Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2025, 13:33

Porti i ri në Porto Romano, ndërtimi nis në 2027-ën - Muçaj: Jemi në fazën e shqyrtimit të ofertave, kosto për fazën I përllogaritet në 350 mln euro

Nga Ola Mitre

Porti i ri në Porto Romano, ndërtimi nis në 2027-ën -

Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender.

Detajet u bënë me dije nga zv.minstrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë diskutimit të pr.buxhetit 2026 në komisionet parlamentare.

Muçaj bëri me dije edhe kostot për fazën e parë të projektit.

Qeveria ka deklaruar se porti i ri në Porto Romano do të krijojë një hapësirë logjistike, që do të shërbejë si qendër për rritjen e mëtejshme ekonomike për zonën Tiranë - Durrës dhe trajtimin e ngarkesave tranzit në port dhe se do ta vendosë Shqipërinë si nyje në rrjetet infrastrukturore rajonale, duke sjellë rritje dhe përmirësime në aspektin e zhvillimit ekonomik e social të vendit.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat