Sa do të jetë bonusi për shtresat në nevojë dhe punonjësit e administratës? Detajet

Ministri Mete gjatë fjalës së tij shpjegoi më konkretisht se shpërblimi apo bonusi i fund vitit është në të njëjtën masë që iu dha pensionistëve, ndërsa për disa kategori të posaçme të cilat kanë përfituar aktualisht, siç kanë qenë invalidët e punës apo përfitues të pensioneve familjare, praktikisht tani dyfishohet masa.
Ai shtoi se edhe brenda kategorive që mbështeten me këtë akt normativ, për kategori të posaçme siç janë p.sh familjet me ndihmë ekonomike, por me fëmijë, edhe ata marrin dyfishin e masës, që do të thotë marrin 10 mijë lekë të reja. Ndërkohë, për punonjësit e administratës të cilët kanë qenë të përfshirë në procesin e screening dhe takimet bilaterale, do të jetë një pagë shpërblim.
“Si çdo fundvit, në varësi të ecurisë së investimeve apo projekteve, ne optimizojmë apo përpiqemi të optimizojmë shpenzimet dhe praktikisht rialokimet bëhen nga projekte të huaja apo të brendshëm që për shkak të ecurisë vlerësohet që është më efektive të riaolokohen në projekte me ecuri më pozitive.
Dua të theksoj edhe që, siç besoj jeni në dijeni, ecuria e të ardhurave gjatë këtij viti ka qenë pozitive dhe ne në rishikimin e kaluar, në tetor, patëm një projeksion në rritje të të ardhurave dhe përgjithësisht drejt realizimit të atij projeksioni të të ardhurave duke synuar që, dhe besoj që kjo është e rëndësishme pavarësisht aktit normativ, që të mos ketë në tatime asnjë rimbursim TVSH-je të mbetur për vitin vjetër. Pra, të mos ketë asnjë, madje të përshpejtohen rimbursimet e TVSH-së, të realizohen të ardhurat dhe të mund edhe të rialokohen shpenzimet për tu optimizuar” tha Mete.
E . S / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Kryeministri jep detaje mbi samitin në Bruksel - ‘Ftohja e marrëdhënieve me Greqinë”/ Rama: Çështje që duhet ta trajtojmë mes nesh
Një ditë pas samitit Ballkani Perëndimor – Bashkimi Evropian, kryeministri Rama së bashku me ministrin e Financave Ervin Mete kanë mbajtur një konferencë për......

Bonusi i fundvitit – Mete: Plotësuam paketën e solidaritetit edhe për një sërë shtresash në nevojë!
Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të Aktit Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2023 Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete u shpreh......

Çmimi i energjisë nuk ndryshon - ERE do të lerë në fuqi tarifat aktuale për shitjen me pakicë dhe shpërndarjen
Çmimi i energjisë elektrike dhe tarifat e shpërndarjes nuk do të ndryshojnë, ndonëse rikthimi i tarifimit me fasha ishte një alternativë e diskutuar gjatë......

Hartohet strategji e re për sigurinë kombëtare - Në dokument përfshihen edhe sfidat apo kërcënimet për ekonominë
Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend Strategjinë e Sigurisë Kombëtare për periudhën 2023-2028. Sipas ekzekutivit, ky document pason atë të......

Investim strategjik, parku energjetik me fuqi 826 MW - Miratohet faza e parë për central diellor dhe eolik. Rrëzohen 7 aplikime të tjerë
Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar projektin për ndërtimin e një parku fotovoltaik dhe eolik në Tropojë, teksa 7 aplikime të tjerë janë refuzuar.......

Fondet e investimeve, 30 Mln euro më shumë se 2022 - Rikthim gradual në normalitet. Rritet vlera e aseteve, si dhe numri i anëtarëve
Fondet e investimeve në vend duket se kanë lënë pas momentin e vështirë që kaluan në vitin 2022, duke u rritur brenda nëntëmujorit të këtij viti me më shumë se......

Pse po rritet papunësia tek të rinjtë? - Civici: Pagat dhe cilësia e vendeve të punës po dekurajon këtë grupmoshë
Papunësia tek të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët kanë edhe potencialin më të lartë, regjistrohet në nivelin 22 për qind në tremujorin e tretë të......

Pagat e infermierëve: Cilat vende paguajnë më shumë dhe më pak në Europë?
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor u rritën në të gjithë Europën gjatë pandemisë COVID-19, por Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)......