Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2026, 11:18

Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?

Dollari amerikan ka pasur edhe këtë të martë një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 81.8 lekë dhe është shitur me 82.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk ka shënuar luhatje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të marte duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.5 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.

Franga zvicerane ndërkaq është dobësuar duke humbur pikë nga dita e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ka pasur luhatje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 109.3 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë duke shfaqur paqëndrueshmëri në tregun valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat