Korriku, rekord importesh të pijeve dhe duhanit - Rreth 2.7 dhe 1.3 miliardë lekë, vlera më e lartë që nga viti 2005

Xhorxhina Deda/SCAN
Shifrat e tregtisë së jashtme për muajin Korrik veçojnë një sërë treguesish që kanë pësuar ndryshime interesante. Nëse analizojmë të dhënat e importit sipas kapitujve, shohim se disa prej tyre kanë shënuar rekorde, të nxitura kryesisht edhe nga ecuria mjaft pozitive e turizmit.
Mes kapitujve që kanë shënuar rritje, “Scan Intel” u ndal këtë herë kryesisht tek “Pijet, alkoolet dhe uthullat” dhe “Duhani dhe zëvëndësuesit e përpunuar të duhanit”. Nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit e tregtisë së jashtme del në pah se vlera e importeve të pijeve, alkooleve dhe uthullave gjatë muajin Korrik të këtij viti është më e larta që nga viti 2005.
Vlera e importit të pijeve arriti në rreth 2.7 miliardë lekë ose 24.2% më e lartë se i njejti muaj i vitit të kaluar. Nga shifrat e përpunuara, muaji i dytë me vlerën më të lartë të importit të pijeve është korriku i vitit të kaluar, kur llogariteshin rreth 2.2 miliardë lekë importe. Pra, Korriku i këtij viti ka arritur të thyejë rekordin e mëparshëm. Ky tregues është ndikuar kryesisht nga turizmi, por edhe nga temperaturat e larta që kanë shoqëruar muajn Korrik, duke rritur kështu kërkesën për pije.
Por si paraqiten pijet, alkoolet dhe uthullat sa i përket peshës së importeve ndër vite? Referuar të dhënave sa i përket importit të pijeve në volum, shohim se kemi të bëjmë me një tjetër rekord. Muaji Korrik i këtij viti ka regjistruar rekord edhe në volum, duke u rritur me 18%.
Nga ana tjetër, ndryshime kemi edhe sa i përket grupit të duhanit. Sipas të dhënave, ky kapitull regjistron shifrën e dytë më të lartë për muajin Korrik, që nga Janari i vitit 2005. Vlera e importit të duhanit dhe zëvëndësuesit të përpunuar të duhanit arriti në korrik një shifër prej 1.3 miliardë lekë. Nëse marrim në analizë vetëm muajin Korrik sipas viteve, importi i duhanit ka regjistruar rekord absolut këtë vit.

Paundi rritet në nivelin më të lartë në 29 muaj pas sinjalit të uljes së normës së Fed në Jackson Hole!
Edel Strazimiri / SCAN Paundi britanik u rrit kundrejt monedhave të tjera në grupin G-10 të premten pas simpoziumit Jackson Hole, një konferencë në Wyoming......

Çmimet e naftës rriten pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës së papërpunuar ishin më të larta në seancën e hershme aziatike mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e......

Kriza e vajit të ullirit: Fermerët spanjollë akuzojnë supermarketet për fryrje të çmimeve mes mungesës së prodhimit!
Edel Strazimiri / SCAN Valët e të nxehtit dhe thatësira kanë dëmtuar prodhimin e vajit të ullirit në vitet e fundit. Spanja, ofruesi më i madh në botë......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 89.1 lekë dhe është shitur me 90.1 lekë nga java e kaluar sipas kursit të......

Qeveria rrit huamarrjen në tregun e brendshëm - Shtohet me 24.7 mld lekë vetëm në T2, risi blerja e titujve nga jorezidentët
Lidion Kulla/SCAN Huamarrja e re neto në tregun e brendshëm u shtua me 24.7 miliardë lekë në tremujorin e dytë, e cila konsistoi thuajse tërësisht, apo......

Britani, fatura e energjisë do të rritet me 10% - Çmimet e tregut ndërkombëtar kanë nxitur zgjerimin
Kristi Ceta/SCAN Familjet do të fillojnë dimrin me një rritje prej 10% në faturat e tyre të energjisë pasi rregullatori i industrisë rriti kufirin e......

Termocentrali më i madh gjeotermik në Evropë - Kroacia fillon punimet për ndërtimin e impiantit
Kristi Ceta/SCAN Kroacia ka filluar punimet për ndërtimin e termocentralit më të madh gjeotermik në Evropë. Impianti do të ngrihet në veri-lindje të......

Kina prezanton humanoidët me bateri - Robotët do të përdoren për montimin e makinave elektrike
Kristi Ceta/SCAN Pasi ka dominuar tregun e automjeteve elektrike, Kina tani po ndjek kompaninë Tesla në garën për të ndërtuar humanoidë me bateri. Këta......