Europa Postuar më 10 Korrik 2026, 11:00

BE, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për të rinjtë - Nisma do të përballet me pengesa, kërkon dakordësi mes 27 vendeve

Nga Lidion Kulla

BE, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për të rinjtë - Nisma

Nëse së shpejti të rinjtë europianë do të përjashtohen nga rrjetet sociale, do  duhet të falënderojnë Ursula von der Leyen. E hëna pritet të sjellë një hap kyç në përpjekjen e mirëorganizuar të presidentes së Komisionit Europian, për të miratuar ndalimin e rrjeteve sociale në të gjithë BE-në për të rinjtë, pasi do të publikohet një raport mbi rreziqet e rrjeteve sociale për të miturit.

Von der Leyen ka bërë së bashkur psikiatrin e fëmijëve, Jörg Fegert, epidemiologen sociale, Maria Melchior dhe dhjetëra ekspertë të tjerë, për t'i treguar BE-së se si t'i mbrojë më mirë fëmijët nga dëmet në internet. Megjithatë, publikimi i raportit të tyre të hënën nuk ka për qëllim ta bindë von der Leyen se nevojitet veprim, as se kufizimet e moshës janë një ide e mirë. Si mjeke dhe prind i shtatë fëmijëve të rritur, von der Leyen tashmë ka shprehur shqetësimin e saj se mediat sociale janë të këqija për të rinjtë dhe tha se janë të nevojshme disa lloj kufizimesh në të gjithë BE-në.

Von der Leyen mund t’i prezantojë planet për kufizime moshe në të gjithë BE-në në shtator. Një zyrtar i BE-së tha se raporti që do të publikohet të hënën është një mënyrë për të bindur çdo qeveri skeptike. Ky është hapi i fundit i von der Leyen për të ndërmarrë një rol personal që Europa të ndjekë lëvizjen globale drejt ndalimit të mediave sociale.

Australia u bë vendi i parë që vendosi kufizime moshe për platformat sociale në dhjetor të 2025-ës. Indonezia filloi të zbatonte ndalimin në mars, ndërsa Malajzia e pasoi në qershor. Gjithashtu, edhe Parlamenti i Turqisë ka miratuar një projektligj. Franca është më larg vendeve të BE-së, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po ecën përpara.

Një ndalim në të gjithë BE-në kërkon një akt balancimi shumë më të vështirë midis 27 vendeve. Von der Leyen e ngriti këtë çështje në fjalimin e vitit të kaluar për Gjendjen e Bashkimit Europian, një traditë vjetore ku ajo përcakton objektivat e politikave të ekzekutivit të BE-së.

Shqipëria 10 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh te vazhdueshme që regjistroi përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur atë në vlera relativisht të qëndrueshme teksa është blerë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat