Shqipëria Postuar më 27 Maj 2022, 12:40

113 milionë lekë për komunitetet në Shqipëri - Detajet/ Financimi buxhetor për pagën e punonjësve të bashkësive fetare

Nga SCAN TV

Një fond 113 milionë lekësh nga buxheti i shtetit do t’i akordohet bashkësive fetare në vend. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon që ky fond të ndahet mes Komunitetit Musliman, Kishës Ortodokse, Kishës Katolike dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Më konkretisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 33 milionë e 600 mijë lekë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 milionë e 496 mijë lekë, Kisha Katolike përfiton shumën 26 milionë e 496 mijë lekë ndërsa  Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 milionë e 408 mijë lekë.

Këto fonde do të përdoren për financimin e gjysmës së pagës minimale për punonjësit e institucioneve arsimore që komunitetet kanë.

Po ashtu, fondi që i është dhënë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do të përdoret për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit si dhe për aktivitetet jashtë vendit për shkak të pozitës së veçantë.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...