Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2025, 16:38

Marrëveshjet e bashkëpunimit me Italinë, Rama: Ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë

Nga SCAN TV

Marrëveshjet e bashkëpunimit me Italinë, Rama: Ditë

Shqipëria dhe Italia, për herë të parë zhvilluan një mbledhje të përbashkët qeverie, ku u nënshkruan 16 marrëveshje të përbashkëta. Kabineti qeveritar i udhëhequr nga shefi i ekzekutivit Edi Rama udhëtuan drejt Romës, ndërsa kryeministri italiane Meloni kishte rezervuar një pritje zyrtare për homologun e saj në Vilën Doria Pamphili.

Pas shkëmbimit të marrëveshjeve mes ministrave të 2 qeverive, Rama dhe Meloni zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, të cilët e cilësuan këtë mbledhje si ditë historike për dy vendet. Liderët e dy vendeve, Rama-Meloni e quajtën mbledhjen ditë historike, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Sot për ne është ditë historike, sa herë unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për ditë historike, por historike është kjo sepse për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për projekte të përbashkëta”, tha Rama.

“Dua të falënderoj Kryeministrin Rama, ministrat dhe ambasadorët që kanë punuar për këtë ditë historike.",- tha Meloni.

Kryeministri Rama tha se në marrëveshjen e nënshkruar mes kompanisë shtetërore italiane Fincantieri dhe asaj shqiptare, KAYO mes dy ministrive të Mbrojtjes, bëhet fjalë për ndërtimin e të paktën 7 anijeve në Pashaliman. 

"Janë dy autonaveta, por mbi të gjitha janë 7 anije që do të ndërtohen në Pashaliman nga një kompani italo-shqiptare, pala italiane do të jetë Fincantieri, pala shqiptare do të jetë KAYO. Dhe kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët që do të krijojë vende pune, njohur për të rinjtë shqiptarë dhe që do të furnizojë Shqipërinë Italia, por dhe vendet e tjera nëse do të ketë nevojë me anije të cilët janë kaq të rëndësishme në ditët që jetojmë”, tha Rama.

Të pranishëm janë: zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; ministrja e Jashtme Elisa Spiropali; i Drejtësisë Besfort Lamallari; ajo e Brendshme Albana Koçiu; i Mbrojtjes Pirro Vengu; e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala; e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj; i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja; i Mjedisit Sofjan Jaupaj; dhe Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Italia ka zhvilluar dhe të tjera mbledhje të përbashkëta me vende anëtare të BE-së, por është e para herë që do të ulet në një tryezë të përbashkët me një shtet janë Unionit.

Kryeministrja Giorgia Meloni thotë se sakrifica e shqiptarëve në vitin 1943 për të shpëtuar mijëra ushtarë italianë nga nazsimi, meriton të rikujtohet dhe rivlerësohet.

 

Pyetja: Do doja t’ju pyesja për diçka që ka ndodhur 80 vite më parë. Në shtator të vitit 1943, mijëra ushtarë italianë të humbur nëpër Shqipëri u fshehën nga shqiptarët, të cilët i strehuan dhe i mbrojtën nga nazistët. A mendoni që ka ardhur koha që kjo faqe humanizmi të ndërsjellë meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet sot?

Giorgia Meloni: Po, meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet. Janë disa projekte që po përgatiten në këtë kuptim. Kjo është faqe e jashtëzakonshme e historisë dhe e marrëdhënieve tona. Nëse do të kërkohej gatishmëria jonë për këtë ide, ne do ta kishim menjëherë.

Edi Rama: Unë do të doja të shtoja që ne jemi krenarë për dy çaste shumë të rëndësishme të historisë tonë. Njëri është më së shumti i njohur për të gjithë shqiptarët — që është shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kohë kur Shqipëria e mbylli luftën me më shumë hebrenj se sa e filloi atë, dhe nuk ka asnjë të dhënë të njohur për një person të vetëm me identitet hebre që t’i jetë dorëzuar nazistëve. Por një tjetër pjesë e historisë që është po aq e rëndësishme, është ajo që ka të bëjë me ushtarët italianë që mbërritën në Shqipëri për t’u shpëtuar nazistëve. Ishin 25 mijë që u shpëtuan nga shqiptarët. Ishte një oficer italian, një oficer i lartë italian, i cili humbi jetën në Shqipëri në atë kohë, dhe shqiptarët e varrosën atë me nderimet më të larta. Djali i tij, oficer i ushtrisë italiane në vitin 1991, u bë personi kyç për organizimin e misionit “Arco Baleno”, një mision italian për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në një fazë të jashtëzakonshme pas daljes së saj nga komunizmi.

Kryeministri tha se në marrëveshjen e nënshkruar mes kompanisë shtetërore italiane Fincantieri dhe asaj shqiptare, KAYO mes dy ministrive të Mbrojtjes, bëhet fjalë për ndërtimin e të paktën 7 anijeve në Pashaliman. Rama shtoi se Shqipëria shumë shpejt do të furnizojë Italinë me anije dhe po ishte e nevojshme dhe vendet e tjera.

“Nuk janë dy autonaveta, por kur lajmi duhet të jetë negativ, janë vetëm 2, kur lajmi duhet pozitiv, është ashtu siç është.

Janë dy autonaveta, por mbi të gjitha janë 7 anije që do të ndërtohen në Pasha Liman nga një kompani italo-shqiptare, pala italiane do të jetë Fincantieri, pala shqiptare do të jetë KAYO. Dhe kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët që do të krijojë vende pune, njohur për të rinjtë shqiptarë dhe që do të furnizojë Shqipërinë Italia, por dhe vendet e tjera nëse do të ketë nevojë me anije të cilët janë kaq të rëndësishme në ditët që jetojmë”, tha Rama.

Kryeministri Rama dhe homologia e tij, Meloni folën dhe për raportet me shtetin grek.

 

Pyetja: Ju folët për 6 mujorin e parë të vitit 2028. Ju folët për ministra te Shqipërisë që flasin italisht, por ju siguroj që kemi ministra që flasin mirë greqishten, nuk na ndihmojmë me Greqinë.

Flitet për dy autovedetta. Kjo do të përdoret dhe për të ndaluar fluksin migrator. Do ju kujtoja ngjarjen e  rëndë me anijen Sibila dhe shteti italian ende nuk ka kërkuar falje.

Meloni: Përsa ai takon çështjes së hapur të dialogut politik Ne jemi mbështes të hyrjes së Shqipërisë në BE duke respektuar rregullat mendoj që fakti që do të përfundonin marrëveshjet me të fundit tregon dhe një punë të mirë që është bërë nga ana e Shqipërisë. Po e ndjekim dhe po përpiqemi ta lehtësojmë. U fol sot dhe për përfshirjen e universiteteve italiane të drejtësisë në hartimin e teksteve juridiksionale.

E di që ka disa fërkime, unë i njoh miqtë e mi grek dhe dua të them qe ata janë njerëz që kanë punuar për të mirën e Evropës.

Rama: Unë do të thosha që si Italia dhe Greqia janë dy vende fqinje. Fakti që është deti në mes na relakson për sa kohë takojmë njëri-tjetrin. Jemi në linjë kontakti, ndoshta mund të jetë e ndërlikuar se nuk kemi kohën të relaksohemi duke notuar ndërsa përshkojmë me varkë për të shkuar tek tjetri. Unë do të thosha që pasi kalon një moment jo i lehtë për të gjitha arsyet që të gjithë i njohin. Ne jemi në rrugën e duhur, jemi duke punuar mire së bashku. Për ne vlerat e mbrojtës, pakicave janë vlera dhe parime që janë të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë. Kur Shqipëria vë përpara nesh apo si të thuash na thërret në këtë drejtim apo na bën ndonjë vërejte janë mirëseardhur. Unë jam optimist së  në faktin në vitin 2028 kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të drejtojë negociatat nuk do të ketë nevojë ta telefonoj Qiriakon (kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis), se deri atëherë do të kemi zgjidhur çdo gjë.

Është e sigurt jemi mëse të lumtur që të ndihmojmë, ti japim një dorë se nuk ndodh shpesh që Italia ti kërkojë ndihmë Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë atë çka bërë forca te zjarrfikësve italianë kur ne patëm tërmetin. Ata rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish në një vend që kishin ardhur për herë të parë. Këto janë gjëra që mbeten përgjithmonë dhe bëjnë që Italia të mos jetë thjeshtë aleat, por të jetë motër e Shqipërisë.

 

KONFERENCA PËR MEDIAT (E PLOTË)

Shqipëri – Itali, Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni

 

Pas shkëmbimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes vendeve, në kuadër të mbledhjes së përbashkët Shqipëri –Itali, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp:

 

* * *

Kryeministrja e Italisë  Giorgia Meloni: Mirëdita të gjithë! Jam vërtetë shumë, shumë e kënaqur. Në radhë të parë, jam e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim, Kryeministrin Edi Rama, ministrat e tij të shumtë në numër, ministra që erdhën këtu për samitin e parë ndërqeveritar Shqipëri – Itali. Një ditë që për marrëdhëniet tona dypalëshe për marrëdhëniet tona mund të quhet historike, jo vetëm për faktin që është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji, por edhe për atë që ju sapo ishit dëshmitar, pra për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve dypalëshe teknike dhe qeveritare, të cilat u nënshkruan.

Është e qartë, ne e dimë që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë marrëdhënie që le ta themi i kanë rrënjët shumë thellë. Kanë qenë gjithmonë marrëdhënie të tilla, konstante, të vazhduara që shkojnë përtej interesave reciprok.

Ne, le të thuash, kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë sonë plenare me të paktën 20 ministra, të cilët morën fjalën të gjithë duke folur në mënyrë ekskluzive në italisht dhe pa pasur praninë e përkthimit. Mendoni sesa tregon kjo gjë, se sa Italia ka qenë dhe është një pikë referimi për Shqipërinë. Ajo çka ne duam të bëjmë në këtë ditë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme mes kombeve, vendeve tona, ta shndërrojmë në një mësim, në një thesar për fuqizuar edhe më shumë këtë marrëdhënie.

Është e qartë që Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompanitë italiane të cilat punojnë në Shqipëri dhe ideja jonë, qëllimi ynë është që t’i japim më shumë thellësi, duke i vendosur marrëdhëniet tona në një plan më të thellë, duke vendosur edhe thelluar këto marrëdhënie dhe falë “Cassa Depositi e Prestiti” dhe falë “Simest” dhe për këtë falënderoj administratorët e deleguar të tyre.

Edhe  për këtë me kryeministrin Rama që tani kemi caktuar, kemi lënë një tjetër takim, një tjetër objektiv, atë të vendosjes dhe krijimit të një forumi, ku do të përfaqësohen shoqëri, ndërmarrje që përfaqësojnë sistemin prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi përcaktuar drejtimet ku do të vijojë bashkëpunimi ynë në sektorë si: energjia, transporti, duke u përqendruar sidomos, sidomos në veçanti, tek “Korridori 8”, ai damar, ajo rrugë e cila vjen nga Puglia, duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar më tej drejt Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sigurisht, përafrimi i brigjeve të Adriatikut dhe shndërrimi i Adriatikut në një korridor strategjik, vë në dispozicion të të gjithëve, infrastrukturat ekonomike, logjistike, energjike që janë të pranishme në jugun e Italisë dhe bëjnë që jugu i Italisë të jetë një hap shumë i rëndësishëm për këtë zonë. Kjo do të thotë të sigurosh më shumë mirëqenie dhe zhvillim, jo vetëm për Italinë, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për mbarë Europën në tërësinë e saj.

