Turistët sollën 1.9 miliardë euro në gjashtë muaj/ Të ardhurat neto vlerësohen në rreth 739 milionë
Gjatë tre muajve të dytë të vitit aktual turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.2 miliardë euro, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit, të nisur që prej dy viteve të kaluara. Shifrat e tremujorit të dytë të vitit sinjalizojnë një rekord historik absolut. Rekordi i mëparshëm për këtë periudhë kohore regjistrohej një vit më parë, me rreth 930 milionë euro, çka do të thotë se rekordi është tejkaluar me 230 milionë euro, ose me 24%. Nëse marrim në konsideratë gjashtë muajt e parë të vitit, të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 1.9 miliardë eurosh .
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në gjashtë muajt e parë të vitit aktual numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 4.5 milionë. Kështu sipas shifrave të “Bankës së Shqiprisë” mund të gjejmë sa ka shpenzuar mesatarisht një turist i huaj në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 400 euro.
Kujtojmë se gjatë vitit 2023 si të plotë, sipas “Bankës së Shqipërisë”, turistët shpenzuan në vend rreth 4.1 miliardë euro. Ndërkohë, të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, duke vendosur një rekord historik, me diferencë të madhe nga vitet e tjera. Shifrat bëjnë me dije se ecuria e këtij viti mund të thyejë nivelin e vitit 2023.
Por, nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 687 milionë euro në tremujorin e dytë të vtit 2024. Gjithsesi, bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë fiksohet pranë rreth 472 milionë euro, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tremujorin e dytë të vitit.
Nga ana tjetër, nëse i referohemi periudhës gjashtëmujore shohim se shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit vlerësohet në 1.2 miliardë euro, ndërkohë që bilanci neto regjistrohet në 739 milionë euro.
Këto shifra konfirmojnë se paratë e shpenzuara nga turistët këtë vit janë padiskutim një arsye e qenësishme që mund të ndikojë në zhvlerësimin e euros dhe që shton frikën për një rënie të mëtejshme të monedhës së përbashkët europiane.
Sistemi arsimor në “rënie të lirë”/ Rreth 28 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, regjistrimet në sistemin arsimor kanë pësuar rënie të vazhdueshme vit pas viti. Këtë vit, rreth 28,000......
Inflacioni "në vend numëro"?! Llogaritet në 2% në Gusht, ndikimi më i madh vjen nga ushqimet
Niveli i çmimeve në vend ka shënuar një rënie të lehtë në muajin Gusht të këtij viti sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave”. Kështu, Indeksi i......
Çfarë ndodhi me prodhimet blegtorale në 5 vite?/ Rënie e qumështit dhe mishit, mjalti me rritje
Të dhënat e 5 viteve të fundit që lidhen me prodhimet blegtorale në vend tregojnë një trend të qartë të rënies së prodhimit në disa produkte tradicionale si......
A janë “frenuar” ndërtimet në zonat bregdetare?/ Po! Të dhënat e INSTAT tregojnë se Lezha ka shënuar rënien më të thellë
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimeve të miratuara në të gjithë vendin ka vijuar të jetë e lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, por në disa qarqë vihen......
Çfarë ndodhi me vlerën e Kombëtares Shqiptare pas Euro 2024? Regjistroi rënie kryesisht në mesfushë. Totali arriti në 95.3 milionë euro
Gati më shumë së një muaj pas Kampionatit Europian, Shqipëria tani më ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do......
Zgjerohet kreditimi në sektorin privat/ Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë, ndërsa disa të tjerë me tkurrje të fortë
Ndërsa më herët kemi analizuar nivelin e kredisë së së re të shpërndarë për individët, këtë herë “Scan Intel” është ndalur tek kredia e re e shpërndarë për......
Kreditimi vijon me ritme rekord/ Shënon nivelin më të lartë prej 2018-ës, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese
Huaja e re gjatë Korrikut është rritur ndjeshëm, pranë nivelit më të lartë që prej Korrikut të vitit 2018-të, kur totali i huasë së re regjistrohej në 29.5......
Shqipëria mbështetet në rreth 1,200 zjarrfikës/ Eurostat: Jemi ndër vendet me normën më të ulët në raport me të punësuarit gjithsej
Të dhënat historike të 30 viteve të fundit tregojnë rritje të numrit të ditëve me temperatura mbi 35 gradë celsius dhe të netëve me temperatura mbi 20 gradë.......

