Bota Postuar më 17 Tetor 2022, 10:49

Paundi, në fokus të tregjeve - Qeveria britanike rishikon planin ekonomik, rrit taksën për korporatat në 25%

Nga SCAN TV
Paundi, në fokus të tregjeve - Qeveria britanike rishikon planin

Paundi britanik vijon të jetë në fokus të investitorëve edhe në sesionin e parë të kësaj jave, duke fituar pikë përballë dollarit amerikan, pas vendimit të qeverisë britanike, të drejtuar nga Liz Truss, për të rishikuar pjeërisht planin ekonomik për uljen e taksave. Në anën tjetër, jeni japonez vijon të qëndrojë në nivelin më të ulët në 32 vitet e fundit, në raport me dollarin amerikan.

Paundi po tregtohet në rreth 1.1250 dollarë, pasi kryeministrja britanike njoftoi të premten se taksa për korporatat do të rritet në 25% duke filluar nga prilli i vitit të ardhshëm, nga 19% që parashikohej të draftin fillestar.

Fokusi i investitorëve do të jetë te mënyra se si do të tregtohen obligacionet e qeverisë britanike, pasi të premten përfundoi edhe afati i ndërhyrjes energjente të Bankës së Anglisë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron pranë 113, shumë pranë nivelit më të lartë në 2 dekadat e fundit.

Ndërkohë, monedha e përbashkët europiane, euro qëndrueshëm po tregtohet në rreth 0.975 dollarë. Në tregon e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 19 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1300 dollarë.

SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme
Shqipëria 17 Tetor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 119.3 lekë dhe është shitur me 120.2 lekë në raport me javën e kaluar sipas kursit të këmbimi lokal duke mos......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video