Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2022, 10:02

Kursi i Këmbimit – Bie dollari, euro qëndron statik, rritet paundi dhe franga

Nga SCAN TV
Kursi i Këmbimit – Bie dollari, euro qëndron statik, rritet

Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 116 lekë dhe duke u shitur me 117.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Euro ka qëndruar pothuajse e pandryshuar pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 117.4 lekë dhe është shitur me 118 lekë.

Paundi britanik ka shënuar rritje në raport me dje pasi blihet sot me 134.3 lekë dhe shitet me 137 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane ka pare një rritje, teksa blihet sot me 120.1 lekë dhe shitet me 121.5 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat