Rreth 1 në 4 emigrantë kryejnë studimet e larta jashtë/ Vetëm 10% e tyre vendosin të kthehen sërish në Shqipëri
Përvoja e emigrimit po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritjen e kapitalit njerëzor të shqiptarëve, veçanërisht përmes arsimit dhe përvojës ndërkombëtare të punës. Të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve shqiptarë zgjedhin të ndjekin arsim të lartë ose të fitojnë aftësi profesionale jashtë vendit, duke përmirësuar perspektivat e tyre në tregun e punës.
Më shumë se një e katërta, 27% e emigrantëve aktualë që zotërojnë një diplomë të lartë e kanë përfunduar arsimin universitar jashtë Shqipërisë, një përqindje dukshëm më e lartë krahasuar me emigrantët që kthehen, ku kjo shifër është rreth 10%. Ky dallim sinjalizon një rritje të emigrimit për qëllime arsimore, sidomos tek brezat më të rinj. Paralelisht, rreth 60% e emigrantëve raportojnë se kanë rritur kapitalin e tyre njerëzor përmes përvojës ndërkombëtare të punës, e cila shoqërohet me përfitime konkrete në paga pas kthimit në Shqipëri.
Të rinjtë e moshës 15–24 vjeç rezultojnë grupmosha më aktive në ndjekjen e arsimit jashtë vendit. Rreth 20 % e emigrantëve dhe atyre që janë kthyer nga kjo grupmoshë kanë arritur nivelin e tyre më të lartë të arsimit jashtë Shqipërisë, ndërsa tendenca e studimeve jashtë vendit bie ndjeshëm me rritjen e moshës. Më shumë se një në tre individë të kësaj grupmoshe kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë, çka pasqyron rritjen e lëvizshmërisë studentore, mundësitë për bursa dhe migrimin e synuar për studime.
Arsimi i lartë mbetet niveli dominues i studimeve jashtë vendit për emigrantët aktualë. Pothuajse një në katër emigrantë nën moshën 30 vjeç janë aktualisht të regjistruar në institucione arsimore jashtë Shqipërisë. Nga këta, 59 % ndjekin studime të arsimit të lartë, ndërsa 36 % janë të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë, duke treguar qartë orientimin e të rinjve drejt kualifikimeve më të avancuara.
Në tërësi, të dhënat sugjerojnë se emigrimi nuk është vetëm një lëvizje ekonomike, por edhe një investim afatgjatë në kapitalin njerëzor, nga i cili përfitojnë si individët, ashtu edhe ekonomia shqiptare në perspektivë.
“Brenda 1 viti parku eolik hyn në prodhim” - Rama: Energjetika, sektori i garave të hapura ndërkombëtare
Gjatë prezantimit të parkut eolik të Tropojës, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Në harkun e 12 muajve, pa llogaritur periudhën kur dimri është intensive, ky......
Huatë e këqija, pranë 4.19% në Nëntor/ Pas sinjaleve të verës, kreditë me probleme rikthehen në rënie
Pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme u rrit lehtë gjatë muajit gusht dhe shtator duke arritur në 4.19% dhe 4.37% nga 4.04%......
Rritet akciza për duhanin me 250 lekë/kg - Në 2027-ën aplikohet kalendar i ri, çmime më të larta
Duhanpirësit po përballen me çmime të rritura të paketave. Rritja vjen si rrjedhoje e kalendarit të akcizës për duhanin i cili është miratuar në vitin 2022, ......
Ritestimi i patentës, 13.1% e shoferëve rifitojnë lejen - DPSHTRR: Vetëm drejtuesit e përgatitur rikthehen në qarkullim
Rifitimi i lejes së drejtimit mbetet një sfidë për shumë drejtues mjetesh. Shifrat zyrtare tregojnë se jo të gjithë janë të përgatitur për t’u rikthyer në......
Amerikanët do ndërtojmë parkun eolik të Tropojës- Balluku certifikon kompaninë amerikane CWP për ndërtimin e parkut 600 MW
Kryeministri Edi Rama, së bashku me Zv.Kryeministren, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantojnë investimin e parkut......
Portë hyrëse energjie për Evropën Juglindore - Greqia pret zhvillime të rëndësishme për gazin e lëngshëm
Brenda këtij viti priten zhvillime të rëndësishme drejt sigurimit të rolit të Greqisë si porta energjetike e Evropës Juglindore dhe në veçanti, si një pikë......
Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset - ARRSH: Në zonat malore duhen goma dimërore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se gjatë orëve të natës nuk janë regjistruar reshje shiu, apo dëbore. Kushtet atmosferike janë të qëndrueshme,......
Bakri po bëhet si ari - Priten mega-marrëveshje në industri
Ethet e bakrit po hapin derën për mega-marrëveshje në industri, ndërsa lojtarët gjigantë luftojnë për të rritur më tej pjesët e tyre të tregut, ndërsa......


