Shqipëria Postuar më 12 Maj 2025, 09:32

Rezultati i zgjedhjeve nga 2049 qendra: PS kryeson me 52.48 % të votave dhe PD 34.41%

Nga SCAN TV

Rezultati i zgjedhjeve nga 2049 qendra: PS kryeson me 52.48 % të votave dhe

Rezultati i votimit nga 2049 qendra: PS me 52.48 % të votave dhe PD 34.41%

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin ku janë numëruar 2049 qendra votimi nga 5225 në total.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave deri në orën 12:00 kryeson Partia Socialiste me 278 741 vota ose 52.48 % të tyre, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 182 742 vota ose 34.41%.

Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Partia Social-Demokrate me 21 259 vota ose 4 %.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 17 637 ose 3.32%.

Partia “Mundësia” ka marrë 13 941 vota ose 2.62 %.

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 6793 vota ose 1.28%.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 6056 vota ose 1.28 %.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1915 vota ose 0.36%.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 982 vota ose 0.18%.

Lëvizja Atdheu ka marrë 700 vota ose 0.13%.

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 370 vota ose 0.07%.

Rezultati i votave nga 1606 qendra: PS me 52.87 % dhe PD 34.25%!

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin ku janë numëruar 1606 qendra votimi nga 5225 në total.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave deri në orën 08:50 kryeson Partia Socialiste me 214 264 vota ose 52.87 % të tyre, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 138 806 vota ose 34.25%.

Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Partia Social-Demokrate me 15 013 vota ose 3.7%.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 13 959 ose 3.44%.

Partia “Mundësia” ka marrë 10 636 vota ose 2.62 %.

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 5060 vota ose 1.25%.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 4514 vota ose 1.11 %.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1427 vota ose 0.35%.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 657 vota ose 0.19%.

Lëvizja Atdheu ka marrë 511 vota ose 0.13%.

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 294 vota ose 0.07%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat