Ku qëndron Shqipëria në hartën globale të stresit të ujit? Burimet e bollshme dhe popullsia e vogël e mbajnë vendin larg krizës

Në disa vende të botës, përdorimi i ujit shpesh e tejkalon sasinë që natyra ofron. Sipas të dhënave të FAO, disa shtete përjetojnë stres të lartë të ujit, i matur si tërheqja e ujit të ëmbël në raport me burimet e rinovueshme të ujit.
Nëse flasim për Shqipërinë, duket se ajo nuk bën pjesë te vendet me stres të lartë të ujit, duke u renditur në vendin e 124-t mes 178 shteteve. Kjo lidhet me faktin se vendi ka burime të mjaftueshme ujore dhe një popullsi relativisht të vogël, çka nuk ushtron presion të madh mbi rezervat e ujit. Edhe rajoni paraqitet me rezultate të mira: Serbia shfaq nivelin më të lartë të stresit të ujit në rajon, ndërsa Bosnje& Hercegovina më të ulëtin.
Uji është thelbësor për bujqësinë, prodhimin dhe jetën e përditshme, duke i bërë këto çekuilibra gjithnjë e më të rëndësishëm në një kohë kur ndryshojnë modelet klimatike dhe rritet kërkesa për burime ujore.
Vendet me stresin më të lartë të ujit janë të përqendruara kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, pasi këto rajone kanë klimë natyrshëm të thatë dhe furnizim të kufizuar me ujë. Në disa raste, edhe bujqësia intensive që kërkon shumë ujë shton presionin mbi burimet ekzistuese.
Në rang global, Kuvajti kryeson me një diferencë të madhe, duke përdorur ekuivalentin e 3850% të furnizimit të tij me ujë të rinovueshëm. Emiratet e Bashkuara Arabe renditet pas tij me 1509.9%, çka tregon varësi të madhe nga shkripëzimi dhe nga ujërat nëntokësore jo të rinovueshme.
Arabia Saudite renditet e treta me 974.2% të përdorimit të burimeve të saj natyrore të ujit, ndërsa Libia dhe Katari pasojnë me përkatësisht 817.1% dhe 431%.
Edhe në nivele më të moderuara, disa vende mbeten të mbingarkuara nga përdorimi i ujit. Pakistani dhe Jordania janë mbi pragun 100%, përkatësisht me 110% dhe 105%.
Nga ana tjetër,Kina përdor rreth 41.5% të burimeve të saj të rinovueshme të ujit, ndërsa SHBA rreth 28.2%. Në vende si Papua New Guinea, Bolivia dhe Rebulika Demokratike e Kongos rezervat e ujit janë të mëdha, por ekonomitë janë relativisht të pazhvilluara, ndaj presioni mbi burimet ujore mbetet i ulët. Për shembull, Congo Basin është sistemi i dytë më i madh lumor në botë dhe rreth 62% e tij ndodhet në territorin e Republikës Demokratike të Kongos, duke e bërë atë vendin e vetëm në këto të dhëna pa stres uji.

“Mbrojtja e konsumatorëve, thelbësore për integrimin” - Reforma e inspektimeve, Sula: Ligji është përafruar me BE
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka zhvilluar një tryezë me inspektoratet e varësisë. Në fjalën e tij, Sula tha se synohet përmirësimi i standardeve......
Ibrahimaj: Bizneset përfitojnë kompensim për kontributet pas rritjes së pagës minimale
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për biznesin, përmes kompensimit......
Gati ndërtimi i nënstacionit të ri në qendër të Tiranës - Financim i BERZH prej 22,5 mln euro në kuadër të programit “Green Cities”
Në qendër të Tiranës pritet të ndërtohet një nënstacion elektrik nëntokësor 110/20kV, që do të garantojë sigurinë dhe të jetë i qëndrueshëm me energji......
Bizneset kërkuan më shumë para’ për prona/ Likuiditeti dhe pasuritë e paluajtshme dominuan huamarrjen
Bizneset në Shqipëri e nisën vitin 2026 duke u financuar kryesisht për nevoja afatshkurtra likuiditeti dhe për pasuri të paluajtshme. Sipas të dhënave të......
India nis regjistrimin e popullsisë dhe banesave - Sipas vlerësimeve numëron mbi 1,4 mld banorë
India, kombi më i populluar në botë, do të kalojë një vit duke kryer regjistrimin e popullsisë, i cili është vonuar shumë, pas një vonese prej gjashtë vitesh......
Sektori i “mikpritjes”, më problematiku për informalitetin - Inspektoriati shton kontrollet në hotele, bare dhe restorante
Sektori i hoteleve, bareve dhe restoranteve ka qenë në qendër të kontrolleve të Inspektoriatit të Punës gjatë vitit 2025. Të dhënat tregojnë një rritje të......
Energjia diellore i kurseu Evropës 3 mld euro - Deri në fund të vitit totali mund të arrijë mbi 67,5 mld euro
Energjia diellore po ndihmon në shpëtimin e Evropës nga kostot e larta të importit të lëndëve djegëse fosile, ndërsa lufta kundër Iranit rrit çmimet e naftës......
Çfarë tregtojmë më shumë me Britaninë? Të dhënat tregojnë rritje të shkëmbimeve tregtare
Zyra e Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar disa të dhëna në lidhje me tregtinë e jashtme me Shqipërinë. Për një vit, eksportet totale të......