Dhe sa i takon sigurisë, fokusi po kaq i marrëdhënieve dhe marrëveshjeve të rëndësishme që do ta fuqizojnë, siç e dëgjuat më parë, luftën kundër trafikut të drogës apo sigurisë kibernetike janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizion, ai i të përballuarit së bashku të fenomenit të migracionit, gjë të cilën e kemi diskutuar gjatë me Kryeministrin Rama, për protokollin tonë me Shqipërinë, për të cilin unë edhe një herë do të doja të falënderoja Kryeministrin dhe qeverinë e tij, por dhe gjithë popullin shqiptar, pasi ajo që u tregua në aktin e nënshkrimit të këtij protokolli është fakti që Shqipëria sillet tashmë si një anëtar, një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe që vetëm me solidaritetin ndaj vendeve me të cilët bashkëpunon, mund të shihet.

Unë kam gjykuar dhe vazhdoj të gjykoj që protokolli që ne kemi nënshkruar është një marrëveshje me frymë të thellë evropiane, sepse vë theksin tek fakti që fenomeni migrator është një fenomen mbarë europian dhe vetëm falë bashkëpunimit ndër shtetet anëtare të Bashkimit Europian, por dhe mes kësaj të fundit dhe vendeve të tjera jashtë Bashkimit Europian. Një protokoll, i cili vë theksin në një protokoll novator, që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, siç dihet. Sigurisht, jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli, shumë ishin ata që punuan fort për ta frenuar apo bllokuar atë, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë përpara më tej, sepse sipas nesh, ky mekanizëm ka potencialin e ndryshimit të asaj që quhen paradigma e flukseve migratore. Por ky është vetëm një nga shumë shembujt, që ne mund të sjellim, për sa është tashmë i pjekur dialogu mes nesh dhe sesa Italia dhe Shqipëria, edhe në arenat ndërkombëtare, vazhdojnë të kenë një vizion të përbashkët dhe kjo më shpie në çështjen tjetër shumë të rëndësishme, që ka qenë pjesë objekt, i bisedimeve tona dhe vazhdon të jetë, pasi pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për anëtarësimin, pra për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, një kapitull teknik, sigurisht kjo është shumë e rëndësishme. Dua të them që do të ishte një arsye për të qenë vërtetë shumë të kënaqur që të mund t'i hapim negociatatat politike, pikërisht me rastin e marrjes së kryesisë nga ana e Italisë të Bashkimit Europian, që siç e dini, do të ndodhë në 6 mujorin e parë të vitit 2028. Do të ishte si të thuash diçka kaq e natyrshme për gjithë sa kemi bërë së bashku gjatë gjithë këtyre viteve.

Ju e dini që Italia ka lançuar nisma të ndryshme, siç është nisma e Ministrisë së Punëve të Jashtme, falënderoj ministrin Tajani, miq të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pra, kemi qenë mbështetës të parë të anëtarësimit të tyre, ne vazhdojmë të themi që ky nuk është një zgjerim i Europës, por një ribashkim i saj. Nuk jemi ne ata që e vendosim se kush është evropian dhe kush jo dhe Shqipëria, sigurisht, është një vend, një komb europian. Ajo çka na takon ne është ta ndihmojmë këtë proces në mënyrën më serioze dhe nëse është e mundur më të shpejtë të mundshme, sepse edhe kjo është në interesin tonë.

Ne folëm për shumë çështje, pothuajse të gjitha këto çështje janë pjesë e bashkëpunimit dypalësh. Edhe sot folëm për çështje që i takon politikës së jashtme, çështje që mbeten të hapura, thelluam më tej zhvillimet e arritura në dosje, praktika ndërkombëtare, përfshirë këtu çështjen e Gazës apo luftën në Ukrainë dhe me të vërtetë, kjo është vetëm një nga fazat e shumta të një bashkëpunimi që nis nga një miqësi që është e largët në kohë, por do të mbërrijë në një lloj bashkëpunimi që është më sistemik dhe që përmban edhe integrimin e ekonomive tona, edhe përfshirjen e zinxhirëve ekonomik të përbashkët. Janë marrëveshje dhe mirëkuptime që kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm nga siguria tek financat dhe vullneti është ai i të vepruarit në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar.

E pra, do të doja të falënderoja në radhë të parë Kryeministrin Rama, por dua të falënderoj edhe ministrat, ambasadorët dhe të gjitha stafet që kam punuar për këtë ditë, që, siç e thashë, është një ditë historike që hap një fazë tërësisht të re në marrëdhëniet tona dypalëshe.

Të lutem, Edi!

 

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit kryeministre, faleminderit Giorgia! Unë do vazhdoj të flas në italisht pasi sot kemi edhe provën shkencore që përveç qeverisë italiane, nuk ka, nuk ekziston një qeveri tjetër jo italiane që të flasë 100% në italisht dhe është veçse ajo shqiptare. Kjo është një përgjegjësi më shumë për Italinë që ta themi shkoqur dhe të jemi të qartë.

