Rritje e moderuar e bizneseve në fund të 2025-ës/ Shqipëria, me performancë mbi mesataren në Evropë. Irlanda, me rënien më të fortë
Agjencia Europiane e Statistikave ka publikuar disa të dhëna mbi regjistrimet e bizneseve të reja në Bashkimin Europian. Në tremujorin e katërt të vitit 2025, regjistrimet e bizneseve në Europë u rritën me 0.5% krahasuar me tremujorin e tretë të po atij viti. Nëse shohim statistikat vërejmë se në krahasim me periudhat para rritja është zbutur.Në të njëjtën periudhë, edhe numri i deklaratave të falimentimit shënoi rritje me 2.5%.
Po si paraqitet Shqipëria në këto statistika? Sipas të dhënave, vendi ka regjistruar një rritje prej 1.4% të bizneseve të reja në tremujorin e katërt, duke tejkaluar mesataren europiane. Në rajon, Maqedonia e Veriut paraqitet me rritjen më të lartë në Europë, me 91.4% më shumë regjistrime të reja, ndërsa situata është e kundërt në Mal të Zi, ku regjistrimet kanë rënë me 14.4%.
Pas Maqedonisë së Veriut, rritjen më të lartë në Europë e mban Spanja me 7.6% më shumë regjistrime biznesesh. Të njëjtën prirje pozitive ndjekin edhe Rumania dhe Danimarka. Në anën tjetër, Irlanda ka shënuar rënien më të madhe, me një ulje prej rreth 32.2%, ndërsa Portugalia dhe Luksemburgu gjithashtu raportojnë rënie të ndjeshme.
Sipas sektorëve të ekonomisë, në tremujorin e katërt të vitit 2025 regjistrimet e bizneseve u rritën në 5 nga 8 sektorët kryesorë. Sektori i informacionit dhe komunikimit shënoi rritjen më të madhe, me 6.4%, i ndjekur nga industria me 4.9% dhe shërbimet e akomodimit dhe ushqimit me 1.3%. Në të kundërt, rënie modeste u regjistruan në tregti (-0.3%), si dhe në ndërtim dhe transport (-0.1% secili).
Integrimi, duhen 6 mld euro për ujësjellës-kanalizimet/ Nevojat për investime, miratohet programi 50 mln euro. Ndërhyrje në disa zona
Arritja e objektivave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në sektorin e ujësjellës - kanalizime kërkon rreth 6 mld euro. Shifrat janë bërë publike nga......
Kryeministri Edi Rama, vizitë pune në Kosovë – Në vigjilje të ditës së shpalljes së pavarësisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur sot një vizitë pune në Kosovë. Takimin e parë kreu Rama e zhvilloi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.......
Sa të sigurta janë sistemet kritike të Shqipërisë? - AKSK: 20 incidente kibernetike më shumë në 2025. Qindra kredenciale të ekspozuara
Shqipëria është përballur me 51 incidente kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit gjatë vitit të kaluar. Bëhet fjalë për......
“Ekonomia e Kosovës, rritje 3,8% në 2026” - FMN e ul parashikimin. Rendit edhe rreziqet
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se pret që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.8% këtë vit, duke ulur parashikimin e bërë në tetor me 0.2 pikë......
Pse po zhvlerësohet euro? - Analiza/ Mbiçmimi i Lekut, nga turizmi dhe remitancat
Prej një kohe të gjatë tashmë, Leku vijon të jetë i fortë kundrejt monedhës europiane. Por cilat janë arsyet e mbiçmimit të tij dhe si është luhatur ndër......
7 subjekte nuk mund të pezullohen nga detyra me urdhër gjykate - Manja prezanton ndryshimin në Kodin Penal: Hetime mund të kryhen
Kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ka prezantuar nismën ligjore lidhur me ndryshimet në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale lidhur......
Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit
Vitet e fundit, shtëpia nuk shihet më vetëm si nevojë bazë, por si hapësirë ku investohet vazhdimisht. Në të kaluarën, shumë shtëpi shqiptare ishin të......
Albpetrol nxjerr 65 mijë ton naftë - Kompania shtetërore uli prodhimin me 5 mijë ton në 2025-ën
Rreth 65 mijë ton naftë u prodhua nga kompania publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol gjatë vitit 2025, duke shënuar rënie me rreth 5 mijë ton në raport me......


