Bien ndjeshëm flukset e gazit rus për në Europë përmes Ukrainës!
Kërkesat ditore për dërgesat e gazit rus në Sllovaki nëpërmjet Ukrainës kanë rënë në përputhje me dërgesat më të ulëta përmes Ukrainës, ku një rrugë mbetet e pezulluar, treguan të enjten të dhënat e operatorit të tubacionit.
Kërkesat përmes pikës kufitare Velke Kapusany në Sllovaki ishin rreth 512,056 megavat orë (MWh) në ditë, nga 856,922 MWh në ditë më parë të enjten, treguan të dhënat nga operatori sllovak TSO Eustream.
Operatori i sistemit të tranzitit të gazit të Ukrainës GTSOU tha se kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom rezervoi 53.19 milionë metra kub (mcm) kapacitet tranziti përmes pikës hyrëse Sudzha, nga fluksi i tranzitit prej 73.4 mcm/ditë të mërkurën.
Nominimet në pikën e tranzitit Sokhranivka, ku GTSOU të martën pezulloi flukset e gazit, mbetën në zero, treguan të dhënat e GTSOU.
Ndërkohë, Moska të mërkurën vendosi sanksione ndaj pronarit të pjesës polake të gazsjellësit Yamal që transporton gazin rus në Europë, si dhe ish njësisë gjermane të Gazprom, filialet e së cilës i shërbejnë konsumit të gazit në Europë.
Flukset përmes tubacionit Yamal-Europe përmes Polonisë në Gjermani kanë funksionuar kryesisht në rrjedhje të kundërt nga perëndimi në lindje gjatë javëve të fundit dhe Gazprom ndaloi furnizimet në Poloni në prill.
Flukset e daljes në Poloni në pikën matëse Mallnow në kufirin gjerman qëndruan në 9,733,381 kilovat orë në orë (kWh/h) të enjten në mëngjes, nga afërsisht 10,400,000 kWh/h një ditë më parë, treguan të dhënat nga operatori i gazsjellësit Gascade.
Flukset e gazit rus drejt Gjermanisë përmes gazsjellësit Nord Stream 1 nëpër Detin Baltik ishin të qëndrueshme çdo ditë, në 73,210,542 kWh/h. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Mishi me prejardhje nga kërpudhat mund të shpëtojë pyjet!
Ata që janë të gatshëm të ndryshojnë pak zakonet e tyre të të ngrënit për të mirën e planetit janë të llastuar për zgjedhje: përveç copave vegjetariane dhe......

‘Fundosja’ e kriptove: Bitcoin bie nën nivelin e 27,000 dollarëve mes shitjes së kriptomonedhave dhe dramës Terra!
Bitcoin ra nën nivelin e 27,000 dollarëve (25,000 €) ndërsa shitja në botën e kriptomonedhave vazhdon. Çmimi i Bitcoin u ul për herë të fundit gati 9 % në......

Ukraina do të mbajë gjyqin e parë për krimet e luftës mbi pushtimin rus!
Prokurori i lartë i Ukrainës ka zbuluar planet për gjyqin e parë për krimet e luftës të një ushtari rus të kapur, pasi luftimet u ndezën në lindje dhe jug dhe......

Kriza e kostos së jetesës –Disa vende Europiane njoftojnë uljen e çmimeve të transportit publik
Në të gjithë Europën, kriza e kostos së jetesës po godet shumicën e njerëzve me rritje të faturave të ushqimit, karburantit dhe energjisë elektrike. Edhe para......

Udhëheqësit e Finlandës mbështesin aplikimin për anëtarësim në NATO 'pa vonesa'!
“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesa”, thonë presidenti dhe kryeministri i vendit. Presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna......

Autoritetet e BE-së zbusin rekomandimin për mbajtjen e maskës në avion!
BE-ja i ka zbutur rekomandimet për rregulloret ndaj koronavirusit për pasagjerët e avionëve. Detyrimi për mbajtjen e maskës do të vazhdojë të jetë në fuqi......

Dollari amerikan sërish në rritje të ndjeshme ndërsa Paundi britanik humbet përsëri pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të vlerës këtë të enjte teksa blihet këtë mëngjes me 114.3 lekë dhe shitet me 115.9 lekë në raport e një ditë......

Shqipëria, drejtuese e Konferencës Rajonale Europiane të Organizatës Botërore të Ushqimit FAO - Dënohet agresioni Rus në Ukrainë, diskutime mbi të ardhmen e bujqësisë në botë
Shqipëria është vendosur drejtuese e sesionit të 33-të të Konferencës Rajonale Europiane të FAO. Tryezë e cila përbën themelin më të rëndësishëm për të ardhmen......