Gjithashtu do doja të shtoja që sot për ne është një ditë absolutisht historike. Sa herë që unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për një ditë historike, por historike është kjo këtu sot sepse për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për projekte të përbashkëta dhe për të folur për një të ardhme të përbashkët, por përveçse të flas edhe për të bërë një bilanc të gjërave që janë bërë dhe për të firmosur marrëveshje konkrete, projekte konkrete. Të them të drejtën në të gjithë vitet që unë kam pasur privilegjin për të udhëhequr, drejtuar qeverinë e Shqipërisë më duhet të them dhe nuk janë pak këto vite, nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim mbi qëllimet e mira, mbi dashurinë dhe dëshirën për të bërë nga ana e të gjitha qeverive të Italisë, por me këtë qeveri është dashuria, është dëshira për të bërë, por është dhe të bërit. Dhe jemi vërtete shumë, shumë mirënjohës sepse jo vetëm motra e madhe e Italisë është motra ime për zgjedhjen timen, jo të sajën, por dhe ministrat e saj qenë me ne shumë të gatshëm dhe vazhdojnë të jenë shumë të gatshëm për të ndihmuar dhe besoj dhe shpresoj që të mos keqkuptohet dhe të mos merret për keq kur unë them, në radhë të parë falë angazhimit vëllazëror së ministrit të Mbrojtjes së Italisë sot ne jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime. Konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes, por dhe aftësitë tona mbrojtëse të përbashkëta. Dhe për këtë do doja të falënderoj ministrin Crosetto siç do doja të bëja një falënderim të veçantë për ministrin Tajani i cili si një europeist i vërtetë, por njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Italisë ka qenë gjithmonë një mik i Shqipërisë. Ai po na mbështet në të gjitha selitë tona dhe po e bën këtë jo vetëm në rrugë diplomatike, por edhe në aspektin ekonomik dhe për sa u takon projekteve të përbashkëta. Nëse sot më në fund korridori i VIII që është një korridor strategjik jo vetëm për Europën, por dhe për NATO-n, jo vetëm për tregtinë, por edhe për mbrojtjen dhe më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar, kjo është meritë e ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë i cili uli përreth një tryeze të gjithë aktorët dhe po e ndjek këtë projekt personalisht.

Pastaj më duhet të shtoj që falë kësaj qeverie dhe falë kujdesit të veçantë dhe personal të kryeministrit italian, sot të gjithë shqiptarët që kanë jetuar në Itali dhe që kanë dhënë kontributin e tyre në Itali duke punuar dhe duke paguar sigurimet e tyre, sot kanë më në fund të drejtën për pension. Një kërkesë e bërë shumë vite më parë mbi 10 vite më parë. Një angazhim i marrë nga të gjitha qeveritë e mëparshme por është fakt, është një fakt, pjesë e jetës së përditshme të shqiptareve, falë Giorgia Melonit, falë kësaj qeverie.

Mund të them që gjithë çfarë tha pak më parë presidentja Meloni shkon në drejtimin e asaj që është thellimi i kësaj marrëdhënieje dhe është njëherësh drejtimi i thelbit të kësaj lidhjeje të veçantë, të këtij partneriteti strategjik që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha.

Energjia, kemi një nga projektet më të mëdha në Europë për energjinë i cili po ecën përpara, për të kontribuuar ndaj sovranitetit energjetik të Europës, përmes linjës së interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë, me pjesëmarrjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, por jemi tashmë duke punuar për një tjetër projekt të madh i cili do të lidhë Lindjen me Perëndimin dhe që do të përfshinte në të shtete si Rumania, Bullgaria, Greqia, Italia dhe Shqipëria dhe që është i një rëndësie të madhe strategjike

Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do ishte e pranishme kultura, do të thotë që Italia nuk do të ishte e pranishme dhe kjo gjë nderon këtë qeveri, por nderon dhe ministrin e saj. Jam i lumtur sot që ju bashkohem juve në kritikat që do t’iu bëhen nga shtypi ngaqë ju adhurojnë veçanërisht nga sa kam parë, por për sa më takon, më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë me rëndësi shumë të madhe europiane siç është MAXXI i Romës së bashku me Galerinë tonë Kombëtare. I dashur ministër, shpresoj që muzeu i artit italian në Shqipëri do të jetë një tjetër fakt konkret dhe shpresoj që të jeni pikërisht ju ai qe do të hapni dyert e këtij muzeu.

Për ta mbyllur, do doja të shtoja që po, do të ishte me te vërtetë qershia mbi tortë nëse në vitin 2028, vit në të cilin Italia do të marrë kryesinë e Këshillit Europian dhe kur Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë atë të kryeministrit të Italisë dhe atë presidentit të Këshillit Europian, po qeshni, por koha do të kalojë dhe do ta shihni që unë kam gjithmonë të drejtë.

Gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës, por tani që jam një veteran besoj se nuk gaboj. Dhe kështu pasi të kemi përfunduar negociatat teknike, në fund të 2028-ës do të mund të nisim puënën për negociatat politike. Nëse duke nisur punën për këto negociata përgjegjësia do të jetë e Giorgias, do të thotë për ne që do të jemi në duart më të mira të mundshme që të mund të hapim atë derë e cila qëndron e mbyllur prej nesh prej qindra vitesh. Dhe ne, siç thashë edhe gjatë mbledhjes, e kam thënë këtë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Ne jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane dhe nuk kemi asnjë qëllim, asnjë mendje të vendosim veto dhe do të thotë që jemi gati të nënshkruajmë që mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian. Ddo të ishte shumë të të kishim ty komisar për të njëjtin vend pasi jemi i njëjti vend.

