Bien shifrat e fluturimit, shtohen telefonatat/ Kosovë - çfarë tregojnë shifrat e ASK-së për prillin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin prill 2026, duke paraqitur të dhëna mujore për transportin ajror, hekurudhor dhe sektorin e telekomunikimit. Sipas ASK-së, në përgjithësi vihet re rritje në përdorimin e telefonisë mobile me kontratë, ndërsa sektorët e transportit kanë shënuar lëvizje të përziera. Në transportin ajror, gjatë muajit prill 2026 janë realizuar gjithsej 1.106 fluturime, që paraqet rënie prej 5.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Po ashtu, është shënuar ulje edhe në numrin e udhëtarëve ajrorë. Në total janë regjistruar 368.053 udhëtarë, që përbën rënie prej 7.8 për qind krahasuar me prillin e vitit 2025. Ndryshe nga transporti ajror, ai hekurudhor ka shënuar rritje. Në prill 2026, numri i udhëtarëve në hekurudha ka arritur në 8.309, që është 3.3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa nuk është regjistruar transport i mallrave në këtë muaj.
Në sektorin e telekomunikimit, telefonia fikse ka shënuar rritje të lehtë të numrit të përdoruesve. Në prill 2026 janë regjistruar 69.695 përdorues, që paraqet rritje prej 0.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë, trafiku i realizuar në telefoninë fikse ka shënuar rënie të ndjeshme, duke arritur në 1.660.635 minuta, apo 13.9 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në telefoninë mobile, ASK ka evidentuar rritje si te përdoruesit me parapagim ashtu edhe te ata me kontratë. Numri i përdoruesve me parapagim ka arritur në 1.495.899, që paraqet rritje prej 0.80 për qind, ndërsa përdoruesit me kontratë janë rritur në 320.697, apo 1.86 për qind më shumë krahasuar me prillin 2025.
Sipas të dhënave, sektori i telekomunikimit vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme, ndërsa transporti ajror paraqet tkurrje në raport me vitin e kaluar.
Airline passenger rights expanded/ Airlines have one year to implement new rules
Good news for those who fly: After years of negotiations, EU and European Parliament representatives have agreed on a reform of passenger rights. The EU......
Shëngjin Bypass, a key investment for traffic relief/ Rama: The new panoramic road is expected to be completed in February 2027
The Shëngjin Bypass, one of the most important infrastructure investments in the development of tourism in the north of the country, is expected to be......
SpaceX surpasses $2 trillion valuation/ Market opportunity estimated to reach $28.5 trillion
SpaceX shares surged 19% in their Nasdaq debut on Friday, pushing the company's value above $2 trillion, making it the sixth-largest American company by......
Hekurudhat, asistencë për përafrimin e ligjeve me BE-në/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj
Asistenca teknike që synon përafrimin e legjislacionit të sektorit hekurudhor me atë të Bashkimit Evropian do të kushtojë 641 mijë euro pa TVSH. Tenderi......
Ligji i faljes, kompensohen 10.4 milionë euro detyrime/ Përfitojnë mbi 13 mijë tatimpagues, zbatimi i masave po vijon
Administrata Tatimore ka përfunduar procesin e kompensimit automatik të tepricës kreditore me detyrimet tatimore të papaguara, në kuadër të zbatimit të......
Distribution of state aid, who benefited? In 2025, 5.4 billion lek of sectoral aid were distributed
State aid for 2025 is mainly focused on sectoral schemes, with tourism holding the main share. According to the annual report approved by the government and......
Is a peace deal with Iran coming? New military actions continue in the Strait of Hormuz
The United States and Iran signaled on Friday that a deal to end their war was close. A senior US administration official said the two sides had agreed on a......
Produktet “Made in Albania” kërkojnë “pasaportë” për në BE/ Cilat janë skemat mbështetësë të Strategjisë industriale 2026-2030?
Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos cilësinë, certifikimin dhe përputhshmërinë teknike si kushte kryesore për rritjen e eksporteve dhe......


