Sa shpejt shitet një apartament në Shqipëri? - Tirana, e vetmja ku koha mesatare e shitjes është shkurtuar

Institucionet e shtetit shqiptar përdorin një indikator të posaçëm për të parë ecurinë e kërkesës dhe ofertës në tregun e pasurive të paluajtshme, kohën mesatare të shitjes.
Vitet e fundit kemi dëgjuar shumë për një dinamikë të vrulllshme të tregut të apartamenteve dhe pronave të tjera.
Por çfarë thonë shifrat? Sa kohë duhet që një apartament të shitet?
Referuar një vrojtimi të kryer nga Banka e Shqipërisë, rezulton se koha mesatare e shitjes në fakt është rritur lehtë, duke shkuar në 10.9 muaj për një pronë. Kjo tendencë është konstatuar pothuajse në të gjithë vendin, përfshirë edhe zonat bregdetare. Përjashtim bën vetëm kryeqyteti. Koha mesatare e shitjes së një prone në Tiranë është 8.3 muaj, ndërsa ritmet e shitjes së pronave në kryeqytet janë përshpejtuar.
Në zonat bregdetare vlerësohet se koha mesatare e shitjes së një prone të paluajtshme është 10.9 muaj, ndërsa në zonat e tjera të vendit kohëzgjatja është 13.6 muaj.
Armand Shkëmbi, agjent imobiliar, foli për Televizionin Scan mbi ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme për vitet e ardhshme.
“Nga viti në vit kemi pasur më shumë shitje se viti paraardhës, por këtë vit presim të njëjtin numër shitjesh si në 2023-in, ndërsa vitin tjetër ndoshta më pak shitje se viti 2024. Deri sot, Tirana ka qenë kampione për numrin e shitjeve të apartamenteve, megjithatë deri në fund të këtij viti, por edhe në 5 ose 10 vitet e ardhshme, presim një rritje të shitjeve në bregdet, sepse ka shumë interes nga evropianët për të blerë prona në bregdet.”
Vetë Banka e Shqipërisë pranon se ka një numër të kufizuar të raportimeve lidhur me shitjet në përgjithësi dhe treguesit në veçanti, megjithatë, kjo e dhënë shërben si tregues për qendrueshmërinë nga periudha në periudhë.
Ajo që duhet evidentuar është se jo çdo prone i duhet thuajse 1 vit për t’u shitur, për faktin se në zona të caktuara ka shitje që mund të realizohen edhe brenda një orë nga dalja në tregun e shitblerjes së pasurive. Por kjo e dhënë del si rezultat i përllogaritjes së të gjithë pronave të vlefshme dhe mesatarizimit të kohës së shitjes së tyre, duke përfshirë edhe ato prona që duan shumë kohë që të shiten.
Ledina Elezi /SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

‘Divorci’ mes BQE dhe Fed: Si Lagarde dhe Powell po shkëpusin me vetëdije politikat e tyre monetare?!
Christine Lagarde dhe Jerome Powell janë gati të shkëputin me vetëdije politikat e tyre monetare. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane pothuajse me siguri do......

Kush prish konkurrencën në biznesin shqiptar? - Gjokutaj: Edukimi financiar duhet të nisë që në sistemin arsimor
Këshilli i investimeve në raportin e tij të fundit ka dalë në konkluzionin që një në shtatë kompani perceptojnë ekzistencën e informalitetit në vend. Në......

Cilët janë 4 sektorët ku të huajt po “hedhin” më shumë para’? - Pasuritë e paluajtshme po i afrohen vendit të tretë. 1.6 mld euro investime
Sektori i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po del në pah gjithnjë e më shumë si një ndër sektorët që po tërheq më shumë investitorë të huaj. Aktualisht, ky......

Bizneset po shfaqin fitime të mëdha - Shumica "mbështetet" tek kapitali i vet. 36% kanë një kredi për të paguar
Gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar performanca e bizneseve është përmirësuar ndjeshëm. Sipas një vrojtimi të publikuar nga "Banka e Shqipërisë", mbi......

Fluturimet nga aeroporti i Vlorës - Albcontrol hap tenderin 274 mln lekë për kontrollin e trafikut ajror
Teksa Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të përfundojë ndërtimin në fund të vitit 2024, Albcontrol është në kërkim një konsulenti që do të kryejë zgjerimin......

Projekt-rezolutë për 'Shqipërinë e 2030', Rama: Të krijojmë një hapësirë jashtë territorit të luftës politike
Kryeministri Edi Rama ka propozuar një rezolutë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i bërë apel për......

Ministrat jo më lidhje me tenderat! Kryeministri zbulon projektin e ri
Ministrat nuk do të kenë më lidhje me tenderat. Çdo tender, që prej 25 prill do të kryhet nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, që është një shoqëri......

Bota preferon SHBA-në mbi Kinën - Por kur Shtëpia e Bardhë është e pushtuar nga një demokrat!
Shumica e vendeve preferojnë SHBA-në në vend të Kinës kur Shtëpia e Bardhë është e pushtuar nga një demokrat, sipas të dhënave të sondazhit të Gallup që nga......