Ju falënderoj shumë dhe jam vërtetë i nderuar dhe mirënjohës për gjithë sa po bëjmë së bashku, por sidomos për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. E thashë më parë, kur ne shkojmë në NATO pjesa më e madhe e atyre që marrin fjalën thonë që “ajo ditë është një ditë historike”.

Unë nuk është se kam parë kaq shumë gjëra historike atje, por këtu, sot është një ditë historike, pika e parë dhe së dyti, nëse në takime të tjera falënderojmë gjithmonë për mikpritjen që të tjerët na japin, më duhet të them që me këtë nivel mikpritjeje, në këtë pallat kaq të bukur dhe me këtë atmosferë kaq të bukur që ju na bëtë të përjetonim, nuk keni sipas meje të dytë, nuk keni konkurrentë po unë jam i anshëm, nuk jam objektiv në këtë që them.

Shumë faleminderit!

Dhe me këtë atmosferë kaq të bukur që ju na bëtë të përjetonim, nuk keni sipas meje të dytë, nuk keni konkurrentë po unë jam i anshëm, nuk jam objektiv në këtë që them. Shumë faleminderit!

 

* * *

-Mirëdita të gjithëve. Zoti kryeministër, ju përmendet protokollin Itali- Shqipëri që ka mbushur plot 2 vjet. Siç e dimë, ky është një projekt, i cili qëndron aty, pa lëvizur dhe kjo siç është shprehur magjistratura italiane, por dhe Gjykata e Drejtësisë Evropiane. Ju thatë, qendra do të funksionojnë. Pyetja ime, kur do të funksionojnë dhe nëse për këtë do të prisni hyrjen në fuqi të paktit të ri për migracionin, sepse edhe pak muaj kanë mbetur , kostot rriten, opozita flet dhe këto fonde, thuhet që mund të përdoreshin për gjëra të tjera duke pasur parasysh dhe manovrën e ngushtë.

Zoti Kryeministër Rama a jeni penduar për këtë protokoll, nëse po dhe nëse jo, a do ta përsërisnit këtë formulë me vendet e tjera?

Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni:  Atëherë, shikoni, në radhë dua t’ju them që e dimë mirë që opozita mendon që kjo nismë nuk ka qenë dhe nuk është një nismë efikase, sepse e dimë qëndrimin e opozitës përsa i takon menaxhimit të flukseve të migracionit, por ajo që ju them, është që pavarësisht se në Itali bën që kjo gjë të diskutohet shumë, në Evropë ekziston një grup, i cili kap tashmë shumicën e shteteve anëtare të BE, që mblidhet për të folur për migracionin përpara çdo takimi të Këshillit Evropian dhe që nis pikërisht nga vullneti për të gjetur zgjidhje novatore për trajtimin e fluksit të migracionit. Është një grup, i cili u krijua për t’u përgjigjur dhe përsëritur modele si ato të protokollit Itali- Shqipëri. Dhe ju shtoj, Kryeministri Edi Rama është dëshmitar i kësaj gjëje për mua, është dëshmitar i faktit që ka disa vende evropiane, të cilat prej kohësh përpiqen të bëjnë vend në të njëjtën nismë, në të njëjtin protokoll. Pse? Sepse të gjithë e kuptojnë që një nismë e këtij lloji, është revolucionare sa i takon menaxhimit të flukseve të migracionit, potencialisht kjo, për një sërë çështjesh, që ju dhe ne kemi diskutuar më shumë se një herë së bashku.

Përveç kësaj, ne i dimë arsyet se pse nuk ka funksionuar protokolli siç duhet të kishte funksionuar deri më tani. Sigurisht, protokolli do të funksionojë kur të futet në lojë pakti i marrëveshjes së re për azilin. Sigurisht, do të studiohen zgjidhje më të mira për të përdorur sa më mirë dhe afatet e mbetura, por edhe këtu, më duhet të kërkoj një reflektim, sepse nëse janë bllokuar disa transferime emigrantësh, që duke konsideruar se vende si Bangladeshi  dhe Tunizia nuk ishin vende të sigurta, në kohën kur propozimi i Komisionit Evropian për një listë të vendeve të sigurta ka brenda këto dy vende, atëherë arsyeja ku qëndron? Pra është e drejtë të konsiderosh, të gjykosh që, le të themi, si mund ta them ndryshe?

Është e drejtë që ti mund të dyshosh që këto vendime në fakt kishin pas tyre,  arsye të një natyre të ndryshme, sepse ajo çka do të ndodhë, pavarësisht se si do t’i vendosim t’i përdorim këto muaj që na ndajnë nga hyrja në fuqi e  protokollit e deri në afatin e tij sepse po punohet këtu edhe për paraprirjen e disa protokolleve, por kur ky pakt do të hyjë në fuqi, qendrat do të funksionojnë njësoj, do të duhet të kishin funksionuar që në krye, pra çfarë do të thotë? Do të thotë që kemi humbur dy vjet për të mbërritur  po aty, tek ajo pikë që mendonim në fillim. Përgjegjësia në këtë pikë  nuk është e imja. Kanë kaluar dy vjet. Ne do të mbërrijmë dy vjet më pas për të bërë atë që saktësisht duhet të kishim bërë dy vite më parë. Mendoj që gjithkush do të marrë përgjegjësitë e veta.

Kryeministri Edi Rama: Atëherë, ju më pyesni nëse jam penduar, por  nëse nuk jeni penduar ju, që bëni prej dy vjetësh të njëjtën pyetje, si mund të pendohem unë, që kam bërë dhe 100 gjëra të tjera së bashku me kryeministren tuaj dhe nuk di të them se çfarë do të kuptojnë ata, që do të ndjekin kronikën e përgatitur nga ju, sepse këtu u fol për shumë projekte të përbashkëta, të cilat nuk janë projekte që janë thjeshtë projekte që i rrinë mirë Shqipërisë, janë projekte që i rrinë mirë edhe italianëve.

