Sa të sigurta janë sistemet kritike të Shqipërisë? - AKSK: 20 incidente kibernetike më shumë në 2025. Qindra kredenciale të ekspozuara

Shqipëria është përballur me 51 incidente kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit gjatë vitit të kaluar. Bëhet fjalë për sistemet e OSHEE, OST, KESH, bankave tregtare, spitaleve, ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore e jo shtetërore, të cilat në rast se përjetojnë një sulm kibernetik, sjellin dëme të mëdha për shoqërinë.
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) tregojnë se vendi ynë ka përjetuar 20 incidente kibernetike më shumë se në 2024.
Incidentet e tipit DDoS me qëllim ndërprerjen e shërbimeve publike kanë qenë më të shpeshtat, me 16 raste, siç ishte për shembull sulmi WIPER ndaj Bashkisë së Tiranës, i cili synonte fshirjen përfundimtare të të dhënave dhe dëmtimin e funksioneve digjitale.
Ndërkohë, janë evidentuar edhe 9 raste të kompromentimit të aplikacioneve. Sipas sektorëve, numri më i lartë i incidenteve është regjistruar në Infrastrukturën Digjitale (24 raste), e ndjekur nga Sektori Energjetik (6 raste) dhe Sektori i Telekomunikimit (5 raste).
Incidentet kibernetike mund të shoqërohen me rrjedhje ose jo të të dhënave. Në 2025 janë identifikuar 294 raste të rrjedhjes së të dhënave të kredencialeve login, të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.
Këto raste përfaqësojnë ekspozim të të dhënave autentifikuese (username dhe fjalëkalime), të cilat mund të shfrytëzohen për akses të paautorizuar në sisteme, platforma apo shërbime digjitale, duke rritur rrezikun për incidente kibernetike, komprometim të llogarive dhe ndërprerje të shërbimeve.
Për sa i takon rrjedhjes së të dhënave, infrastruktura digjitale, institucionet e pavarura, shëndetësia, telekomunikacioni dhe sigurimet, kanë qenë sektorët me më tepër incidente.
Menaxhimi i incidenteve gjatë vitit 2025 tregon se shumica e rasteve kanë pasur ndikim të ulët ose mesatar.
“Ekonomia e Kosovës, rritje 3,8% në 2026” - FMN e ul parashikimin. Rendit edhe rreziqet
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se pret që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.8% këtë vit, duke ulur parashikimin e bërë në tetor me 0.2 pikë......
Pse po zhvlerësohet euro? - Analiza/ Mbiçmimi i Lekut, nga turizmi dhe remitancat
Prej një kohe të gjatë tashmë, Leku vijon të jetë i fortë kundrejt monedhës europiane. Por cilat janë arsyet e mbiçmimit të tij dhe si është luhatur ndër......
7 subjekte nuk mund të pezullohen nga detyra me urdhër gjykate - Manja prezanton ndryshimin në Kodin Penal: Hetime mund të kryhen
Kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ka prezantuar nismën ligjore lidhur me ndryshimet në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale lidhur......
Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit
Vitet e fundit, shtëpia nuk shihet më vetëm si nevojë bazë, por si hapësirë ku investohet vazhdimisht. Në të kaluarën, shumë shtëpi shqiptare ishin të......
Albpetrol nxjerr 65 mijë ton naftë - Kompania shtetërore uli prodhimin me 5 mijë ton në 2025-ën
Rreth 65 mijë ton naftë u prodhua nga kompania publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol gjatë vitit 2025, duke shënuar rënie me rreth 5 mijë ton në raport me......
Pezullimi i ministrave nga gjykatat, PS prezanton ndryshimet ligjore Rama: Nuk cënohet gjyqësori. Balluku ka dhënë tre herë dorëheqjen
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar, ku u propozuan ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, pas pezullimit nga detyra të......
Tregtia e BE vijon të tkurret - Si rrjedhojë e tarifave amerikane dhe konkurrencës kineze
Suficiti tregtar i BE-së vazhdoi të tkurrej, ndërsa tarifat ndikuan mbi eksportet drejt SHBA-së dhe rritja e importeve kineze mbingarkoi prodhimin vendas,......
A po transformohen bizneset shqiptare? - Traditë tregtie drejt hapësirës për teknologji
Struktura e bizneseve të reja tregon shumë për modelin ekonomik të një vendi. Në rastin e Shqipërisë, të dhënat e vitit 2025 dhe fillimit të 2026 flasin për......


