Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?

Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të tjera. Por pak prej tyre janë në dijeni se, sipas legjislacionit shqiptar, pasagjerët e transportit publik duhet të mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i pasagjerëve në transportin publik.
Ky sigurim është krijuar për të mbrojtur pasagjerët në rast aksidenti gjatë udhëtimit dhe mbulon rastet e humbjes së jetës apo paaftësisë së përhershme që mund të shkaktohen gjatë përdorimit të mjetit të transportit publik. Mbrojtja nuk vlen vetëm gjatë kohës që pasagjeri ndodhet brenda mjetit, por edhe gjatë hipjes apo zbritjes prej tij.
Pasagjerët duhet të dinë se:
* kanë të drejtë të përfitojnë dëmshpërblim në rast se pësojnë dëmtime si pasojë e një aksidenti gjatë udhëtimit;
* mbulimi i sigurimit nuk varet domosdoshmërisht nga përgjegjësia e drejtuesit të mjetit;
* konsiderohen pasagjerë të siguruar edhe personat që ndodhen pranë mjetit për të hipur ose sapo kanë zbritur prej tij;
* mbrojtja ligjore ekziston pavarësisht nëse pasagjeri është pajisur ende me biletë apo jo.
Siguria në transport nuk lidhet vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit, por edhe me garantimin e mbrojtjes financiare dhe sociale për qytetarët në rast të ngjarjeve të paparashikuara.
Njëkohësisht, ky është një apel për të gjitha kompanitë dhe operatorët e transportit publik urban, interurban, të transportit të punonjësve dhe taksitë, që të pajisen me sigurimin e detyrueshëm të pasagjerëve dhe të respektojnë detyrimet që parashikon ligji shqiptar.
Sigurimi i pasagjerëve nuk është thjesht një detyrim ligjor. Ai është një përgjegjësi ndaj njerëzve që çdo ditë u besojnë kompanive të transportit sigurinë e udhëtimit të tyre.
Sepse çdo vend në autobus, çdo sedilje në furgon dhe çdo udhëtim mbart një jetë që meriton mbrojtje.
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......
Trump, 1.4 mld dollarë të ardhura nga kriptovalutat - Ndikim, monedhat “meme” me emrin e tij, zgjerohet debati për konflikt interesi
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar rreth 1.4 miliardë dollarë të ardhura nga kriptomonedhat, gjatë 2025-ës, në vitin e parë të mandatit......
Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët - Përfitojnë mbi 777 mijë qytetarë, fondi arrin në 3.7 mld lekë
Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e bonusit veror për pensionistët, një mbështetje financiare prej 5 mijë lekësh të miratuar nga qeveria për herë të parë......
Aeroporti i Tiranës, 300 fluturime në ditë - Rama: Rekord turistësh, ndikim nga shtimi i linjave direkte
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” po regjistron rreth 300 fluturime në ditë, duke shënuar rekord që pasqyron rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror dhe......
Një pol i ri zhvillimi, 333 milionë lekë për ‘Eco Park Dumrea’ - FSHZH hap tenderin për kompleksin turistik multifunksional
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërhyrje për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi rajonal......
Irani i rikthehet tregtisë së naftës - Eksporton mbi 40 mln fuçi pas marrëveshjes me SHBA, bien çmimet
Irani ka eksportuar mbi 40 milionë fuçi naftë vetëm në javët e fundit, pas armëpushimit të arritur me Shtetet e Bashkuara, duke ndikuar njëkohësisht edhe në......
A do të kemi çmime më të ulëta këtë verë? - BSH: Konsumatorët dhe të gjithë sektorët e ekonomisë presin rënie
Bizneset në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit kanë pasur besim të ulët në ekonomi gjatë muajit qershor. Kjo ka ndikuar në rënien me 0.6 pikë të......
Leku, më i ‘fortë’ se kurrë! - Kursi i këmbimit anon në favor të monedhës shqiptare
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me euro të zhvlerësuar si kurrë më parë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, më 30 qershor u shënua......



