Sektori privat paguan rreth 15 mijë lekë më pak se shteti/ Paga mesatare bruto arriti në gati 75 mijë lekë në tremujorin e dytë
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2024, arriti në 75,114 lekë ose 5.9% më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se në cilat aktivitete ekonomike ofrohet pagë më e lartë? Duket se situata ka mbetur e pandryshuar pasi, sipas të dhënave, rezulton se gjatë tremujorit të dytë 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni. Ndërkohë, pagën më të ulët e ka sektori i buqësisë pyjeve dhe peshkimit.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, grupaktiviteti “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit” ka rritjen më të madhe prej 11.4%. Në të kundërt, rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 3%.
Nga ana tjetër, nëse analizojmë pagën sipas grup-profesioneve ekonomike rezulton se kategoria “Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutiv” ka pagën më të lartë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Paga për këtë grup-profesion arrin në 122,465 lekë. Më pas renditen specialistët me arsim të lartë të cilët paguhen mesatarisht 97,548 lekë në muaj dhe forcat e armatosura që kanë një pagë mesatare mujore prej 86,397 lekë. Ndërkohë, më të keqpaguar janë punonjësit e kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit të cilët marrin një pagë mesatare mujore prej 47,684 lekësh në muaj.
Referuar analizës së pagave në sektorin privat dhe atë publik rezulton se prevalon ky i fundit. Konkretisht, paga mesatare mujore bruto në shtet arrin në 85,901 lekë në muaj ndërsa në privat 70,430 lekë në muaj. Rikujtojmë se paga minimale e miratuar në vendin tonë është 40,000 lekë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar përllogaritjet tregojnë se pagat në shtet u rritën me 4.12% ndërsa në privat me 6.8%.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Turistët sollën 1.9 miliardë euro në gjashtë muaj/ Të ardhurat neto vlerësohen në rreth 739 milionë
Gjatë tre muajve të dytë të vitit aktual turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.2 miliardë euro, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit,......

Sistemi arsimor në “rënie të lirë”/ Rreth 28 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, regjistrimet në sistemin arsimor kanë pësuar rënie të vazhdueshme vit pas viti. Këtë vit, rreth 28,000......

Inflacioni "në vend numëro"?! Llogaritet në 2% në Gusht, ndikimi më i madh vjen nga ushqimet
Niveli i çmimeve në vend ka shënuar një rënie të lehtë në muajin Gusht të këtij viti sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave”. Kështu, Indeksi i......

Çfarë ndodhi me prodhimet blegtorale në 5 vite?/ Rënie e qumështit dhe mishit, mjalti me rritje
Të dhënat e 5 viteve të fundit që lidhen me prodhimet blegtorale në vend tregojnë një trend të qartë të rënies së prodhimit në disa produkte tradicionale si......

A janë “frenuar” ndërtimet në zonat bregdetare?/ Po! Të dhënat e INSTAT tregojnë se Lezha ka shënuar rënien më të thellë
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimeve të miratuara në të gjithë vendin ka vijuar të jetë e lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, por në disa qarqë vihen......

Çfarë ndodhi me vlerën e Kombëtares Shqiptare pas Euro 2024? Regjistroi rënie kryesisht në mesfushë. Totali arriti në 95.3 milionë euro
Gati më shumë së një muaj pas Kampionatit Europian, Shqipëria tani më ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do......

Zgjerohet kreditimi në sektorin privat/ Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë, ndërsa disa të tjerë me tkurrje të fortë
Ndërsa më herët kemi analizuar nivelin e kredisë së së re të shpërndarë për individët, këtë herë “Scan Intel” është ndalur tek kredia e re e shpërndarë për......

Kreditimi vijon me ritme rekord/ Shënon nivelin më të lartë prej 2018-ës, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese
Huaja e re gjatë Korrikut është rritur ndjeshëm, pranë nivelit më të lartë që prej Korrikut të vitit 2018-të, kur totali i huasë së re regjistrohej në 29.5......