Numërimi i Popullsisë dhe Banesave - INSTAT: Do të fillojë më 1 Tetor 2022 dhe do të vazhdojë për 6 javë!
I planifikuar të kryhej në vitin 2020 nga Instituti I Statistikave, Censi I Popullsisë dhe Banesave, u shty në kohë dhe duket se u harrua. Por, INSTAT ka bërë të ditur se numërimi i Popullsisë dhe Banesave do të fillojë më datë 1 Tetor 2022 dhe do të vazhdojë për një periudhë gjashtë javore. Për këtë Cens 2020, INSTAT do të përdorë metodën tradicionale, derë më derë, përmes intervistave me pyetësorë, por ndryshe nga Cens-i 2011 i cili u zhvillua me pyetësorë letër, në 2020 do të përdoren tableta.
Gjatë vitit 2021 u realizuan një sërë aktivitetesh përgatitore të Censit. Me qëllim kryesor testimin e metodologjisë, pyetësorit, manualeve si edhe aplikacioneve për mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin, u organizuan 3 teste paraprake, si edhe u krye pilot i dytë i Censit, ku u testuan të gjitha fazat e tij. Testi më i madh gjithëpërfshirës i të gjitha procedurave të censit ishte Pilot Cens.
Qëllimi kryesor i tij ishte mbulimi i disa ndarjeve administrative dhe ekzekutimi i fazave përgatitore, me anë të të cilave u testua përshtatshmëria e gjithë planit të Censit dhe organizimit të tij. Pilot Censi i dytë filloi më 4 Tetor 2021 dhe zgjati 6 javë në terren. Pilot Censi u krye në 50 zona të ndryshme të shpërndara në nëntë bashki.
Pyetësori është hartuar bazuar në rekomandimet e OKB-së dhe Eurostat-it për raundin e Censit të vitit 2020. Pyetësori përmban pyetje për identitetin etnik, gjuhën dhe besimin fetar, të cilat janë në përputhje me rekomandimet dhe përgjigjet bazohen në vetëdeklarim/deklarimin e lirë jo të detyruar të individëve. Gjithashtu, pyetësori përmban kërkesat e përdoruesve, të mbledhura përmes tryezave konsultative dhe siguron krahasueshmëri me pyetësorin e mëparshëm të Censit.
Gjatë 2021, vazhdoi puna për fazën e para-numërimit si: kontrollet e cilësisë së ndërtesave dhe banesave të përditësuara në terren gjatë 2020; përditësimi i kufijve të zonave të numërimit sipas numrit të banesave të identifikuara gjatë përditësimit të hartës në terren në vitet e mëparshme; përditësimi i zonave specifike në terren të censit (ZC), kryesisht në zona urbane.
Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 do të finalizohen të gjithë materialet e nevojshme për realizimin e Censit në Tetor 2022, si dhe do të vijojë puna me reflektimin e përmirësimeve të mundshme të rezultuara nga gjetjet e Pilot Censit dhe më pas konsolidimi i të gjithë aplikacioneve, manualeve, materialeve të trajnimit dhe materialeve të tjera mbështetëse. Pas numërimit në terren INSTAT do të organizojë anketën pas Censit, për të llogaritur nivelin e besueshmërisë dhe cilësinë e të dhënave të mbledhura, duke përdorur modele statistikore të rekomanduara nga organizatat ndërkombëtare.
INSTAT ka zhvilluar Cens-in e fundit të Popullsisë dhe Banesave në Tetor të vitit 2011. Sipas shifrave përfundimtare, më 1 tetor 2011 popullsia e Shqipërisë ishte 2.821.977 banorë, ku vihet re një rënie në numrin e popullsisë afërsisht prej 8% në krahasim me Cens-in e vitit 2001.
SCAN
Sondazh

Tirana sot vlen sa Shqipëria e 2006-ës/ Prodhon 7.2 miliardë euro në vit ose 20 milionë euro në një ditë!
Bazuar në të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit këtë vit vlerësohet në rreth 2.01 trilionë lekë,......

Studimi/ Shkencëtarët kanë zhbllokuar potencialin e vitaminës D të domateve!
Peshku dhe produktet e qumështit janë burimet më të mira dietike të vitaminës D, gjë që mund ta bëjë të vështirë për ata që ndjekin një dietë me bazë bimore të......

Fëmijët kanë më shumë gjasa të kenë sukses në jetë nëse jetojnë në këtë lloj mjedisi!
Fëmijët me lidhje të forta familjare kanë më shumë shanse për të lulëzuar në jetë, zbuloi një studim i ri. Studime të shumta kanë treguar se lidhjet e forta......

Si mashtruesit e biletave ajrore pushtuan tregun kinez të udhëtimeve!
Në fund të shkurtit, u shfaqën thashetheme se Shangai po zvogëlonte numrin e fluturimeve hyrëse nga Hong Kongu, si dhe kishte kufizuar kapacitetin në 50% për......

George Soros: Teknologjia e re dhe Inteligjenca Artificiale po ndihmojnë regjimet represive si Rusia dhe Kina!
Investitori miliarder i kthyer në filantrop, George Soros ka fajësuar teknologjinë e re për ndihmën e regjimeve represive si Rusia dhe Kina për të ushtruar......

2 ton perime dhe fruta rriten në çatinë e një supermarketi në Bruksel!
Mbi 60 lloje bimësh po kultivohen në kopshtin e çatisë së një supermarketi në Bruksel, si pjesë e një projekti të financuar nga Bashkimi Europian. Projekti......

BERZH, më shumë fonde për Ukrainën - Pritet të financojë 1 miliard euro në vitin 2022 për rindërtimin
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se po përgatitet të mbledhë fonde shtesë për rindërtimin e Ukrainës pas pushtimit të Rusisë, duke u......

Rriten çmimet e naftës në bursa - Për shkak të ofertës së ulët dhe pritjeve më të forta të kërkesës
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën në mesditë, të nxitura nga furnizimet e pakta dhe perspektiva e rritjes së kërkesës nga fillimi i sezonit veror në Shtetet......