Nga 40,000 në 60,000 mijë lekë/ Lëvizja Bashkë synon rritje historike të pagës minimale
Lëvizja Bashkë ka propozuar një rritje të pagës minimale nga 40,000 lekë në 60,000 lekë si një masë për të përmirësuar standardin e jetesës dhe për të luftuar varfërinë në Shqipëri. Kjo do të ishte një rritje prej 50%, një nga më të mëdhatë e ndërmarra ndonjëherë në vend.
Indeksi i realizueshmërisë
Por, sa i realizueshëm është ky premtim? Për ta vlerësuar, kemi analizuar pesë indikatorë kryesorë:
1. Kostoja financiare
Në Shqipëri janë 300 mijë punonjës me pagë minimale. Rritja e saj me 20,000 lekë shtesë do t'i kushtonte sektorit privat rreth 6 miliardë lekë më shumë çdo muaj, ose 72 miliardë lekë në vit. Përveç rritjes së pagave në sektorin privat, edhe sektori publik do të ndikohej, pasi qeveria do të duhej të rrisë pagat e administratës për të mbajtur një balancë. Një nga risqet është fakti se bizneset e vogla mund të mos e përballojnë këtë kosto dhe të detyrohen të shkurtojnë vende pune ose të rrisin çmimet për konsumatorët. Nga ana tjetër, nëse kjo masë do të aplikohej pa shkaktuar pasojën e shkurtimit të vendeve të punës, atëhere kjo do të shërbente për përmirësimin e skemës së kontributeve shoqërore.
Nëse paga minimale rritet nga 40,000 lekë në 60,000 lekë, atëherë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që do të derdheshin në arkën e shtetit do të shtoheshin me 17.6 miliardë lekë në vit.
2. Afati i zbatimit
Një rritje kaq e madhe nuk mund të bëhet menjëherë pa pasoja ekonomike, por mund të zbatohet gradualisht përgjatë 1 mandati 4 vjeçar. Rritjet e mëparshme të pagës minimale kanë qenë rreth 5,000–8,000 lekë në vit, kështu që një rritje prej 20,000 lekësh menjëherë do të ishte një hap shumë i madh. Zbatimi i menjëhershëm i kësaj mase mund të çojë në largimin e disa investitorëve të huaj, të cilët varen nga kostoja e ulët e fuqisë punëtore që ofron Shqipëria.
3. Eksperienca e qeverive të kaluara
Asnjë qeveri nuk ka bërë një rritje kaq të shpejtë dhe të madhe të pagës minimale në Shqipëri. Në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia, rritjet janë bërë gradualisht, për të shmangur ‘shock-et’ ekonomike. Shqipëria ka pasur rritje të pagës minimale çdo vit, por në një ritëm më të qëndrueshëm për të mos ndikuar negativisht në punësim dhe bizneset.
4. Ndikimi ekonomik
Impaktet e kësaj mase, nëse do të aplikohej në të ardhmen, do të ishin si pozitive ashtu edhe negative. Rritja e pagave do të sillte rritjen e fuqisë blerëse të qytetarëve, duke nxitur konsumin dhe ekonominë vendase.Por nga ana tjetër, bizneset dhe punëdhënësit që nuk mund të përballojnë rritjen e pagave mund të detyrohen të shkurtojnë vende pune, të kalojnë në informalitet ose të transferojnë biznesin jashtë vendit. Një efekt që duhet pasur parasysh në raste të tilal është rritja e inflacionit pasi një rritje kaq e madhe e pagave mund të çojë në rritje çmimesh, pasi bizneset do të kërkojnë të kompensojnë kostot më të larta.
5. Ndikimi social
Një rritje në 60,000 lekë do të ndihmonte shumë familje me të ardhura të ulëta, duke përmirësuar standardin e jetesës.
Varfëria do të ulej, pasi shumë punonjës aktualisht nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet bazë me pagën minimale. Nëse ekonomia shqiptare do ta mbështeste këtë rritje pa efekte negative, atëherë do të ishte një hap i rendësishëm social dhe ekonomik.
Sondazh

Paga që frymëzon! Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" premton 25% rritje për punonjësit
Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" ka premtuar se do të rrisë pagat e punonjësve në sektorin publik dhe privat me 25%. Ky premtim synon përmirësimin e......

Boom proteinash në Shqipëri - Importet e suplementeve drejt vendit u rritën me 39%
Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë kujdes për trupin e tyre, edhe pse këtë po e arrijnë gjithnjë e më tepër nëpërmjet përdorimit të suplementeve......

Analiza: Koalicioni Euroatlantik ofron 2,000 € për çdo bebë, sa i realizueshëm është ky premtim?"
Koalicioni Euroaltantik ka premtuar se do të ofrojë subvencione financiare prej 2,000 € për çdo bebe që lind në Shqipëri. Ky premtim ka për qëllim të......

BE ndalon tarifat hakmarrëse kundër SHBA-së për "t'i dhënë një shans negociatave"!
Bashkimi Europian ka ndërprerë kundër-tarifat kundër Shteteve të Bashkuara për të ndjekur më tej bisedimet me administratën e Donald Trump se si të zgjidhej......

Analiza: Mundësia premton ulje taksash me 50%, lehtësim për qytetarët apo rrezik për buxhetin?
Partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet parlamentare, do të ulë taksat me 50%. Ky premtim synon të ndihmojë......

Shteti rimerr çfarë i përket? Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet premton konfiskimin e pasurive që janë marrë padrejtësisht
Ky është një nga premtimet e koalicionit Shqipëria Bëhet-Nisma, dhe ka në fokus pastrimin e pronës publike nga abuzimet dhe riaktualizon çështjen e......

Nga fjalët te buxheti: Nisma–Shqipëria Bëhet vendos 5% të PBB për arsimin
Koalicioni Nisma-Shqipëria ka premtuar se arsimi do të jetë prioriteti i tij absolut, dhe se buxheti për arsimin publik do të rritet në 5% të PBB-së për dy......

Bien barrat fiskale, Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet premton tatim-fitim 0 për bizneset e vogla
Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” ka premtuar se do të ofrojë tatim fitimi zero për bizneset e vogla, me qëllim mbështetje më të madhe për zhvillimin e......