Domethënë, u rri shumë mirë italianëve që projekti i interkonjeksionit nënujor po vazhdon më tej dhe kjo do të thotë që në një kohë të arsyeshme, mund të shihen, të shohin italianët në faturat e tyre, rezultatet e energjisë elektrike. Ose, u rri shumë mirë italianëve fakti që ne po punojmë që kompanitë italiane, të bëjnë më shumë, të investojë më shumë dhe të kenë më shumë sa i takon shpërndarjes së punonjësve të tyre. I rri shumë mirë Italisë nëse bashkëpunon me ne në fushën e mbrojtjes sepse në radhë të parë nuk mund të mos thoni se  pse duhet të blejmë ne armatime nga  amerikanët, por duhet të themi edhe se si Italia vepron në këtë fushë me produktet e veta të ekselencës, duke ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera dhe duke bërë njëherësh ekonomi për veten? Pra, janë shumë gjërat që janë bërë dhe që bëhen ndërkohë qe ju bëni të njëjtën pyetje. Më kuptoni besoj? Jo të njëjtat pyetje, të njëjtën pyetje se nuk janë as në shumës, është një pyetje e vetme kjo,  ndaj ju më thoni nëse unë do të kisha bërë të njëjtën gjë duke u kthyer pas? Unë këtë e kam thënë qenë krye. Me Italianë unë do ta bëja 100 herë edhe pse 100 herë ju do të vazhdonit të ishit kundër. Me vendet e tjera, kurrë. Dhe këtë ua kam thënë dhe vendeve të tjera dhe kur ata më pyesin ‘’pse?’’, unë u them ‘’sepse ju nuk jeni Italia’’ dhe ky është një problem. Këto vende nuk janë Italia, respektohen, admirohen për gjithë sa ata janë, por nëse këto vende nuk janë Italia, nuk mund t’i kërkojnë Shqipërisë çfarë ju kalon në mendje. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë i vjen në mendje dhe ne jemi gjithmonë gati për t’u përgjigjur ‘’Po’’ sepse ndihemi pjesë përbërë e këtij vendi.

-Duke respektuar dhe unë protokollin, po flas në italisht. Ju folët për 6-mujorin e parë të vitit 2028. Ndoshta do të fillojmë politikisht edhe kapitujt. Ju folët për ministrat e Shqipërisë që flasin në italisht, por ju siguroj që mes nesh kemi dhe ministra, të cilët flasin shumë mirë greqishten, por kjo nuk na ndihmon me Athinën. Ndoshta, nëse do të kishim një problem me Greqinë, çfarë do të bënte Italia? Kjo është pyetja për ju.

 

-Zonja kryeministre, shumë nga marrëveshjet flasin për një panoramë që është ajo e sektorit të mbrojtjes. Flitet për dy motovedetat, kjo do të përdoret edhe për të ndaluar fluksin migrator, pasi ju kujtoj që ‘’vëllai i motrës’’, apo ‘’motra’’ e Italisë, është njëherësh edhe kryeministri i një populli emigrantësh dhe kështu do të doja t’ju kujtoja ngjarjen e rëndë me anijen ‘’Sibilla’’ të para shumë viteve më parë dhe përsa më takon, shteti italian ende nuk ka kërkuar falje për këtë.

 

Kryeministrja e Italisë  Giorgia Meloni: Përsa i takon çështjes së hapjes së dialogut politik, siç u përgjigja dhe më parë ne jemi mbështetës të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, sigurisht duke respektuar rregullat mendoj që fakti që do të përfundonin marrëveshjet më të fundit teknike, tregon dhe një punë shumë të mirë dhe të madhe që është bërë nga ana e Shqipërisë. Është diçka që ne po e ndjekim dhe po përpiqemi ta lehtësojmë, madje gjatë mbledhjes sonë plenare me ministrin e Drejtësisë, Carlo Nordio u fol edhe për mundësinë e përfshirjes së universiteteve italiane dhe fakultetit të drejtësisë italiane pikërisht në hartimin e teksteve juridiksonale e kështu me radhë. Çfarë bëjmë ne është që të  japim ndihmën tonë 360 gradë. Sa i takon dialogut politik, është e qartë që ne do të mbështesim përmbylljen pozitive të dialogut politik, por nëse mund të them e di që ka disa fërkime, disa vështirësi. Unë i di, i njoh miqtë e mi grek, njoh kryeministrin Mitsotakis dhe dua të them që ata janë njerëz që ata kanë punuar gjithmonë për të mirën e Europës dhe për të ardhmen e Europës. Kjo do të thotë që unë nuk besoj që ka gjë për tu druajtur në këtë kuptim.

