Rajoni Postuar më 26 January 2024, 10:42

Mali i Zi ndalon importin e makinave mbi 15 vjet - Objektivi, rritja e sigurisë rrugore dhe mbrojtja e mjedisit

Nga SCAN TV
Mali i Zi ndalon importin e makinave mbi 15 vjet - Objektivi, rritja e

Automjetet të cilat janë më të vjetra se 15 vjet nuk do të importohen më në Malin e Zi. Gjatë këtij viti Ministria e Transportit dhe Detit të Malit të Zi do të kërkojë ndryshime në rregullore në mënyrë që standardi i ri minimal për importe të jetë “Euro 5”. Gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, Bashkimi Europian prezantoi standardet "Euro", të cilat paraqesin kufizime ligjore për emetimin e gazrave të dëmshëm nga automjetet

Rregullorja e re ndalon importin e makinave të standardit “Euro 4”. Sipas autoriteteve ky vendim synon rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Aktualisht, automjetet e importuara të standardit “Euro 4”, të cilat janë kryesisht mbi 15 vjeç, janë identifikuar si të dëmshme si për sigurinë rrugore ashtu edhe për mjedisin. Sipas rregullores së re, importi i automjeteve më të vjetra se 2009 do të jetë më i godituri. Kjo korrespondon me vitin kur standardi “Euro 5” hyri në fuqi në BE.

Në Mal të Zi, importet e automjeteve të reja duhet të jenë në përputhje me standardin “Euro 6”, ndërsa automjetet e përdorura aktualisht lejohen sipas standardit “Euro 4”.

Ndalimi nuk do të ndikojë në përdorimin e automjeteve “Euro 4” tashmë të importuara, me kusht që ato të plotësojnë kriteret e regjistrimit.

Kalimi në standardin “Euro 5” nënkupton një hap të rëndësishëm mjedisor, duke reduktuar emetimin e lejuar të monoksidit të karbonit nga 1.14 gram në 1 gram për kilometër. Ky ndryshim është në përputhje me përpjekjet e vazhdueshme të Malit të Zi për të frenuar ndotjen e ajrit, duke pasur parasysh se sipas standardit ‘Euro 1’, automjetet mund të lëshojnë deri në 13 gramë monoksid karboni, një ndotës kryesor i ajrit.

Dorina Kurtaj /SCAN

Shqipëria 26 January

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan blihet këtë të premte me 95.3 lekë dhe shitet me 96.3 lekë sipas kursit të  këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 103. 5lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat