Pse në Shqipëri nuk reflektohen çmimet e naftës? - Analiza/Sa do tregtohej nafta nëse do ishte pa taksa

Çmimi i naftës në Shqipëri nuk mund të jetë më i ulët se 130 lekë për litër, apo e thënë ndryshe ky nivel është dyshemeja nga nis çmimi për konsumatorët shqiptarë.
Sipas një analize të ATLAX, në Shqipëri, rreth 50–60% e çmimit të karburantit përbëhet nga taksat dhe tarifat (akcizë, taksë qarkullimi, karbon, TVSH, taksa vendore, tarifë).
Kjo për shkak se 40 lekë/litër aplikohet akciza mbi naftën, 30-32 lekë llogaritet TVSH, 27 lekë taksa e qarkullimit dhe 11 lekë taksa e karbonit dhe të tjera, duke e çuar nivelin e taksave në 110 lekë për litër apo 50 % të çmimit final. Ndërsa 10% e përbëjnë kosto logjistike dhe marzhi i fitimit , ndërsa vetëm 40 % është kosto reale e produktit. Konkretisht kostot operative, punonjës, energji, qira, llogariten në 6-8 lekë për litër, marzhi i fitimit 7-10 lekë për litër, ndërsa kosto reale e produktit rezulton rreth 80 lekë/litër.
Referuar analizës, kjo strukturë është arsyeja kryesore që çmimi final mbetet i lartë edhe kur çmimet ndërkombëtare bien . Në terma praktikë edhe nëse nafta do të blihej falas, vetëm taksat dhe kostot do ta çonin çmimin rreth 130 lek/litër.
Së dyti në tregun shqiptar zbatohet një elasticitet asimetrik i çmimit. Tregu shqiptar karakterizohet nga fenomeni ku rritjet e çmimit reflektohen shumë shpejt dhe uljet reflektohen më ngadalë. Kjo qasje reaguese e tregut lidhet me strukturën oligopoliste të tregut dhe stokun e karburantit. Arsyeja kryesore lidhet me strukturën e tregut dhe menaxhimin e stokut, sepse operatorët rrisin çmimin menjëherë kur rritet kostoja për të mbrojtur marzhin, por e ulin më ngadalë për shkak të stokut të blerë më shtrenjtë dhe konkurrencës së kufizuar në treg.
Së treti, rritjet fiskale që vijuan edhe në vitin 2026, ku çmimi është ndikuar edhe nga indeksimi i akcizës +1.5% dhe rritja e taksës së karbonit në 4.5 lek/kg, kanë shtuar presionin fiskal mbi çmimin final.
Në kushtet e një çmimi rreth 200–201 lek/litër, duke qenë se karburanti është një nga produktet më të fiskalizuara në ekonomi, shteti është përfituesi kryesor i çmimit final. Pesha e produktit real (nafta si mall) është më e vogël se pesha fiskale si dhe çdo rritje e taksave ose çmimeve ndërkombëtare përkthehet menjëherë në inflacion pasi karburanti ndikon drejtpërdrejt në transport, ushqim dhe logjistikë.
Ekspertët kanë sugjeruar që në kushtet e rritjes së çmimit, qeveria të ndërhyjë me uljen apo heqjen e akcizës së naftës.
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan. Forcohen Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie të konsiderueshme të vlerës ditën e sotme në raport me një ditë më parë pasi është blerë me 83 lekë dhe është......
Bie rrjeti kombëtar elektrik i Kubës, miliona njerëz pa energji - Kuba po zhvillon bisedime me SHBA për tejkalimin e krizës
Rrjeti kombëtar elektrik i Kubës ra të hënën, tha operatori i rrjetit të vendit, duke lënë rreth 10 milionë njerëz pa energji elektrike për shkak të një......
Qeveria zvicerane kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë - “Është kërcënim për ekonominë dhe për bashkëpunimin me BE”
Qeveria zvicerane i kërkoi elektoratit vendas që të refuzojë një iniciativë që synon kufizimin e popullsisë së saj në 10 milionë. Sipas qeverisë ky kufizim,......
Alibaba, prezanton platformën AI për ndërmarrjet - Çmenduria e agjentëve artificialë ka përfshirë Kinën
Grupi Alibaba prezantoi këtë të martë, një platformë të inteligjencës artificiale për ndërmarrjet që synojnë automatizimin, duke intensifikuar konkurrencën......
Lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump shtyn vizitën në Pekin - Përparësi e të dy palëve mbajtja e marrëdhënieve në ekuilibër
Kërkesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të shtyrë samitin e planifikuar në Pekin me udhëheqësin kinez Xi Jinping zbeh mundësitë për një bashkëpunim......
Britania shpall nismën e punësimit për të rinjtë - Qëllimi: Zbutja e papunësisë. Financimi: 1 mld paund
Britania do të investojë 1 miliard paund shtesë (1.3 miliardë dollarë) për të hapur vende pune për të rinjtë, tha qeveria. Kjo wshtw pjesë e një përpjekjeje......
Gjiri Persik, Irani rifillon sulmet ndaj aleatëve të SHBA - Trump thotë se kjo nuk pritej, por ai ishte i paralajmëruar
Irani nisi sulme të reja ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe të martën, lloji i sulmeve hakmarrëse ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik. Presidenti Trump......
Kalimi i kuotave të aksioneve, 2,500 transaksione shitje e dhurimi, Tatimet: Deklaroni vlerën e saktë
Administrata Tatimore ka identifikuar rreth 2,500 transaksione të shitjes dhe dhurimit të kuotave apo aksioneve gjatë vitit 2025, duke rritur vëmendjen ndaj......


