Lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump shtyn vizitën në Pekin - Përparësi e të dy palëve mbajtja e marrëdhënieve në ekuilibër

Kërkesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të shtyrë samitin e planifikuar në Pekin me udhëheqësin kinez Xi Jinping zbeh mundësitë për një bashkëpunim të mundshëm ekonomik mes dy vendeve. Lëvizja e Trump tregon se si konflikti i Iranit ka ndryshuar axhendën e tij të politikës së jashtme. Vonesa shtyn rindërtimin e marrëdhënieve dypalëshe, pikërisht kur të dyja palët përfunduan bisedimet tregtare me rëndësi të lartë në Paris të hënën, duke hedhur themelet për udhëtimin e Trump në Pekin, fillimisht të planifikuar për në fund të muajit.
"Situata nuk është në rrezik dhe Pekini ende dëshiron të organizojë samitin, por konflikti SHBA-Iran dhe vendimi i Gjykatës së Lartë mbi politikat tarifore i kanë komplikuar këto përpjekje", tha Zhao Minghao, një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti i Shangait.
Një burim i njohur me bisedimet e Parisit tha para ditës së dytë të takimeve se Kina tregoi hapje ndaj blerjeve të mundshme të mallrave bujqësore amerikane. Të dyja palët diskutuan gjithashtu rrjedhën e mineraleve të rralla të tokës të kontrolluara kryesisht nga Kina. Gazeta shtetërore China Daily i përshkroi negociatat në një editorial si "konstruktive".
Zyrtarët amerikanë kanë dërguar mesazhe të përziera në lidhje me arsyen e shtyrjes sw takimit. Të dielën, Trump i tha gazetës Financial Times se mund ta shtyjë takimin nëse Kina nuk ndihmon në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit. Të hënën, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, tha se Trump mund ta shtyjë udhëtimin për shkak të koordinimit të përpjekjeve të luftës - jo për shkak të kërkesës që Kina të ndihmojë në ruajtjen e ngushticës apo për shkak të ndonjë mosmarrëveshjeje tregtare.
Megjithatë, pavarësisht vonesës, përparësia për të dyja palët është mbajtja e marrëdhënieve në një nivel të ekuilibruar dhe vazhdimi i planifikimit për një vizitë të suksesshme, thanë analistët.
Britania shpall nismën e punësimit për të rinjtë - Qëllimi: Zbutja e papunësisë. Financimi: 1 mld paund
Britania do të investojë 1 miliard paund shtesë (1.3 miliardë dollarë) për të hapur vende pune për të rinjtë, tha qeveria. Kjo wshtw pjesë e një përpjekjeje......
Gjiri Persik, Irani rifillon sulmet ndaj aleatëve të SHBA - Trump thotë se kjo nuk pritej, por ai ishte i paralajmëruar
Irani nisi sulme të reja ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe të martën, lloji i sulmeve hakmarrëse ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik. Presidenti Trump......
Kalimi i kuotave të aksioneve, 2,500 transaksione shitje e dhurimi, Tatimet: Deklaroni vlerën e saktë
Administrata Tatimore ka identifikuar rreth 2,500 transaksione të shitjes dhe dhurimit të kuotave apo aksioneve gjatë vitit 2025, duke rritur vëmendjen ndaj......
Gjenerata Z në Shqipëri dhe rajon nuk ka pavarësi ekonomike - Tregu i punës, sfida më e madhe për të ardhmen
Punësimi, ekonomia dhe arsimi janë tre shqetësimet kryesore për brezin e ri në Shqipëri. Sipas raportit “Gjenerata Z në Ballkanin Perëndimor”, të rinjtë......
Rama: Punimet po vijojnë, nyje kryesore e hyrjes në qytetin e Shkodrës
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se punimet në Bahçallëk, një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës,......
Zgjerimi i Turizmit shton varësinë nga sektori/ Sjell miliarda në ekonomi, por edhe kosto për vendasit
Turizmi po merr një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë shqiptare. Sipas një analize të publikuar nga platforma e vizualizimit të të dhënave Visual......
Sa ju kushton kredia konsumatore? - Jo vetëm këste dhe interesa. Komisione disbursimi dhe penalitete për shlyerje të vonuar
Përveç shlyerjes së kësteve dhe interesave, marrja e një kredie konsumatore shoqërohet me një sërë kostosh të tjera që përfshijnë edhe komisionet që duhet......
ERE, 13 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Rritja e licencave, Enti synon mbledhjen e 405.6 mln lekëve nga 419 kompani të licencuara
Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster......


