'Tirana Grand Prix–Warm Up' rikthen makinat historike në sheshin “Nënë Tereza” më 6 qershor

Automjetet klasike dhe atmosfera e automobilizmit retro do të rikthehen në zemër të kryeqytetit me aktivitetin “Tirana Grand Prix – Warm Up”, i cili do të zhvillohet më 6 qershor 2026 në sheshin “Nënë Tereza”, nga ora 16:00 deri në 20:00.
I organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), eventi shërben si gara paraprake e Tirana Grand Prix 2026 dhe synon të promovojë kulturën automobilistike, trashëgiminë historike të mjeteve klasike dhe pasionin për automjetet që kanë lënë gjurmë në historinë e transportit.
Në qendër të aktivitetit do të jenë automjetet historike dhe klasike (retro), të prezantuara nga koleksionistë dhe klube automobilistike nga Shqipëria dhe vendet e rajonit. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin nga afër modele ikonike që përfaqësojnë periudha të ndryshme të evolucionit të industrisë automobilistike.
Programi përfshin paradën dhe ekspozimin e automjeteve historike, si dhe garën e rregullsisë (regularity), ku pjesëmarrësit vlerësohen për saktësinë në respektimin e kohës së përcaktuar nga organizatorët, duke ofruar një spektakël të veçantë për publikun.
Nisma Tirana Grand Prix, e cila nisi në vitin 2023, ka krijuar një traditë të re në jetën publike të kryeqytetit, duke kombinuar elementët kulturorë, turistikë dhe historikë me pasionin për automobilizmin.
Hyrja në aktivitet do të jetë e lirë për publikun në zonat e përcaktuara nga organizatorët.
Tatimet: Të ardhurat në maj 2026 arrijnë 36.5 miliardë lekë, 10.6% më shumë se një vit më parë
Të ardhurat tatimore kanë vijuar trendin pozitiv edhe gjatë muajit maj 2026, duke regjistruar një rritje të ndjeshme si ndaj planit të parashikuar, ashtu......
“Integrimi hyn në fazën më kërkuese” - Rama me Presidentin e KiE: Domosdoshmëri të fillojmë mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon 191 lekë/litër
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën......
Karrierë e re pas të 30-ave, trendi që po fiton terren - Ekspertët: Rikualifikimi profesional, zgjedhja e re e të rriturve
Dikur konsiderohej një vendim i vështirë dhe i rrezikshëm. Sot, ndryshimi i profesionit pas moshës 30 apo 40 vjeç po kthehet në një fenomen gjithnjë e më të......
Gazi natyror, hapet rruga për impiantet e vogla - ERE nis ndryshimet në rregulloren e licencimit, shtohen si aktivitete të reja në sektor
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për ndryshimin e rregullores që përcakton procedurat dhe afatet për licencimin e aktiviteteve në sektorin e......
Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga fëmijët, te të rinjtë. Vendi po humbet brezat e rinj. Shtohen të moshuarit
Ndërsa numri i banorëve bie nga viti në vit, ndryshimet më të dukshme po shfaqen në strukturën sipas moshës, ku grupmoshat e reja po pakësohen, ndërsa pesha......
Shqipëria nis vitin me rritje të fortë të turizmit/ Kryeson rajonin për netëqëndrimet në tremujorin e parë
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se vendi ka......
Tirana mban gjysmën e kursimeve bankare në vend - BSH: Diferenca të mëdha në nivelin e depozitave sipas qarqeve
Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër qarqet......



