Ibrahimaj: Bizneset përfitojnë kompensim për kontributet pas rritjes së pagës minimale

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për biznesin, përmes kompensimit financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e rritjes së pagës minimale.
Sipas saj, kjo masë synon të lehtësojë kostot shtesë për punëdhënësit që kanë punonjës me paga të ulëta, pas vendimit për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë duke filluar nga janari 2026.
Kompensimi do të përfitohet për punonjësit që në shtator të vitit 2025 kanë pasur një pagë bruto nga 40 mijë deri në 49 999 lekë, ndërsa mbështetja financiare do të mbulojë një pjesë të kontributeve që paguhen mbi diferencën e pagës.
Periudha e kompensimit është përcaktuar nga janari deri në shtator 2026, ndërkohë që përfitimi kushtëzohet edhe nga ruajtja e numrit të punonjësve nga ana e biznesit.
Ministrja Ibrahimaj theksoi se aplikimi për këtë skemë realizohet online përmes platformës e-Albania, përmes shërbimit “Kërkesë për kompensim financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.
Po ashtu, lista e bizneseve përfituese është publikuar në portalin zyrtar të punësimit, duke mundësuar transparencë dhe akses të plotë për subjektet e interesuara.
Kjo nismë është pjesë e paketës së politikave që synojnë mbështetjen e sipërmarrjes dhe formalizimin e tregut të punës, duke amortizuar efektet e rritjes së pagës minimale në ekonomi.
Gati ndërtimi i nënstacionit të ri në qendër të Tiranës - Financim i BERZH prej 22,5 mln euro në kuadër të programit “Green Cities”
Në qendër të Tiranës pritet të ndërtohet një nënstacion elektrik nëntokësor 110/20kV, që do të garantojë sigurinë dhe të jetë i qëndrueshëm me energji......
Bizneset kërkuan më shumë para’ për prona/ Likuiditeti dhe pasuritë e paluajtshme dominuan huamarrjen
Bizneset në Shqipëri e nisën vitin 2026 duke u financuar kryesisht për nevoja afatshkurtra likuiditeti dhe për pasuri të paluajtshme. Sipas të dhënave të......
India nis regjistrimin e popullsisë dhe banesave - Sipas vlerësimeve numëron mbi 1,4 mld banorë
India, kombi më i populluar në botë, do të kalojë një vit duke kryer regjistrimin e popullsisë, i cili është vonuar shumë, pas një vonese prej gjashtë vitesh......
Sektori i “mikpritjes”, më problematiku për informalitetin - Inspektoriati shton kontrollet në hotele, bare dhe restorante
Sektori i hoteleve, bareve dhe restoranteve ka qenë në qendër të kontrolleve të Inspektoriatit të Punës gjatë vitit 2025. Të dhënat tregojnë një rritje të......
Energjia diellore i kurseu Evropës 3 mld euro - Deri në fund të vitit totali mund të arrijë mbi 67,5 mld euro
Energjia diellore po ndihmon në shpëtimin e Evropës nga kostot e larta të importit të lëndëve djegëse fosile, ndërsa lufta kundër Iranit rrit çmimet e naftës......
Çfarë tregtojmë më shumë me Britaninë? Të dhënat tregojnë rritje të shkëmbimeve tregtare
Zyra e Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar disa të dhëna në lidhje me tregtinë e jashtme me Shqipërinë. Për një vit, eksportet totale të......
Holanda “e vogël” në numër, por e madhe në treg/ Rreth 92 kompani mbajnë 9.2% të shitjeve nga bizneset e huaja
Në pamje të parë, tabloja e biznesit të huaj në Shqipëri tregon se Italia dominon bindshëm. Ajo ka numrin më të lartë të ndërmarrjeve me pronësi apo......
Më pak pritje për qytetarët - ASHK: 24 shërbime kadastrale ofrohen brenda një dite
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se 24 shërbime kadastrale mund të përfitohen brenda 24 orëve, përmes procedurës së përshpejtuar. Ky shërbim......


