Bota Postuar më 8 Maj 2024, 09:45

Çfarë është një “Elefant i Bardhë” në ekonomi? Koncepti ekonomik që vjen nga lashtësia e Azisë

Nga SCAN TV
Çfarë është një “Elefant i Bardhë”

Termi “Elefant i Bardhë” vjen nga Azia. Elefanti i bardhë është një kafshë e rrallë që në kohët e lashta adhuroheshin si kafshë të shenjta dhe zakonisht i jepeshin mbretërve si dhuratë.

Historia tregon se vetë mbreti mund t’i jepte dikujt një elefant të bardhë si dhuratë, për fat të mirë ose për fat të keq.

Nëse ai e pëlqente marrësin e dhuratës, ai do t’i dhuronte atij edhe tokë sëbashku me elefantin, në mënyrë që të mbulonte edhe shpenzimet për mbajtjen e tij.

Nëse nuk e kishte përzemër marrësin, nuk i dhuronte tokë por vetëm elefantin, duke e kthyer dhuratën e tij në një barrë financiare për të.

Sot, termi “Elefant i Bardhë” përdoret si një koncept ekonomik dhe nënkupton diçka e cila ka një kosto mirëmbajtje që nuk është në përputhje me dobinë ose vlerën e tij, shkruan SCAN.

Në fushën e investimeve, ky term i referohet një aseti që është shumë i kushtueshëm për t’u mbajtur, të pamundur për t’u shitur, dhe jashtëzakonisht të vështirë për të fituar diçka prej tij.

 

SCAN

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat