Gjermania ka një problem: Në 2035 vendit do i mungojnë 7 milionë punëtorë të kualifikuar!
Gjermania po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, veçanërisht në sektoret që kërkojnë kualifikim të lartë, dhe vitin e kaluar kishte rreth 570 mijë vende pune të paplotësuara në vend. Ministri i Punës tha se është i shqetësuar se deri në vitin 2035 Gjermanisë do t'i mungojnë deri në shtatë milionë punëtorë të të gjitha kualifikimeve.
11.5 milionë njerëz me prejardhje emigrante punojnë në Gjermani, pothuajse gjysma e të cilëve kanë edhe pasaportë gjermane. Përveç kësaj, gjysmë milionë persona emigrantë janë në arsim.
Të dhënat e Agjencisë Federale të Punësimit tregojnë se në ndërtim dhe në fushën e higjienës dhe pastërtisë, rreth 30 % e punonjësve kanë pasaporta të huaja. Në shumë profesione akademike, pjesa e punëtorëve të huaj është tashmë shumë e lartë dhe rreth 14 % e mjekëve nuk kanë nënshtetësi gjermane.
Ekspertët e tregut të punës këmbëngulin se Gjermania ka nevojë për emigrantë. Madje edhe ardhja e njerëzve me aftësi të ulëta mund të jetë me përfitim ekonomik. Individualisht, emigrantë të tillë janë përfitues neto të përfitimeve qeveritare, sepse ata fitojnë një pension të mjaftueshëm dhe në pleqëri varen nga përfitimet sociale, por puna e tyre është e rëndësishme për suksesin e kompanive gjermane.
Studimet tregojnë se eksportet në vendet e origjinës së emigrantëve rriten, si dhe transferimi i njohurive dhe inovacioni gjithashtu shkojnë paralelisht me emigrimin. Sipas një studimi të Institutit Ekonomik, 13% e të gjitha patentave në Gjermani janë paraqitur nga shpikës me origjinë të huaj. Në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, të huajt përbëjnë 23% të të punësuarve. Studimet shkencore tregojnë se migrantët mesatarisht fitojnë më pak se gjermanët dhe kanë një rrezik më të lartë për të qenë të papunë përkohësisht dhe, si rezultat, kanë mesatarisht më pak pensione.
Sipas një studimi të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, më shumë se 35% e emigrantëve në vitin 2020 ishin me aftësi të ulëta, ndërsa përqindja e njerëzve me aftësi të larta ishte më pak se 30%, pra nën mesataren e BE-së.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Bakri, ari i kuq i digjitalizimit - Çmimet kanë prekur “majat” dhe do të vijojnë rritjen
Për një kohë të gjatë, çmimi i bakrit nuk është luhatur shumë në tregje dhe nuk luajti një rol të madh për investitorët. Por, kjo ecuri duket se po ndryshon.......

Prodhuesi i makinave luksoze Aston Martin zbulon "projektin e tij të parë ultra-luksoz të pasurive të paluajtshme!
Fundjavën e kaluar, Miami priti eventin e madh vjetor të Formula 1. Qyteti i Floridës, i cili zhvilloi garën e tij të parë në vitin 2022, tashmë është bërë një......

A do ta shisnit shtëpinë tuaj për kriptomonedha?
Europa është tregu më i nxehtë për shkëmbimin e pronave me kriptomonedha, sipas themeluesve të kriptomonedhës Unicoin të mbështetur nga asetet. Një pjesë e......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm valutat krytesore
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme këtë javë teksa ka humbur pikë edhe këtë mëngjes duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 93.9......

Sllovenia kalon Italinë për fuqinë blerëse - I afrohet më shumë Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës
Një nga ish-republikat jugosllave ka lënë pas Italinë për sa i përket fuqisë blerëse. Sipas parashikimeve të FMN-së, deri në vitin 2029 Sllovenia do të kalojë......

Oferta e lartë, kërkesa në minimum - Pse qeveria kineze vazhdon të subvencionojë industrinë e automjeteve
Në të gjithë Kinën, prodhuesit e automjeteve kanë aktualisht kapacitetin e prodhimit për të ndërtuar rreth 40 milionë automjete në vit, por konsumatorët në......

A e shpëtoi Ukraina deficitin tregtar të BE-së? - Hyrja e prodhuesve kinezë në tregun europian, jetëshkurtër. Por, e shpejtë!
Bilanci tregtar i Bashkimit Europian me pjesën tjetër të botës u rimëkëmb ndjeshëm në vitin 2023, duke u rikthyer në territor pozitiv, pas dy viteve të......

Sa kohë i duhet një hakeri për të thyer një fjalëkalim në vitin 2024?
Përditësimi i fjalëkalimit tuaj që të jetë më i gjatë dhe të përmbajë një përzierje shkronjash, numrash dhe simbolesh mund të rrisë kohën që i duhet një hakeri......