilanci tregtar i Bashkimit Europian me pjesën tjetër të botës u rimëkëmb ndjeshëm në vitin 2023, duke u rikthyer në territor pozitiv, pas dy viteve të......

Sa kohë i duhet një hakeri për të thyer një fjalëkalim në vitin 2024?
Përditësimi i fjalëkalimit tuaj që të jetë më i gjatë dhe të përmbajë një përzierje shkronjash, numrash dhe simbolesh mund të rrisë kohën që i duhet një hakeri......

Sa karburant konsumojnë shqiptarët? - Rritet importi me 9.200 ton. Ecuri pozitive edhe për birrën e cigaren
Qytetarët shqiptarë nuk ngurojnë të përdorin automjetet e tyre për të lëvizur, qoftë për të shkuar në punë, por edhe për të shijuar fundjavat, e favorizuara......