Trump, 1.4 mld dollarë të ardhura nga kriptovalutat - Ndikim, monedhat “meme” me emrin e tij, zgjerohet debati për konflikt interesi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar rreth 1.4 miliardë dollarë të ardhura nga kriptomonedhat, gjatë 2025-ës, në vitin e parë të mandatit presidencial. Shifrat janë bërë publike në deklaratën e tij financiare prej plot 927 faqesh, një dosje voluminoze, krahasuar me 8 faqe që dorëzoi barack Obama kur ishte president.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të ardhura prej më shumë se 1.4 miliardë dollarësh nga aktivitetet e tij në fushën e kriptovalutave gjatë vitit 2025, sipas formularit të deklarimit financiar. Më shumë se 635 milionë dollarë të ardhura nga një marrëveshje licencimi me një grup të lidhur me kriptovalutat “meme” që mbajnë emrin e tij. Shifrat janë bërë publike në deklaratën financiare prej 927 faqesh dorëzuar pranë Zyrës së Etikës Qeveritare.
Të dhënat i përkasin vitit 2025, vitit të parë të mandatit të dytë presidencial të Trump. Krahasuar me deklaratat financiare të paraardhësve të tij, dokumenti i Trump është shumë më voluminoz: deklarata e fundit e Barack Obamës kishte vetëm 8 faqe, ndërsa ajo e Joe Bidenit 11 faqe.
Përveç të ardhurave nga monedhat “meme”, Trump deklaroi mbi 236 milionë dollarë nga shitjet e tjera të tokenëve dixhitalë, si dhe më shumë se 65 milionë dollarë nga shitja e aksioneve në kompaninë e familjes së tij të kriptovalutave, World Liberty Financial. Dokumenti përfshin gjithashtu rreth 290 milionë dollarë të klasifikuara si të ardhura nga portofolët dixhitale, të lidhura me këtë sipërmarrje.
Të ardhurat prej 635 milionë dollarësh lidhen me një grup të quajtur “Celebration Coins”, për të cilin nuk është gjetur një gjurmë e qartë dixhitale. Një kompani me emër të ngjashëm, e regjistruar në Wyoming, është përmendur më herët në lidhje me organizimin e një konference për kriptovalutat në rezidencën Mar-a-Lago të Trump.
Shtëpia e Bardhë ka mohuar akuzat për konflikt interesi, duke deklaruar se Trump dhe familja e tij nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në veprime që bien ndesh me detyrën presidenciale.
Ndryshe nga presidentët e mëparshëm amerikanë, Trump nuk hoqi dorë nga asetet e tij. Organizata Trump deklaron se pasuritë menaxhohen nga institucione financiare të treta dhe transaksionet kryhen përmes sistemeve automatike.
Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët - Përfitojnë mbi 777 mijë qytetarë, fondi arrin në 3.7 mld lekë
Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e bonusit veror për pensionistët, një mbështetje financiare prej 5 mijë lekësh të miratuar nga qeveria për herë të parë......
Aeroporti i Tiranës, 300 fluturime në ditë - Rama: Rekord turistësh, ndikim nga shtimi i linjave direkte
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” po regjistron rreth 300 fluturime në ditë, duke shënuar rekord që pasqyron rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror dhe......
Një pol i ri zhvillimi, 333 milionë lekë për ‘Eco Park Dumrea’ - FSHZH hap tenderin për kompleksin turistik multifunksional
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërhyrje për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi rajonal......
Irani i rikthehet tregtisë së naftës - Eksporton mbi 40 mln fuçi pas marrëveshjes me SHBA, bien çmimet
Irani ka eksportuar mbi 40 milionë fuçi naftë vetëm në javët e fundit, pas armëpushimit të arritur me Shtetet e Bashkuara, duke ndikuar njëkohësisht edhe në......
A do të kemi çmime më të ulëta këtë verë? - BSH: Konsumatorët dhe të gjithë sektorët e ekonomisë presin rënie
Bizneset në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit kanë pasur besim të ulët në ekonomi gjatë muajit qershor. Kjo ka ndikuar në rënien me 0.6 pikë të......
Leku, më i ‘fortë’ se kurrë! - Kursi i këmbimit anon në favor të monedhës shqiptare
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me euro të zhvlerësuar si kurrë më parë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, më 30 qershor u shënua......
“Në 6-mujorin e dytë pritet rritje e inflacionit” - Themeli: BSH, në fokus analiza e goditjeve nga zhvillimet gjeopolitike
Gjatë 3 mujorit të dytë të 2026-ës Shqipëria u përball me një goditje oferte, e cila ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. Ajo u reflektua si......
Ristrukturohet Inspektorati Shtetëror i Punës - Krijohet institucion i ri me pesë drejtori rajonale
Qeveria ka miratuar krijimin e inspektoratit Qendror të Punës, i cili do të zëvendësojë Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.......



