Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar

Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar
Nga Fatos Çoçoli
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor diskutimi i parë publik që lind është kosto e projektit. E njëjta gjë ka ndodhur me aksin Milot- Balldren. 364.7 milionë euro për 17 kilometra autostradë. E ndarë mekanikisht me gjatësinë e aksit, kjo shumë prodhon një rezultat që krijon idenë që kemi të bëjmë me një rrugë të shtrenjtë.
Por a është vërtet kështu?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të ndahet perceptimi nga analiza ekonomike.
Gabimi i parë eshtë krahasimi i kontratës me ndërtimin
Shifra prej 364.7 milionë euro nuk përfaqëson koston e ndërtimit të autostradës por është vlera totale e kontratës koncesionare 35 vjeçare ku përfshihen projektimi, ndërtimi, sistemi elektronik i tarifimit, operimi dhe mirëmbajtja.
Dokumentet e tenderit e ndajnë qartë këtë shumë.
Për projektimin kosto është 3.65 milionë euro. Për ndërtimin 182.55 milionë euro dhe për sistemin elektronik të tarifimit 10.12 milionë euro. Ndërsa për operimin dhe mirëmbajtjen te shtrirë në me shume se 3 dekada janë përkatësisht 84.98 dhe 83.43 milionë euro.
Kjo do të thotë se investimi fizik është rreth 196.3 milionë euro ndërsa pjesa tjetër lidhet me funksionimin e autostradës gjatë gjithë periudhës së koncesionit.
Milot-Balldren nuk është një autostradë e zakonshme. Projekti përfshin një autostradë të standardit më të lartë, tunel në mal me dy tuba, një urë 620 metra mbi lumin Mat, një urë 223 metra mbi lumin Drin, 5 nyje në disnivel, rreth 9.5 kilometra rrugë dytësore dhe një sistem elektronik tarifimi dhe monitorimi. Vetëm tuneli dhe 2 urat përbëjnë një pjesë shumë të konsiderueshme të investimit.
Nëse do të bënim analizë krahasimore të kostove europiane për vepra të ngjashme, vetëm këto vepra arti të projektit zakonisht zënë thuajse gjysmën e investimit fizik.
Një argument tjetër është se rruga është fushore ndaj duhet të kushtojë pak. Në fakt segmenti kalon në një zonë aluvionale pranë bregdetit adriatik ku niveli i ujërave nëntokësore është i lartë dhe toka ka kapacitet mbajtës më të ulët. Në këto kushte, autostrada nuk ndërtohet mbi terrenin ekzistues por kërkon mbushje të mëdha, shtresa stabilizuese, drenazh dhe masa për të shmangur uljet diferenciale të trupit të rrugës. Pra edhe pse nuk kemi të bëjmë me një terren malor, kemi një kompleksitet tjetër inxhinierik.
Po aq i rëndësishëm është edhe funksioni strategjik i kësaj autostrade. Milot-Balldren nuk është projektuar si një segment lokal. Ai është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe më tej me rrjetin europian të transportit. Ndaj, analiza ekonomike duhet të marrë në konsideratë jo vetëm trafikun lokal por edhe qarkullimin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave që pritet të kalojë në këtë korridor në vitet e ardhshme.
Diskutimi për koston është i domosdoshëm, por ai duhet të mbështetet mbi fakte dhe jo mbi krahasime të thjeshtuara. Vetëm kështu mund të gjykojmë nëse një investim është vërtet i shtrenjtë, apo nëse po paguajmë për një infrastrukturë që do t'i shërbejë vendit për dekada.
Ari realizon tremujorin më të keq në 13 vjet - Analistët parashikojnë tendencë në rritje në gjysmën e dytë të vitit
Çmimet e arit po vijojnë tendencën negative, ndërsa metali i çmuar mbylli tremujorin më të keq në 13 vjet, gjatë tremujorit të dytë. Në 29 janar të këtij......
“Synojmë që pensioni mesatar të arrijë 400 euro në vitin 2029’’ - Rama e Ibrahimaj: Rritja ekonomike, më shumë të ardhura për të moshuarit
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, prezantuan masat e reja të qeverisë për rritjen e të ardhurave të......
I nxehti ekstrem i kushton miliarda euro Evropës - Raporti/ Deri në vitin 2030 ulet prodhimi dhe produktiviteti i punës
Vala e të nxehtit që ka goditur Evropën, nuk është më vetëm një problem klimatik, por po shndërrohet në një kërcënim serioz ekonomik. Sipas analizave të......
Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet, Ibrahimaj: Mbi 33 mijë e tërhoqën që ditën e parë
Më shumë se 33 mijë pensionistë e kanë tërhequr bonusin e verës që ditën e parë të shpërndarjes. Shifrën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ministrja e......
Transformimi digjital i Shqipërisë, Rama në “Ruhr Summit”: Rishpikëm marrëdhënien e qytetarit me shtetin
Në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, të zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama e vendosi fokusin te roli i......
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?
Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të......
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......
Trump, 1.4 mld dollarë të ardhura nga kriptovalutat - Ndikim, monedhat “meme” me emrin e tij, zgjerohet debati për konflikt interesi
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar rreth 1.4 miliardë dollarë të ardhura nga kriptomonedhat, gjatë 2025-ës, në vitin e parë të mandatit......



