Parku Eolik i Tropojës - Balluku i jep kompanisë amerikane CWP certifikatën për ndërtimin

Amerikanët do të ndërtojnë parkun eolik 600 megavat në Tropojë. Në ceremoninë ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe e ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Nancy van Horn, zv/kryeministrja Balluku i dha kompanisë amerikane CWP çertifikatën për ndërtimin e parkut eolik të Tropojës.
Sipas Kryeministrit, parku eolik është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme
“Në harkun e 12 muajve, pa llogaritur periudhën kur dimri është intensive, ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, do të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë të rinovueshme në vendin tonë. Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë, rrugëtimin e suksesshëm, ka marshuar në disa vende, përpara se të arrinte në Shqipëri. Unë kam siguri se do të përfitojmë dije të reja dhe vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe të veprimit në një sektor kaq strategjik.
Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi të madh strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Ne kemi pasur për një periudhë të gjatë një varësi nga uji.
Kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blejmë sasi të mëdha me çmime të kripura. Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit”.

Në fjalën e saj, zëvëndëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha se ky projekt nuk është një rastësi por rezultat i politikave të studiuara dhe strategjisë së ndjekur.
“Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete, nëpërmjet projektit të kompanisë amerikane CWP, me kapacitet të pritshëm për t’u instaluar 600 MW. Kjo nuk është një rastësi. Nuk është një rezultat i një politike të pa studiuar. Vjen në bazë të një strategjie. Dua të përgëzoj CWP për të gjithë intensitetin me të cilin ka punuar, për bashkëpunimin që ka pasur me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe padyshim edhe për vështirësitë që ka hasur gjatë punës, pasi duhet thënë që parqet eolike kanë një vështirësi më të madhe gjatë studimit dhe padyshim gjatë ndërtimit të tyre, qoftë kjo për shkak të zonave, korridoret e erës në Shqipëri ndodhen mbi lartësinë 120 metra. Pra, flasim për zona kryesisht kodrinore dhe malore. Por nga ana tjetër duhet pasur parasysh që për të ndërtuar një projekt të tillë ka nevojë për një kohë ngjizje që për ju quhet koha e studimit 4 stinore, ose ndryshe 12 muaj. Pra janë projekte të cilat kërkojnë një kohë të gjatë implementimi, studimi, por nga ana tjetër sigurisht pasi ato ndërtohen ashtu siç duhet dhe me të gjithë studimet e duhura kanë impakt të jashtëzakonshëm në energjinë, dhe si rrjedhojë në ekonominë e një vendi”, tha Balluku.
Në fjalën e saj, zv/kryeministrja u shpreh se, vetëm në kohët e fundit, mbi 1.5 mld euro investime private janë në proces në sektorin e energjisë. Zëvëndëskryeministrja tha se nuk po ndërtohen thjesht projekte për të sotmen por themelet e një sistemi energjetik që do t’u shërbejë dekadave që do të vijnë në një sistem që vendos në qendër qëndrueshmërinë dhe afron Shqipërinë çdo ditë e më shumë me objektivat evropiane.
“Gjatë këtyre viteve, në tërësi janë angazhuar mbi 2 mld euro të investuara. Kemi një portofol projektesh që do çojë kapacitetet më tej se 1500mgë/h. Në energjinë e erës për herë të parë, po hyjmë në fazën e realizimit të projekteve konkrete me kapacitet të pritshëm 600 mgW/h. Parqet eolike kanë një vështirësi më të madhe gjatë studimit dhe ndërtimit të tyre. I gjithë ky diversifikim na bën më të qendrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Këto investime private kanë një impakt të drejtëpërdrejtë në sektorin energjetik, ulin varësinë nga importi, janë investime që krijojnë vende punë, rrisin të ardhurat dhe fuqizojnë ekonominë lokale”.
Aktualisht, Shqipëria po investon në linjat e transmetimit, që lidhen me të gjithë fqinjët tanë. Është përfunduar thuajse e gjithë linja që shkon deri në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria është një nga vendet më mirë të lidhura në sistemin e transmetimit.
Ndërtimi i korridorit VIII - Gati shpronësimet për 13 pasuri në lotin III të segmentit Elbasan-Qafë Thanë
Ndërtimi i korridorit VIII, po avancon me shpronësimet e pronarëve që preken nga ky projekt. Agjencia Shtetërore e Shpronësimit ka shpallur kërkesën për......
Përmbytjet, Shkodra dhe Lezha më të prekurat - Në total, rreth 1,700 hektarë tokë bujqësore nën ujë
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Si pasojë, në disa qarqe janë......
Mbikalimi i ri në Qafë Kashar – ARRSH njofton mbi ndryshimin e qarkullimit në këtë aks
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do......
Drejt marrëveshjes të tregtisë së lirë BE-Indi/ Kancelari Merz takohet në Indi me homologun Modi
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Bashkimi Evropian dhe India mund të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë brenda këtij muaji, pasi u......
Kolaudimi i makinave, ndryshojnë rregullat - Kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit. Info nga BE për km dhe historikun e aksidenteve
Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë......
Transparencë më e plotë në nivel vendor: Programet e reja model me fushë të dedikuar për Këshillin Bashkiak, zbatim edhe nga Këshillat e Qarqeve
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar dy programe model të Transparencës për autoritetet publike dhe......
Mbështetje për bazën ushqimore të bagëtive - Ministri Salla, në Levan. Nis evidentimi i dëmeve në terren
Blegtorët që janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit do të mbështeten nga Ministria e Bujqësisë për bazën ushqimore të bagëtive, me qëllim garantimin e......
Rreth 1 në 4 emigrantë kryejnë studimet e larta jashtë/ Vetëm 10% e tyre vendosin të kthehen sërish në Shqipëri
Përvoja e emigrimit po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritjen e kapitalit njerëzor të shqiptarëve, veçanërisht përmes arsimit dhe përvojës......


