Shqipëria Postuar më 16 Shkurt 2026, 15:35

Kryeministri Edi Rama në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Albin Kurti

Nga SCAN TV

Kryeministri Edi Rama në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të dy vendeve, Rama dhe Kurti vijuan takimin me dyer të mbyllura për mediet.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryeministri Rama u prit fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.

Po ashtu ai mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, kushtuar gjykimit në Hagë të ish-udhëheqësve së UÇK-së.

Në vijim të vizitës së tij në Kosovë, Rama do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat