“Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës” - Sipas OSHEE, çdo lëvizje nga subjektet është abuzive

Dorian Koça/SCAN
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet.
OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë;
- Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është:
o Për periudhen 1 Nëntor - 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00
o Për periudhën 1 Prill - 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.
OSHEE sqaron se, vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm. Koncepti i energjisë pik është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë.
Orari pik është orari kur konsumi i energjisë është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Prandaj Entet rregullatore ndërhyjnë me masa të tilla që të favorizojnë uljen e konsumit në këto orare.
Gjithashtu, OSHEE sqaron se asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor. Vendimi i ERE për energjinë pik është i zbatueshëm që nga viti 2016 për gjithë subjektet private që kanë të instaluar matës inteligjent (vetëm matësit inteligjent janë të aftë të lexojnë konsumin sipas orareve).
“Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv”, thekson OSHEE. Sipas të dhënave nga kompania, aktualisht janë rreth 1600-1700 furra buke të regjistruara si të tilla. Ndërkohë, që çmimi i energjisë në orarin e pikut ka filluar të zbatohet për furrat e bukës që nga viti 2016 dhe asnjeherë nuk ka patur ankesa për këtë tarifë.
Që prej muajit prill 2024 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të furrave të bukës. Edhe për këto tarifa është i zbatueshëm koncepti i orarit pik. OSHEE sqaron se në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, me qëllim aplikimin e drejtë dhe jo diskriminues të çmimeve të energjisë elektrike te furrave te bukes, propozuan në ERE çmime të reja për furrat e bukës.
Këto çmime reflektonin situatën konkrete të biznesit të furrave të bukës, të cilat tashmë ushtrojne edhe aktivitete te kombinuara, si pasticeri, bar kafe, etj.
Kategoritë e miratuara nga ERE në muajin prill 2024 janë si më poshtë:
- Kategoria I - Vetëm Furra buke/prodhim mielli, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kËh.
- Kategoria II - Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kËh;
- Kategoria III - Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres), Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kËh.
OSHEE sqaron se deri në prill 2024 për kategoritë II dhe III çmimi ka qënë 14 l/kËh pra më i lartë se sa tarifat aktuale të miratuara nga ERE.
Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës dhe kategoritë e bizneseve që prodhojnë produkte buke është i subvencionuar nga ana e shtetit. Sipas OSHEE, ky çmim nuk reflekton asnje kosto të energjise dhe qeveria e subvencionon si nje mase sociale për popullsinë.
Bashkëpunimi shumë i ngushtë me grupet e interesit, si Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumrave, ka sjelle një tarifim më të drejtë të subjekteve dhe mbeshtetjen e nje konkurrence te ndershme ndermjet kategorive te ndryshme te furrave bukes.
Përsa i përket periudhës Maj-Shtator 2024, numri i subjekteve Furra Buke të cilat faturohen sot janë rreth 1600, të ndarë sipas tre kategorive.
Sondazh

Fondi i Solidaritetit të BE-së: Pse ndihma për fatkeqësitë në Europë shpesh vjen shumë vonë?!
Që nga rishikimi i tij i fundit në vitin 2014, Fondi i Solidaritetit të BE-së (EUSF) është kritikuar për shtrirjen e tij të kufizuar dhe disbursimin e......

Japonia dhe BE nënshkruajnë një pakt të ri të mbrojtjes dhe sigurisë mes tensioneve rajonale në rritje!
Japonia dhe Bashkimi Evropian njoftuan një partneritet gjithëpërfshirës të sigurisë të premten, i cili do të përfshijë më shumë stërvitje të përbashkëta dhe......

Rruga ekzistuese e Ksamilit, me 3 korsi - Nisin punimet. Trotuare nga të dyja krahët, korsi biçikletash në krahun e djathtë
Dorian Koça/SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Ksamilit. Ky aks rrugor, që në......

Mozaiku etnik i Tiranës, sa peshë ka secili komunitet? Grekët, Romët dhe Egjyptianët, grupet më të mëdha pas shqiptarëve
Nisur nga të dhënat e "Institutit të Statistikave" pas publikimit të rezultateve për çdo qark, “Scan Intel” është ndalur këtë herë tek karakteristikat......

Rreth 40% e bizneseve “shtrijnë dorën" tek bankat për hua/ Industria dhe sektori i komunikimit me rritjen më të lartë të kreditimit
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë , vlera totale e huave për sektorin e "Korporatave jofinanciare private" gjatë muajit shtator të......

Dibranët dhe kuksianët "dominojnë" kryeqytetin/ Pas tiranasve kanë peshën më të lartë të popullsisë banuese në qarkun më të madh
Instituti i Statistikave, pas publikimit të Rezultateve kryesore të Censit për vitin 2023, ofron për publikun dhe gjithë përdoruesit, publikimin e rezultateve......

Cili qark është më kursimtari këtë vit? Kryeson Lezha me 18.7% rritje të depozitave, Elbasani mbetet në fund
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare të “Bankës së Shqipërisë” sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete në vendin tonë kanë arritur......

Kredia për blerje banese nis rënien/ Por, sektori privat është "shtysa" kryesore e kreditimit në shtator
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Shtator të këtij viti fiksohet në 28.3 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......