Çmimet e konsumit i rikthehen rritjes - Norma e inflacionit, 4.1% në shtator. Ushqimet, “udhëheqin” rritjen
Të dhënat nga ‘Instituti i Statistikave’ sinalizojnë një rritje të çmimeve për muajin Shtator, krahasuar me të njejtën përiudhë të një viti më parë. Kështu, sipas shifrave zyrtare, norma e inflacionit gjatë Shtatorit fiksohet pranë vetëm 4.1%. Rikujtojmë se në Gusht norma e inflacionit binte pranë 4%. Pavarësisht tendencës në rritje ky tregues mbetet i ulët krahasuar me nivelet e mëparshmë të cilat regjistronin rekord. Referuar të dhënave, përgjatë shattorit të një viti më parë çmimet rriteshin me 8.1%.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.80 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.41 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.40 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.21 pikë përqindje. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kontibuan me 0.17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.15 pikë përqindje. Sipas shifrave grupi i transportit është i vetmi grup që ka ndikuar negativisht me 0.46 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7.9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5.4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4.9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.7%, “Veshje dhe këpucë” me 3.2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.0%, “Shërbimi arsimor” me 2.3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.1%, “Shëndeti” me 1.4% dhe “Komunikimi” me 1.1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 7.2%.
Krahasuar me muajin Gusht 2023, çmimet u rritën me 0.7% sipas të dhënave të INSTAT. Rritjen më të madhe e pati “Shërbimi arsimor” me 1.7%, pasuar nga çmimet e grupit “Transporti” me 1.3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1.2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.1%, “Veshje dhe këpucë” me 0.8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.4%, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.3% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.2%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Turbina me erë më e madhe në botë thyen rekordin e mëparshëm duke gjeneruar sasi të jashtëzakonshme energjie!
Edhe pse egzistues në librat e rekordeve për të qenë më i madhi në botë, një turbinë me erë me bazë në brigjet e provincës Fujian në Kinë ka arritur një tjetër......

BE deportoi 29% më shumë emigrantë të parregullt në T2 – Shqiptarët të dytët në listë!
Numri i emigrantëve të dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian u rrit me 29% në tremujorin e dytë të 2023, kryesisht të kthyer nga Franca dhe Gjermania, tha të......

BE thellon bashkëpunimin me Japoninë në lidhje me teknologjitë si inteligjenca artificiale dhe cipat!
Bashkimi Evropian sheh "konvergjencë" me Japoninë në të menduarit për inteligjencën artificiale gjeneruese (AI), tha një zyrtar i lartë të hënën. "Unë shoh......

Milionat që regbia i “premton” Francës - Kupa e botës shton fitimet, por ende shumë mbrapa futbollit
Komiteti Organizativ i Kupës së Botës në Regbi ‘France 2023’ pret 40 milionë euro fitime, që sipas tyre do t'i kthehen sportit, duke financuar programet,......

Njihuni me fermerët që kontrollojnë një të tretën e buxhetit të BE-së
Franc Bogoviç kaloi 16 vjet duke shitur pesticide. Tani ai po drejton akuzat në Bruksel kundër një master plani të BE-së për të larguar fermerët nga......

Aleati i Putin sugjeron shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të marsit, ose përjashtimin e rivalëve!
Ramzan Kadyrov, kreu i rajonit të Çeçenisë së Rusisë dhe aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, propozoi të shtunën që zgjedhjet presidenciale që do të......

“Kriza financiare do të shtrihet në 5 vitet e ardhshëm” - Oxfam: Ekonomitë në zhvillim, 220 miliardë dollarë reduktime në buxhet
Sipas një raporti të publikuar nga Oxfam International, disa nga kombet më të varfra të botës do të pësojnë shkurtime buxhetore prej 220 miliardë dollarësh......

Firmat koreano-jugore marrin ‘OK’ për furnizimin me pajisje të çipave amerikane në Kinë!
Samsung Electronics dhe SK Hynix do të lejohen të furnizojnë pajisje të çipave amerikane në fabrikat e tyre në Kinë për një kohë të pacaktuar, pa miratime të......