Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali, pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve.
Në qendër të bisedës ishte projekti madhor për ndërtimin e linjës nënujore Shqipëri–Itali, një infrastrukturë energjetike e rëndësishme që do të lidhë sistemet elektroenergjetike të të dy vendeve. Ky projekt është pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim, që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, duke krijuar një rrjet strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike të gjithë rajonit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Balluku theksoi rëndësinë e këtij investimi, i cili pritet të hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ndihmuar në garantimin e qëndrueshmërisë dhe diversifikimit të burimeve të energjisë.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të frytshme me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, z. Gilberto Pichetto Fratin. Diskutuam gjerësisht mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin energjetik, me fokus projektin strategjik për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë dy vendet tona. Ky investim do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe do të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike në rajon,” shkruan Balluku.
Gjatë takimit u theksua se raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë përbëjnë një bazë të fortë për nisma të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
Takimi Balluku–Fratin është zhvilluar në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe italiane në Romë, një ngjarje që synon të forcojë më tej marrëdhëniet strategjike dhe partneritetin ekonomik e institucional mes Tiranës dhe Romës.

Italia, investitori i dytë më i madh në Shqipëri/ Në harkun e një dekade kapitali nga ky vend është pesëfishuar
Italia mbetet investitori më i rëndësishëm dhe më i qëndrueshëm në Shqipëri, duke forcuar pozicionin e saj si partner ekonomik strategjik në dekadën e......
“Depolitizim i administratës zgjedhore” - Gonzato dhe Celibashi japin rekomandimet për reformën
“Palët duhet të krijojnë një produkt të mirë”. Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato teksa foli për rëndësinë e reformës......
Tirana, qendra botërore e sigurimeve - Për herë të parë, Konferenca vjetore e IAIS. Kaçi: Në fokus, qëndrueshmëria e tregut
Po mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca Vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarja më e rëndësishme në fushën......
Gonzato për hetimet ndaj Ballukut: Nuk mund të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ndaj......
“Buxheti 2026 financon Shqipërinë në BE” - Kryenegociatorja Dhuka: Ekonomia shqiptare po bëhet gati për tregun evropian
Buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon financime për një sërë masash të cilat synojnë përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin......
Çfarë parashikohet në buxhetin 2026 për mjedisin? Nga ajër më i pastër, te më shumë zona të mbrojtura dhe riciklim efikas
Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një rritje të konsiderueshme të investimeve në sektorin e mjedisit. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 3.1 miliardë lekë......
Flota rrugore shqiptare po modernizohet - DPSHTRR: Janar-Tetor, rreth 83 mijë automjete të reja të regjistruara
Tregu kombëtar i automjeteve po përjeton një zgjerim të dukshëm dhe të qëndrueshëm, duke reflektuar modernizimin e infrastrukturës rrugore si dhe rritjen e......
Italia planifikon masa kundër platformave “online” - Taksë për pakot me vlerë të ulët. Synohet mbështetja e industrisë së modës
Italia planifikon të miratojë një taksë mbi pakot postare me vlerë të ulët që vijnë nga jashtë vendit, si pjesë e masave për të mbrojtur industrinë e modës......





