FED sinjalizon tre ulje të interesave në 2024 - Powell: Këtë herë, lufta kundër inflacionit ishte e ndryshme

Shefi i Rezervës Federale, Jerome Poëell, deklaroi të mërkurën se kushtet unike ekonomike të krijuara nga pandemia Covid-19 kanë ndihmuar përpjekjen e bankës qendrore për të ulur inflacionin pa shkaktuar një recesion, një arritje e rrallë në historinë ekonomike të SHBA. Rezerva Federale sinjalizoi në projeksionet e saj të fundit ekonomike se do të ulë normat e interesit në 2024 edhe me ekonominë ende në rritje, e cila potencialisht do të ishte në rrugën e një recesioni të butë, që shumë ekonomistë e panë me skepticizëm, kur banka qendrore filloi të rriste në mënyrë agresive normat e interesit vitin e kaluar, për të luftuar inflacionin pas pandemisë.
“Ky inflacion nuk ishte një rritje klasike e kërkesës. Ishte një kombinim i kërkesës shumë të fortë dhe kufizimeve të pazakonta nga ana e ofertës, si në kahun e mallrave, por edhe në kahun e punës, sepse patëm një ‘shok” të krahut të punës”, tha Powell në konferencë për shtyp, pas takimit të fundit të vitit. Rezerva Federale e ka parë luftën kundër inflacionit si një betejë me dy fronte. Në njërën anë ishte përpjekja për të dobësuar kërkesën në ekonomi, ndërsa kurba vertikale e ofertës ishte normalizuar. Tashmë pjesët kryesore të ofertës në ekonomi po i afrohet niveleve ku ishin përpara pandemisë.
Gjendja e ekonomisë amerikane aktualisht është e ngjashme me mënyrën se si Powell dhe anëtarët e tjerë të Fed e përshkruan situatën e inflacionit në vitin 2021, duke thënë se rritja e shpejtë e çmimeve do të jetë kalimtare. Bankierët qendrorë iu larguan kësaj narrative, ndërsa inflacioni u përshpejtua dhe më pas filluan të rrisin në mënyrë agresive normat e interesit, në mars 2022. Që nga ajo kohë, Rezerva Federale e ka rritur normën bazë të interesit me më shumë se 5 pikë përqindjeje. Ndërsa shumë analistë në Ëall Street parashikonin një recesion gjatë vitit 2023, ekonomia amerikane u shfaq çuditërisht shumë elastike.
Edhe tregu i aksioneve është rritur ndjeshëm, pas shitjeve masive të vitit 2022, me indeksin Doë Jones që preku nivelin më të lartë në histori të mërkurën.
Edhe pse Powell tha se ekonomia e SHBA-së është ngadalësuar ndjeshëm në muajt e fundit, Rezerva Federale ende parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet me 1.4% vitin e ardhshëm. Për sa i përket normave të interesit, Rezerva Federale i mbajti të pandryshuara në intervalin nga 5.25%-5.5% dhe sinjalizoi të paktën tre ulje në vitin 2024.
Tregjet e kishin parashikuar gjerësisht vendimin për të qëndruar në vend, i cili mund t'i japë fund një cikli prej 11 rritje me radhë, duke e shtyrë normën e fondeve në nivelin më të lartë në më shumë se 22 vjet. Megjithatë, kishte pasiguri se sa ambicioze mund të ishte banka qendrore në lidhje me lehtësimin e politikave. Pas publikimit të vendimeve, indeksi Dow Jones u rrit me më shumë se 400 pikë, duke tejkaluar nivelin e 37,000 pikëve, për herë të parë në histori. Gjithashtu, Powell sinjalizoi edhe katër ulje të tjera gjatë vitit 2025, ose 1 pikë përqindje të plotë. Tre reduktime të tjera në vitin 2026 do ta çonin normën bazë të interesit në intervalin 2%-2.25%, afër perspektivës afatgjatë.
Në konferencën për mediat, Powell tha: “Treguesit e fundit sugjerojnë se rritja e aktivitetit ekonomik është ngadalësuar ndjeshëm, krahasuar me ritmin e jashtëzakonshëm në tremujorin e tretë të vitit. Megjithatë, Prodhimi i Brendshëm Bruto është në rrugën e duhur për t'u zgjeruar me rreth 2.5% për vitin 2023.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

OSHEE: Plan masash për të siguruar një furnizim sa më të mirë me energji gjatë muajit festiv!
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEEGroup, njofton se po zbaton planin e masave për të siguruar një furnizim sa më të mirë me energji elektrike......

Pse tregjet e festave në Europë janë kaq të shtrenjta këtë vit?
Në disa pjesë të Europës, çmimet e larta dhe tregjet e festave shkojnë dorë për dore. Por kostot në rritje të këtij viti kanë ardhur si tronditëse. Një......

Threads më në fund është në dispozicion për përdoruesit në Europë!
Meta's Threads, një rival i Twitter-it, tani është i disponueshëm në Bashkimin Europian pas një vonese, siç thuhet për shkak të rregullave të bllokut kundër......

BQE mban të pa lëvizura normat dhe pret që inflacioni të bjerë gjatë vitit 2024!
Në një lëvizje shumë të pritur, Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane (BQE) njoftoi sot vendimin e tij për të ruajtur normat bazë aktuale të interesit,......

ARRSH njoftim për qytetarët - Bllokohet qarkullimi në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe gjatë ditës së shtunë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ARRSH ka bërë me dije se në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me......

Ekskluzive: Shqipëria “braktis” Bangladeshin për punëtorë, orientohet drejt Indisë - Jaka, për SCAN TV: Vendet aziatike janë një potencial real. Nisma konkrete
Nevoja për fuqi punëtore ka bërë Shqipëria të shohë Filipinet dhe Indinë si vende me potencial të madh për rekrutimin e punëtorëve, duke hequr dorë nga......

Sa do të jetë bonusi për shtresat në nevojë dhe punonjësit e administratës? Detajet
Ministri Mete gjatë fjalës së tij shpjegoi më konkretisht se shpërblimi apo bonusi i fund vitit është në të njëjtën masë që iu dha pensionistëve, ndërsa për......

Kryeministri jep detaje mbi samitin në Bruksel - ‘Ftohja e marrëdhënieve me Greqinë”/ Rama: Çështje që duhet ta trajtojmë mes nesh
Një ditë pas samitit Ballkani Perëndimor – Bashkimi Evropian, kryeministri Rama së bashku me ministrin e Financave Ervin Mete kanë mbajtur një konferencë për......