Kryeministri Edi Rama: Unë do të thoja që si Italia ashtu dhe Greqia, janë dy vende fqinjë, fakti që është deti në mes, na relakson për sa kohë që ne takojmë njëri-tjetrin, ndërkohë me linjën jemi në një linjë kontakti. Ndoshta, ndonjëherë mund të jetë pak më e ndërlikuar se nuk kemi kohë të relaksohemi duke notuar ndërkohë që përshkojmë me varkë për të shkuar te tjetri, por thënë kjo, unë do të thoja që pasi ka kaluar një moment jo i lehtë për të gjitha arsyet që të gjithë i njohin, ne jemi në rrugën e duhur. Jemi duke punuar mirë së bashku e kemi thënë gjithmonë. Për ne, vlerat, parimet e mbrojtjes së pakicave, janë vlera dhe parime të cilat janë parime të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë demokratike dhe kur Shqipëria vë përpara nesh, apo si të thuash na thërret në këtë drejtim, apo na bën ndoshta ndonjë vërejtje në këtë kuptim, janë të mirëseardhur. Ndërkohë ne jemi duke punuar dhe për gjithë pjesën tjetër dhe unë jam shumë optimist për faktin që në vitin 2028, kohë kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të duhet të drejtojë negociatat politike për anëtarësimin e Shqipërisë në Europë, nuk do të ketë nevojë ti tërheqë veshin, sepse do të thotë që deri atëherë, do të kemi zgjidhur çdo gjë.

Përveç kësaj, përsa na takon ne si vend emigrantësh, po e mbaj mend shumë mirë këtë, por mbaj mend edhe diçka tjetër, që shkuam drejt këtij vendi dikur dhe gjetëm në këtë vend dyert e hapura të gjithë popullit italian. Nëse populli italian, zgjedh një qeveri në mënyrë demokratike dhe kjo qeveri na kërkon ta ndihmojmë lidhur me një program të vetin që e lidh me një kontratë me popullin italian, ne e bëjmë këtë gjë me dëshirë, jo thjesht për qeverinë, por për popullin që kjo qeveri përfaqëson dhe kështu është e sigurt, jemi më se të lumtur që të ndihmojmë, të japim një dorë sepse nuk ndodh shpesh që Italia t’i kërkojë ndihmë Shqipërisë. Përkundrazi, Shqipëria i ka kërkuar shumë herë ndihmë Italisë dhe kurrë nuk na i ka mohuar. Nuk do ta harroj kurrë në jetën time atë ç’ka bënë forcat e zjarrfikësve italianë kur ne patëm tërmetin. Unë isha aty, i takova ata. Ishin djem dhe vajza që kishin ardhur për herë të parë në Shqipëri, në errësirë sepse ishte natë. Erdhën të parët te ne. Të gjithë iu futën punës dhe puna e tyre bëhej nën gërmadha. Ata rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish që nuk i njihnin dhe mbi të gjitha në një vend që kishin ardhur për herë të parë dhe falë tyre, numri i viktimave të atij tërmeti ishte shumë më i ulët sesa ajo çka rezultoi në fund. Këto janë gjëra që mbeten përgjithmonë dhe janë gjëra të cilat bëjnë që Italia të mos jetë thjesht një nga aleatët, një nga partnerët, por të jetë shpirti motër i Shqipërisë.

Për ta mbyllur, doja të thoja se nuk janë dy autonaveta, sepse lajmi është ai që kur duhet lajmi të jetë negativ, janë dy varka. Ndërkohë që, kur lajmi është pozitiv, është siç është, janë dy autonaveta, por mbi të gjitha janë shtatë anije, të cilat do të ndërtohen në Pasha Liman nga një kompani italo-shqipare. Pala italiane do të jetë “Fincantieri” pala shqiptare do të jetë KAYO dhe kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët, e cila do të krijojë vende pune, do të krijojë punë, njohuri për të rinjtë shqiptarë që do t’i paguajë ata mirë dhe që do të furnizojë Shqipërinë Italia, por edhe vendet e tjera nëse do të ketë nevojë, me anije të cilat janë kaq të rëndësishme në ditët që jetojmë. Kjo është vetëm një nga gjerat për të cilat ne kemi nënshkruar sot dhe që u prezantuam. Faleminderit!

 

  - Do doja të qëndroja te procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Një kërkesë që nis shumë kohë më parë, në 2009. Janë kërkuar nga ambasadori i delegacionit europian në Tiranë, çfarë bëhet me cilësinë, sa cilësi kanë reformat? A ndiheni ju i qetë me këtë?

Për presidenten Meloni, çfarë mund të bëjë Italia edhe në fazën teknike për të mbështetur eventualisht Shqipërinë dhe nëse ka këtë qëllim dhe mundësinë për ta bërë këtë?

 

Kryeministri Edi Rama: Janë shumë gjëra që bëhen ndërkohë. Ne sot jemi këtu duke folur për këto marrëveshje, po ndërkohë janë të shumta gjërat që vazhdojnë dhe ecin përpara mes nesh dhe Italisë dhe agjencive të shumta. Për shembull, sot u fol dhe për ndihmën që Italia i jep Shqipërisë prej vitesh, madje më shumë se ndihmë, është një lloj përcjelljeje e njohurive për oficerët e policisë shqiptare përmes Akademisë së Forcave të Policisë që është dhe një nga më të njohurat në botë, ose siç tha Giorgia, ne sot folëm për shtimin e volumit të asistencës nga ana e Italisë për tekstet e kodeve tona penale dhe të procedurës penale, por edhe për tekstet e të drejtës europiane me përfshirjen e fakulteteve të drejtësisë italiane, të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe kështu me radhë. Me pak fjalë, puna që ne bëjmë falë shoqërimit që Italia na bën jo sot, por që në krye të këtij rrugëtimi, është me të vërtetë shumë e madhe. Nga gjërat që në dukje janë të vogla por në thelb janë shumë të rëndësishme, deri te gjërat më të dukshme, më të rënda, si për shembull koha kur Giorgia do të jetë në krye të Këshillit Europian dhe unë mezi pres ta shoh një ditë të tillë, të mbërrij një ditë të tillë por përsa i takon të tjerave, do të doja të thoja që nëse ne do të bënim një provë dhe do ta hiqnim Italinë nga kuadri i jetës shqiptare të 35 viteve të  fundit dhe do të përpiqeshim të kuptonim se ku do të ishim sot, e sigurtë është që Shqipëria nuk do të ishte vendoi që është sot, por do të ishte në kushte shumë më të ndërlikuara dhe këtë gjë nuk mund ta them për një asnjë vend tjetër.

