Mashtrimet përmes kriptovalutave - Shtetasit amerikanë humbën 5.6 mld dollarë në vitin 2023

Kristi Ceta/SCAN
Shtetasit amerikanë humbën më shumë se 5.6 miliardë dollarë vitin e kaluar përmes skemave të mashtrimit që përfshinin kriptovalutat, tha FBI në një raport që tregon një rritje prej 45% të humbjeve në krahasim me 2022.
FBI grumbulloi rreth 70,000 ankesa në vitin 2023 nga viktimat e mashtrimit financiar që përfshinte bitcoin, eter dhe kriptovaluta të tjera. Skema më e shfrenuar ishte mashtrimi për investime, që përbënte 3.96 miliardë dollarë të humbjeve.
“Natyra e decentralizuar e kriptomonedhës, shpejtësia e transaksioneve të pakthyeshme dhe aftësia për të transferuar vlera në mbarë botën e bëjnë kriptomonedhën një mjet tërheqës për kriminelët, ndërkohë që krijon sfida për të rikuperuar fondet e vjedhura”, specifikojnë raportet e FBI-së.
Mashtruesit shpesh kontaktojnë përmes aplikacioneve të takimeve ose mediave sociale për të krijuar besim gjatë disa javësh ose muajsh përpara se të sugjerojnë investimin në kriptomonedhë, thonë burimet brenda FBI-së. Pasi ndërtohet marrëdhënia, ata i bindin objektivat që të përdorin faqe interneti ose aplikacione të rreme për të investuar paratë e tyre, ndonjëherë edhe duke i lejuar viktimat të tërheqin shuma të vogla parash në fillim për ta bërë atë të duket legjitime.
Në disa raste, personat më pas janë në shënjestër të bizneseve false duke pretenduar se do ta ndihmojnë viktimën të rikuperojë kriptomonedhat që humbi.
Zyrtarët thonë se amerikanët e të gjitha moshave mund të jenë objektiv i mashtrimeve të tilla dhe duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur u paraqiten mundësi investimi nga njerëz që nuk i kanë takuar kurrë në jetën reale.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

OpenAI, mbi 1 mln përdorues biznesi me pagesë - Drejtuesit po disktojnë rritjen e çmimeve për modelet e ardhshme
Kristi Ceta/SCAN OpenAI njoftoi se ka më shumë se 1 milion përdorues që paguajnë produktet e biznesit, ChatGPT Enterprise, Team dhe Edu. Shifra është......

Franca drejt uljes së çmimeve? - Rregullatori i energjisë rekomandon reduktimin e tyre me 10%
Kristi Ceta/SCAN Rregullatori francez i energjisë CRE rekomandoi që çmimet e energjisë të rregulluara nga shteti për banesat të vendosen të paktën 10%......

Gazi metan regjistron rritje “rekord” - Aktivitetet njerëzore përgjegjëse për 2/3 e emetimeve globale
Kristi Ceta/SCAN Emetimet globale të metanit po rriten në nivele rekord, të nxitura kryesisht nga aktiviteti njerëzor. Buxheti Global i Metanit 2024, i......

BE, 50% të energjisë nga burimet e rinovueshme - Importi i gazit rus është reduktuar në 18% gjatë këtij viti
Kristi Ceta/SCAN Në gjysmën e parë të vitit 2024, Bashkimi Evropian prodhoi gjysmën e sasisë totale të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme,......

AMF në takim me drejtues të lartë të Divizionit Ndërkombëtar të Bankave të Huaja në Itali!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali ku u takua me drejtues të lartë të grupit Intesa Sanpaolo dhe të Divizionit......

Miliarderi kryen ecjen e parë private në hapësirë qindra kilometra mbi Tokë
Edel Strazimiri / SCAN Një miliarder ka përfunduar ecjen e parë hapësinore në histori nga një civil të enjten, duke dalë nga kapsula e tij SpaceX......

BQE ul normat e interesit ndërsa inflacioni ngadalësohet!
Edel Strazimiri / SCAN Siç pritej, BQE uli normat e interesit të enjten pasdite gjatë takimit të shtatorit. Normat e reja të interesit janë vendosur në......

41 mln euro më shumë të fituara nga transporti - Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve u rrit me 14% në terma vjetorë
Ledina Elezi/SCAN Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve është rritur me 14% në terma vjetorë, duke e mbyllur tremujorin e dytë me një balancë prej 864......