 

Kryeministrja e Italisë  Giorgia Meloni: Mund ta nënshkruaj plotësisht dhe qetësisht përgjigjen e kolegut. Padyshim nëse ne duam të mbërrijmë në atë që do të bëjmë pjesën tonë në hapjen e negociatave politike, në fillim duhet të mbyllim ato teknike dhe siç e thashë më parë, prandaj unë shpresoj që kjo gjë të përkojë me marrjen e kryesisë nga ana e Italisë, nëse kjo ndodh ne do të mund të bëjmë çdo gjë për të ndihmuar Shqipërinë në atë kohë. Sigurisht duke ndihmuar atë në fazën teknike, me seriozitet, por edhe brenda afateve të nevojshme për ta bërë këtë sepse sigurisht është një kohë për të mbyllur negociatat teknike nga tani deri në fund të viti 2028, por ajo që na duket neve shumë kohë, kundrejt burokracisë europianë mund të mos jetë shumë kohë, ne e dimë këtë. Pra do të thotë ka një punë për t’u bërë së bashku. Solla shembullin më të fundit që doli gjatë kohës që drekonim, mbështetja operative që fakultetet tona të drejtësisë mund të japin drejtpërsëdrejti në hartimin e Kodit Penal dhe jo vetëm. Në këtë rast do të ishte një njohuri apo grup njohurish që  Italia mund të japë në një rreze 360 gradë, që Italia vazhdon ta bëjë, edhe në sektor të tjerë, sepse Italia është dhe vazhdon të jetë ajo që quajmë – “djepi i së drejtës”, pra, do të thotë që sigurisht jemi të gatshëm ta shoqërojmë Shqipërinë për arritjen e një objektivi të përbashkët.

 

 - Zonja presidente, do të doja t’iu pyesja për diçka që ka ndodhur 80 vjet më parë, në shtator të ’43 mijëra ushtarë italianë të humbur nëpër Shqipëri u shpëtuan nga shqiptarët, të cilët i fshehën ata, i mbrojtën nga nazistët.  A mendoni që ka ardhur koha që kjo faqe e humanizmit të ndërsjellë meriton të kujtohet dhe rivlerësohet sot?

 

Kryeministrja e Italisë  Giorgia Meloni: Faleminderit! Po mendoj që meriton të kujtohet dhe rivlerësohet, e cekëm këtë me kryeministrin. Më duket se janë disa projekte të cilat po përparojnë në këtë kuptim dhe madje kërkuan edhe gatishmërinë tonë dhe sigurisht do të bëjmë ç'na takon, pasi kjo është një faqe e jashtëzakonshme e historisë dhe e marrëdhënieve që tregon pikërisht atë afërsi që ne jemi përpjekur të sjellim në këto dokumente dhe që na e tregon në një mënyrë shumë më të thelluar dhe do të ishte një nga shprehjet më të bukura të asaj që është miqësia dhe dashuria, “gatishmëria për të sakrifikuar veten për tjetrin, për të rrezikuar veten për tjetrin”. Mendoj që kjo gjë e meriton dhe nëse do të kërkohej gatishmëria jonë për këtë dhe nëse këto projekte funksionojnë më së miri, ne jemi pro.

 

Kryeministri Edi Rama: Unë do doja të shtoja që ne jemi krenarë për dy çaste shumë të rëndësishme të historisë sonë. Njëri është mëse i njohur për të gjithë shqiptarët, por jo për të gjithë miqtë tanë, që është shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kohë në cilën Shqipëria e mbaroi luftën me më shumë hebrenj se sa e filloi atë dhe ku nuk ka asnjë të dhënë të njohur për një person të vetëm me identitet hebre, i cili t’u jetë dorëzuar nazistëve. Por një tjetër pjesë e historisë së atyre viteve është ajo që ka të bëjë me ushtarët italianë që mbetën në Shqipëri, kur në Shqipëri mbërritën nazistët, ishin gati 25 mijë, u shpëtuan nga shqiptarët, ndoshta do të ushqej në një farë mënyre të gjithë ata që i duan fortë polemikat, por më duhet të them që italianët nuk janë parë kurrë dhe as krahasuar si armiq të mirëfilltë dhe është i vërtetë fakti që në kohën e kapitullimit, të gjithë italianët, të gjithë ushtarët italianë u shpëtuan nga shqiptarët dhe historia ka një lidhje fantastike me një moment mes një babai dhe një djali ishte një oficer i lartë italian, i cili humbi jetën në Shqipëri në atë kohë dhe shqiptarët e varrosën atë me nderimet më të mëdha. Djali i tij, oficer i ushtrisë italiane, në vitin 1991 u bë personi kyç për organizimin e misionit Arcobaleno, misioni që Italia ndërmori për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë në një fazë vështirësie të jashtëzakonshme pas daljes së Shqipërisë nga komunizmi, por përpara se drita e lirisë dhe e demokracisë të shihej dhe sigurisht, kjo është një faqe shumë e rëndësishme. Unë shpresoj që edhe filmi për këtë të mund të përfundojë të realizohet së shpejti dhe kam besim në gatishmërinë e ministrit Tajani që të na ndihmojë ta shfaqim këtë film në dhomën e deputetëve, sepse në senat kemi shokun La Russa që me siguri do ta mundësojë këtë.

 

Faleminderit!

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat